Kompania bullgare iGreet, e cila fitoi famë në treg me kartolinat e veta inovative përshëndetëse, që gjallërojnë përpara syve tona me një realitet të shtuar, na befason me idenë e vet festive – çokollatë me një realitet të shtuar. Ajo është peshqeshi ideal për çdo një festë, kurse që të mund të gjallërojnë përshëndetjet, duhet vetëm që ta skanojmë çokollatën me një aplikacion falas mobil. Themelues i këtij startip-it është Viço Dimitrov, kurse krijuesi i idesë së çokollatës – Kamelia Illarionova. Ata ne tregojnë për produktin intrigues:
“Interesantja dhe e bukura tek çokollata është se ajo bën përshtypje jo vetëm me shijen e vet, por me të vërtetë përdorim më të renë dhe më të mirën. Klienti merr një çokollatë shumë të shijshme dhe me cilësi. Miqtë tanë dhe klientët mund të gëzohen dhe nga përshëndetja, e cila është e bërë posaçërisht nga iGreet. Përdoret përmes aplikimit mobil, po kaq lehtë, sa edhe kartolinat. Jemi munduar të punojmë një pamje interesante, e cila bën përshtypje. Startuam me idenë për Shën Valentinin, pas kësaj dhe më 8 mars. Qëllimi ynë është ta punojmë për festat tradicionale bullgare, por mund të përdoret dhe në raste fushate. Ne jemi akoma një ekip fare i vogël, rreth 5 veta. Çdo një prej nesh është multi-funksionues, kryen nga disa gjëra. Për çokollatën – iGreet punon dizajnin dhe animacionin 3D, kurse Kamelia përgjigjet për paketimin dhe prodhimin. Klienti e merr çokollatën në një kuti fine të bardhë me një fjongo të kuqe. Ndaj saj ka dhe kartolinë me pamjen, të cilën e shikojmë mbi çokollatë. Kur të hahet çokollata, kartolina mbetet për kujtim. Na vjen keq, se nuk kemi sesi të transmetojmë aromën, sepse ajo është më se e këndshme.”
“E lëshuam çokollatën 3 ditë përpara 14 shkurtit. Për më pak se 3 ditë mundëm të realizojmë 150 porosi, që për ne është një sukses serioz. E mira është, se interesi po vazhdon. Qe shumë interesante, sepse rreth 15 veta erdhën në zyrën tonë, që si parim është e jashtëzakonshme. Na falënderuan, se i kemi “shpëtuar” për festën. Shumë njerëz e duan dhe e pëlqejnë çokollatën dhe e përdorin si kompliment në bazë të shkaqeve të ndryshme, kurse me aplikimin digjital, sjell emocione suplementare pozitive” – tregojnë Viço dhe Kamelia.
Çfarë inovacionesh të tjera mund të presim nga kartolinat përshëndetëse dhe çokollata me një realitet të shtuar?
“Me kartolinat tani po nisim. Ato prej tyre, të cilat janë tanimë në treg, janë vetëm rreth 20% nga e gjithë ideja, të cilën e kemi për zhvillimin e produktit. Do të vihen në përdorim dhe një tip tjetër kartolinash 3D dhe me mundësi për personifikimin e mesazhit. Çokollata mund të përdoret dhe si një instrument shumë i mirë i marketingut nga ana e kompanive të ndryshme ku ata fusin një përmbajtje personale në vet pamjen. Realiteti i shtuar u zhvillua shumë gjatë dy vjetëve të fundit, jo vetëm në Bullgari, por dhe si tërësi. Gjithnjë e më shumë firma e kuptojnë dobinë prej saj dhe do të mundohen ta përdorin këtë teknologji.”
Na presin akoma befasi me një realitet të shtuar, na premtojnë krijuesit. Ata tanimë kanë realizuar mbi 20 kompani korporatave, të cilat përfshijnë realitetin e shtuar. Fare shpejt do të hamë dhe vafer, paketimet e të cilave përsëri do të na çojnë në botën e realitetit të shtuar.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Asociacioni i Organizatave Kulturore Bullgare Jashtë Vendit është organizata më e re që bashkon bullgarët në mbarë botën. Ndër themeluesit janë 26 shoqata dhe 6 anëtarë individualë. "Në Sofje vendosëm një rregull në strukturën dhe punën e shoqatave..
Në mbledhjen e Komisionit për Arsim dhe Shkencë në Asamblenë Popullore, Mitropoliti Gavriil i Lloveçit paraqiti qëndrimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në të cilin Kisha Ortodokse Bullgare shpreh mbështetjen e saj për motivet e..
Këtë mëngjes, nxënësit bullgarë të shkencës dhe gjuhësisë u kthyen me 12 çmime nga olimpiadat më prestigjioze ndërkombëtare në Tajvan dhe Filipine. Vanesa Kalinkova, një nxënëse nga Shkolla e Mesme e Specializuar e Shkencës dhe Matematikës në..
Nxënësit më të mirë bullgarë të gjeografisë fituan 4 medalje në garën më prestigjioze botërore të gjeografisë. Në Olimpiadën e 21-të Ndërkombëtare të..
Këtë vit shënohet pikërisht një shekull nga kremtimi i parë i Festës së Malit Rilla. Prej saj burojnë disa nga lumenjtë më të gjatë dhe me më shumë ujë të..
Ministria e Turizmit për vitin e radhës organizon prezantimin kombëtar në panairin ndërkombëtar të turizmit World Travel Market në Londër. Gjatë edicionit..