Ruajtja, digjitalizimi dhe shkëmbimi i dokumentacionit arkivor është me rendësi për rimendimin dhe promovimin e historisë sonë të përbashkët. Këtë javë një delegacion i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë bëri një vizitë zyrtare në Agjencinë Shtetërore “Arkiva” të Bullgarisë. Përveç shkëmbimit të përvojës, ekspertët bullgarë dhe shqiptarë rinovuan memorandumin e bashkëpunimit mes dy institucioneve arkivore.
Për zgjerimin e bashkëpunimit mësojmë nga Kryetari i Agjencisë Shtetërore “Arkiva” doc. dr. Mihail Gruev:
“Parashikojmë mundësi për shkëmbim të dokumentacionit për historitë kombëtare të dy vendeve, si edhe për shkëmbim të ekspertëve, ekspozitave etj. Do të shfrytëzojmë të gjitha format e popullarizimit të trashëgimit që ruhet në dy institucionet. Tani do të fillojmë procesin e kërkimit të dokumenteve të lidhura me historinë shqiptare në arkivat e Bullgarisë. Njëkohësisht edhe në arkivat e Shqipërisë do të kërkohet dokumentacion për historinë bullgare. Do t’i shkëmbejmë në fillim të vitit të ardhshëm kur parashikojmë edhe një ekspozitë të përbashkët në Tiranë dhe Sofje. Po shpresoj se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ne kemi një bashkëpunim të mirë me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës ashtu që biseduam për realizimin e një projekti trepalësh.”
Më shumë rreth bashkëpunimit mes arkivave dhe pikave të përbashkëta në historinë e Shqipërisë dhe Bullgarisë, mund të dëgjoni në intervistën me Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë dr. Ardit Bido.
Në besimet popullore, Shën Gjergji është vëllai binjak më i vogël i Shën Dhimitrit. Etnografët i përshkruajnë ata si imazhe të kristianizuara të heronjve mitikë. Të fortë, të shkathët dhe të shpejtë, ata janë fitimtarë, duke kërcyer mbi male dhe dete,..
Bullgaria shënon 149 vjetorin e Kryengritjes së Prillit – një ngjarje që çoi në çlirimin e Bullgarisë pas pothuajse pesë shekujsh sundimi osman. Sot, gati një shekull e gjysmë më vonë, nuk duhet të harrojmë se çdo pjesëmarrës në Kryengritjen e Prillit..
Tetë mijë vjet më parë, në zonën e fshatit të sotëm bullgar Dollnosllav, lindi një nga kulturat më misterioze në Ballkan. Në rajonin e qytetit Asenovgrad të shtrirë midis fushës dhe malit, arkeologët zbuluan tuma vendbanimesh me gjurmë të jetës..