1 prilli na sjell një rritje të çmimit të gazit natyror pothuaj 30% - dhe kjo nuk është një shaka. Mirëpo arsyeja për këtë rritje nuk është në Bullgari – fajtori është furnizuesi rus “Gazprom”, i cili siguron gaz për 90% të konsumatorëve bullgarë. Nuk do të ndalim vëmendjen tonë mbi arsyet e deklaruara nga ana e kompanisë ruse. Do të përqendrohemi tek reagimi i shtetit tonë dhe pasojat për firmat dhe qytetarët. Sepse rritja në të vërtetë është tepër e madhe.
Gazi natyror në Bullgari përdoret kryesisht për nevojat e industrisë. Relativisht pak janë familjet, të cilat e përdorin atë në shtëpi, sepse gazifikimi i qyteteve tek ne akoma është në një fazë fillestare. Mirëpo të gjithë ne do të ndiejmë shtrenjtimin e gazit, sepse ai do të pasqyrohet mbi çmimin e ngrohjes, elektricitetit dhe produkteve të dorës së parë, për prodhimin e të cilëve përdoret gazi natyror. Duket se rritja e çmimeve e produkteve dhe shërbimeve është e paevitueshme. Bëhet fjalë edhe për mallra si buka, mishi, qumështi, frutat dhe perimet. Nuk është e qartë a do të reagojnë menjëherë prodhuesit bullgarë, apo do të presin pak për të analizuar situatën. Është e qartë se një shtrenjtim do të ketë dhe ai do të jetë në dëm të konsumatorëve bullgarë. Dhe se si do të reagojnë ata, nuk mund të thuhet. Me siguri gjendja jo e mirë financiare e shumë bullgarëve dhe kryesisht e pensionistëve do t’i detyrojë ata që të blejnë akoma më pak. Dhe kjo me siguri është një kërcënim i drejtpërdrejtë për Produktin e Brendshëm Bruto, i cili deri tani lëvizte bashkë me rritjen e konsumit.
Këto lajme jo të mira nuk mjaftojnë – duhet të përmendim dhe rritjen e çmimit të ujit për familjet. Që nga sot 2 milionë banorët e Sofjes do të paguajnë 18% më shumë për të. Dhe me siguri kjo valë e shtrenjtimeve do të provokojë reagime sociale me elemente politike. Pakënaqësia shoqërore do t’i shtohet paqëndrueshmërisë politike pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Asnjë nga formacionet politike nuk fitoi mjaft vota për të qeverisur vetë. Valsi i çmimeve dhe marrëveshjet e paevitueshme politike të prapaskenës, të cilat po i presim, nuk janë premise për gjëra të mira.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..