Çfarë i emocionon fëmijët sot? Përgjigja e kësaj pyetjeje nuk është e lehtë, më në veçanti kur në ditët e tyre të përditshme ata janë të gllabëruar nga pajisjet e tyre elektronike. Duke ecur nëpër rrugë, dhe duke e futur hundën në ekranet e telefonave dhe të tabletave, ata shumë shpesh bile dhe nuk i venë re fare njerëzit, me të cilët këmbehen. Lojërat jashtë dhe dëshira për aventura prej kohe u kanë lënë vend komunikimit virtual. Ju takojmë me një grua, e cila nuk mund të pranojë këtë izolim dhe largim, të cilat i kanë pushtuar trashëgimtarët tanë.
Biljana Trajanova është artiste, udhëtuese dhe autore e një varg librash aventureske për fëmijët “Harisha”. Ja se çfarë na tregoi ajo për ta:
“Për një kohë të gjatë vërejta fëmijët e mi dhe fëmijët e shokëve tanë. Këta janë fëmijë të cilët nuk mundim t’i mbajmë në një vend me librat të cilat ne i kemi lexuar, kur ne kemi qenë në moshën e tyre. Ata janë shumë të informuar, jetojnë në mënyrë shumë intensive dhe dinamike. Ata shumë shpejt konsumojnë dhe përpunojnë informacionin. Prandaj “Harisha” qe krijuar në batë të kritereve të veçanta. E para, të cilën doja që t’u jap fëmijëve është një temë shumë emocionuese, e cila t’i mbajë gjatë gjithë kohës. Është shumë e vështirë t’i mbash me letërsinë, e cila përfshin disa përshkrime të gjata dhe përkushtime. Këto janë gjëra, të cilat fëmijët tanimë i shikojnë me një të klikuar në internet. Kjo ishte mbase më e vështira në libër, sepse ai nuk është thjesht një krijim artistik, por është një projekt serioz, i cili ka për qëllim t’i kthejë fëmijët drejt librave, t’i detyrojë të hyjnë në botën e madhe dhe pa kufi, e cila është në planetin tonë. Një kënaqësi e madhe dhe pafund është të zbulosh kultura të reja dhe bota të reja, të sodisësh natyrën dhe ta studiosh. Këto janë mesazhe, të cilat duhet të jepen në një moshë më të herët, që të mund fëmija të niset nëpër këto rrugë.”
Me vargun e saj Biljana do që t’u paraqesë botën tepër të bukur të natyrës, sepse ajo është reale dhe duhet të dinën se ajo është e pranueshme për ta. Çdo një histori është nga skaje të ndryshme të planetit. Heroi kryesor është një fëmijë në moshën 8 vjeçe, e cila vazhdimisht mëson diçka të re, takohet me njerëz të rinj dhe me kultura të reja dhe zhvillon mjeshtëri të reja. Çdo një libër përmban historia aventureske, një udhëzues për shpëtim dhe për njohjen e kulturës përkatëse dhe një vend për shënime të lexuesit.
Për Biljanën udhëtimi është një pasion, i cili të mban gjallë. Ajo ka vizituar mbi 50 shtete, por me siguri nuk ka mundur t’i ndiejë dhe t’i shikojë krejtësisht. Ka vende, në të cilat ka qenë nga disa herë, por akoma zbulon skaje të reja dhe magjepsës aty. Ajo thotë se, asnjëherë nuk përgatitet paraprakisht për destinacionin tjetër ndaj të cilit është drejtuar. Preferon të mos të ketë pritje paraprake dhe të befasohet nga kjo të cilën do ta shikoj. Udhëzuesit dhe librat të cilat i blen i lexon gjithmonë pasi të kthehet.
Përveç një udhëtare, ajo është dhe artiste. E sqaron pasionin e vet ndaj teatrit me faktin se është rritur në tempullin e Melpomenës, sepse dhe prindërit e saj janë artist. Ëndrra e saj është që një ditë të bukur të luajë në një shfaqje muzikore si për shembull “Macet” ose në filma si “Mama Mia” dhe “Llallalend”, përmes të cilave të transmetojë përpara spektatorëve të gjithë energjinë e bukur, e cila rrjedh prej saj. Thotë se asnjëherë nuk i mërziten gjërat, me të cilat merret dhe gjithmonë gjen frymëzim, sepse është një shpirt kërkimtar dhe asnjëherë nuk është e qetë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..
Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..
Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..
Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është..