Në fund të vitit 2016 bashkia Svoge u drejtoi sfidë atyre gazetarëve, të cilët dëshirojnë të jenë reporterë ekstremë. Kjo ftesë ka të bëjë me një projekt, sipas të cilit në të ardhmen e afërt bashkia duhet të shndërrohet në “Kryeqytet të sporteve ekstreme dhe të turizmit aventuresk”. Në fillim të pranverës platforma për popullarizimin e bukurive të Bullgarisë rreth Grykës së Iskërit tashmë është në veprim. Qëllimi është që vendi ynë të paraqitet në një mënyrë të re para adhuruesve të sporteve ekstreme.
Ekipi i cili e organizon këtë ngjarje është specializuar në sfera të ndryshme, kurse një prej personave kryesorë është Ivan Kristof, i njohur si Njeriu – Merimangë. Që nga viti 1990 ai banon në Toronto, ku bëhet i njohur dhe shndërrohet në atraksion me veprimtaritë e tij. Ai ngjitet në godina, kryen operacione të vështira në vende të largëta, një ekip i udhëhequr nga ai meremeton fasadat e qiellgërvishtësve, fotografon objekte të ndryshme nga ajri, merr pjesë në operacione shpëtimtare. Ose thënë shkurtimisht, ai është ekspert i operacioneve vertikale dhe ajrore. Përveç kësaj ai është fajtori kryesor që të ketë trajnime ekstreme për gazetarë, që të marrin përvojë nëpërmjet ushtrimeve në situata të papritura dhe në vende me akses të kufizuar.
Çfarë cilësish duhet të zotërojë një gazetar ekstrem dhe çfarë na provokon për ta zgjedhur këtë profesion? Kërkuam përgjigje të kësaj pyetjeje nga Njeriu – Merimangë:
“Në qoftë se kërkoni në internet se çfarë është “embedded extreme journalist”, nuk do të gjeni asgjë. Ne jemi të parët, të cilët e kanë ndërmarrë këtë iniciativë. Ideja është që vendasit, të cilët e njohin më mirë rajonin, t’i ndajnë dituritë dhe aftësitë e tyre me gazetarët. Një pjesë e vogël e bullgarëve merren me alpinizëm dhe speleologji dhe do të jetë shumë bukur që Gryka e Malit e Iskërit të popullarizohet si një destinim i tillë. Këtu mund të ketë shëtitje me helikopterë, garë automobilistike dhe lëshime me biçikleta rreth ujëvarës “Skaklja”. Për gazetarët ky do të ishte një përjetim i ri.”
Qëllimi i Ivanit është që ideja të shpërndahet jashtë shtetit. Ai ia ka drejtuar vëmendjen e vet Lindjes së Mesme sepse ka kontakte me familjen mbretërore të Dubajit dhe është partner i shumë ekspozitave të helikopterëve. Bukuritë e Bullgarisë dhe mundësitë për zhvillimin më të lehtë të një tipi të tillë të biznesit inovativ do t'i tërhiqnin investitorët. Mirëpo, sipas Kristofit ka gjëra, të cilat na vështirësojnë në realizimin e këtij plani.
“Në vend që njerëzit që punojnë në këtë fushë të kërkojnë zhvillim si në vendet perëndimore, me strategji marketingu, ose nëpërmjet studimit të regjionit, ata presin një dallavere të shpejtë, e cila të shpallet nga administrata shtetërore. Kurse ajo nga ana e vet dëshiron që t’i paguhet. Në këtë mënyrë gjendemi në një cikël të gabuar, në të cilin askush nuk fiton dhe askush nuk ka dobi.”
Një Problem tjetër sipas Ivan Kristofit është se në Bullgari niveli i jetesës është shumë i ulët. Në qoftë se një njeri humbet në mal dhe nuk gjendet, atëherë dëmshpërblimi është 1000 leva (500 euro). Në rast të tillë është më mirë të vdesim, sepse në qoftë se shpëtohemi duhet të paguajmë mijëra leva për aksionin shpëtimtar.
“Një prej gjërave, për të cilët kam luftuar është që shpëtimi i njerëzve të jetë falas, sepse në rast të kundërt bëhet fjalë për tregti. Ky është konflikt i interesave dhe vështirëson shpëtimin e njerëzve. Unë isha nga të parët, i cili propozoi që në aksionet shpëtimtare të marrin pjesë vullnetarë. Kur një njeri disponon teknikën dhe mundësitë për të ndihmuar, pse të mos e bëjë këtë. Atëherë unë nuk do të mendoj kurrë se dikush do të përfitonte nga fati i keq i një njeriu, i cili gjendet në një situatë të vështirë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: svoge.bg
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..