Si ju tingëllon të luhet një shfaqje pa regjisor dhe prova? Në qoftë se mendoni se është e pamundur – ju gaboni. Do tu tregojmë për mono-spektaklin “Lepuri i bardh, lepuri i kuq” në të cilin jo vetëm publiku, por bile dhe aktori nuk ka një mendim dhe përfytyrim se çfarë do të rastis. E vetmja të cilën e tregojnë producentët Eva Ruseva dhe Monika Kovaçeva është se në shfaqje nuk ka improvizim dhe aktori dhe publiku janë të drejtuar vetëm nga teksti. Ata duhet ta ndërmarrin të gjithë këtë si një aventurë. Sa i përket titullit. Eva është kategorike se, që të mund të marrim vesh kuptimin e tij, duhet të vizitojmë shfaqjen, por në përgjithësi bëhet fjalë për sjelljen tonë në shoqëri dhe se cili është kufiri i kompromiseve, të cilat i bëjmë, që të jemi një pjesë prej tij.
“Aktori del në skenë pa ditur asgjë për shfaqjen, ashtu siç nuk di dhe publiku – tregon Monika. – Në këtë mënyrë ata mund të përjetojnë një lidhje shumë speciale dhe aventurë. Midis aktorit dhe publikut krijohet një lidhje e jashtëzakonshme, sepse çdo gjë drejtohet nga autori. Ai e shkruan në këtë format, sepse ditë më ditë nuk i ngjajnë njëra-tjetrës. Ne nuk mund të përsërisim as ditën e sotme, as të djeshmen, as të nesërmen. Kjo nuk është thjesht një shfaqje, por më tepër një eksperiment social, një lexim letrar.”
Ideja për shfaqjen niset nga Irani. Autori i saj është Nasim Sjulejmanpur dhe është iranian, i cili nuk ka të drejtë të ikë nga atdheu i tij, me qenë se i kanë marrë pasaportën. E shkruan që të mund të udhëtojë në vend të tij.
Monika dhe Eva janë studente në Britaninë e Madhe. Që prej rreth një viti jetojnë dhe studijojnë në Londër. Thonë se, kanë vendosur të mësojnë aty, sepse duan të grumbullojnë përvojë. Pas kësaj shpresojnë të kthehen tek ne dhe këtu të aplikojnë të mësuarën në zhvillimin e teatrit, kinemasë, por dhe të arteve të tjera.
Spektakli “Lepuri i bardhë, lepuri i kuq” do të luhet dy herë gjatë këtij muaji me dy aktorë të ndryshëm – Leonid Jovçev dhe Hristo Petkov. Mikpritës janë “Teatri i Ri i Pallatit Popullor të Kulturës” dhe punishtja teatrale “Sfumato”. Por gjatë muajit qershor, vajzat planifikojnë akoma 10 shfaqje. Aktorët në rolin kryesor gjithmonë do të jenë të ndryshëm.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Komisioni nismëtar për bojkotimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë njoftoi se po ndalon protestat. Në një deklaratë për media, nismëtarët e protestave bënë të ditur se kërkesat e tyre janë plotësuar pjesërisht me projektligjin për zinxhirin e..
Republika e Maqedonisë së Veriut është në shtatë ditë zie. Qyteti i Koçanit, ku zjarri në një diskotekë mori jetën e të paktën 59 personave – të rinjve dhe fëmijëve, pothuajse të gjithë të moshës14 deri në 25 vjeç, sot është mbuluar me heshtje...
Zjarri në qytetin maqedonas të Koçanit, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë, është një ngjarje e paralajmëruar, thotë Prof. i Asoc. Milen Ivanov, ekspert i sigurisë dhe ish-prorektor i Akademisë së MPB-së. “ Kjo është një..
Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e..
Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër,..