Gjatë muajit prill doli në tregun muzikor albumi i ri i parë solo i kitaristit Niki Tomov “All we need is tomorrow”. Emri i Niki Tomovit është i njohur që nga fundi i viteve 80 të shekullit të kaluar, kurse shkaku është grupi “Disonans”. Përveç se është kitarist, Niki Tomov është një prej themeluesve të grupit. Ja se çfarë thotë ai për kohën në të cilën muzikanti i ka bërë hapat e parë në muzikën rok me këtë formacion:
Pas shpërndarjes së grupit “Disonans” Niki Tomov grumbulloi muzikantë të tjerë në “Disonans 2”, por formacioni i ri ekzistonte vetëm tre vjet. Megjithë kohën e shkurtër grupi fitoi çmimin e dytë të konkursit për këngë bullgare “Orfeu i Artë” në vitin 1999. Një vit më vonë u krijua një version i ri i formacionit të parë “Disonans” me emrin “Novo 20”, ku bënin pjesë disa prej muzikantëve. Ja se çfarë na tregoi kitaristi për këtë grup:
“Në “Novo 20” bënin pjesë përsëri kitaristi Niki Donkov dhe basisti Anton Sllavçev. Emri i këtij grupi u sajua nga Kiril Petrov – bateri, një djalë shumë i talentuar. Ideja jonë ishte të krijonim një projekt dhe jo bandë muzikore, e cila të zhvillohet në të ardhmen. Kështu krijuam së bashku disa këngë. “Dita dhe nata” është kënga e fundit – fryt i bashkëpunimit tonë. Ajo u incizua pranverën e vitit 2000.”
“Më shumë se 25 vjet punoj në studio të ndryshme, por nuk kam pasur dëshirë të merrem me veprimtari incizuese – vazhdoi tregimin e vet Niki Tomov. – Sa i përket kompozimit të këngëve që prej kohe merrem me këtë, por tani grumbullova gjithçka në një vend. Para pak kohe vendosa t’u kushtoja programeve incizuese dhe bëra një studio në shtëpi. Albumi “All we need is tomorrow” paraqet ndjenjat e mia ndaj muzikës. Në projekt kam përfshirë 14 këngë, të cilat janë të stileve të ndryshme – kam përdorur funk, rock, elemente etno. Ka tri instrumentale – njëri është që nga koha e grupit “Disonans” – e ka emrin “Valle e stilit rock”. Të gjitha këngët janë në anglisht, me përjashtim të këngës “Dita dhe nata”. Katër tekste janë shkruar nga Milena Çorillkova, të tjerat i kam shkruar unë. Ajo më kishte dhënë vargje të saj të reja dhe sipas këtyre vargjeve e kompozova muzikën. Në dy prej këngëve – “I am here” dhe në “Dita dhe nata” kam ftuar kolegë të mi nga “Disonans 2” dhe nga “Novo 20.”
Albumi solo i kitaristit Niki Tomov mund të blihet në librari. Qëllimi i muzikantit është që së shpejti të shitet online.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..