Kuvendi i porsazgjedhur i 44 Popullor i Bullgarisë thirret në mbledhjen e parë nesër më 19 prill. Pas konstituimit të organit legjislativ, detyra e tij bazë do të jetë të miratojë qeverinë e re të vendit. Gjatë kohës së Festave të Pashkës, nga partia GERB, e cila bisedon me koalicionin nacionalist “Patriotë të Bashkuar” për krijimin e një qeverie të koalicionit prognozuan se, kabineti mbase do të formohet gjatë ditëve të para të muajit të ardhshëm, pas datës 4 maj. Deri vonë, lideri i partisë GERB Bojko Borisov lejonte mundësinë se, do të ketë një qeveri të re deri në fund të prillit. Shtyrja e pritjeve me një javë më vonë nënkupton se për formimin e kabinetit mbetet të kryhen akoma mjaft gjëra.
Programi i qeverisjes, të cilin negociatorët e nënshkruan gjatë javës së kaluar, duhet të zgjerohet nga 21 faqet e tanishme deri në 200. Nuk bëhet fjalë për bisedime të reja, por për saktësimin e detajeve, mirëpo edhe ato kërkojnë përpjekje të shumta. Vetë programi i qeverisjes nuk ka asnjë vlerë pa lidhjen e marrëveshjes së koalicionit, e cila me këmbënguljen e partisë GERB do të jetë për një mandat të plotë prej 4 vjetëve. Bisedimet për një marrëveshje të tillë duhet të fillojnë gjatë kësaj jave dhe pritjet janë që të përfundojnë shumë shpejt. Përsëri me një këmbëngulje nga ana e partisë GERB, dokumenti duhet të firmoset nga lideri i saj Bojko Borisov dhe nga liderët e të tri formacioneve të tjera, të cilat formojnë koalicionin Patriotë të Bashkuar – Valeri Simeonov (Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë), Volen Siderov (“Ataka”) dhe Krasimir Karakaçanov (VMRO). Këmbëngulja e partisë GERB nuk është fare formale, por i nënshtruar idesë t’u shmangen situatave , të cilat kanë shënuar negativisht qeverisjen e mëparshëm të koalicionit, gjatë të cilës jo të gjitha pjesët përbërëse të Bllokut Reformator i përmbaheshin marrëveshjes së koalicionit dhe në momente të caktuara vepruan dhe si opozitë. Nga ana tjetër, me këmbëngulje të Patriotëve të Bashkuar, në marrëveshjen e koalicionit do të duhet të shkruhet si shtesë se, mbi të gjitha temat e rëndësishme të qeverisjes, çdo javë do të mblidhet këshilli drejtues i koalicionit. Natyrisht, në këtë mënyrë nacionalistët duan të mbrohen nga vendimet e njëanshme të partnerit të vet më të madh të koalicionit.
Shpërndarja e posteve ministrore dhe të zëvendëskryeministrave do të përcaktohet me hollësi në marrëveshjen e koalicionit dhe ndaj momenti të tanishëm është e qartë vetëm se, kryeministri i kabinetit do të jetë lideri i partisë GERB Bojko Borisov.
Sipas pjesës më të madhe të vëzhguesve, marrëveshjet bazë për krijimin e kabinetit “Borisov 3” tanimë janë të arritura me programin e firmosur për qeverisje dhe që këtu e tutje nuk mund të priten befasi të rëndësishme. Nuk ka edhe shenja se mund të zbatohen dhe problemet e parashikuara të partisë GERB në Evropë për shkak të koalicionit të saj me formacionet nacionaliste. Në pushtetin ekzekutiv në Bullgari përsëri do të dominojë një parti e djathtë konservative e njohur shumë mirë në Evropë, por e bashkuar kësaj radhe me një partner të koalicionit, i cili nuk është nga Partia Popullore Evropiane.
Ndryshimi i fundit nuk është përcaktues për suksesin ose mossuksesin e qeverisjes, sepse siç u pa gjatë kabinetit të mëparshëm të Borisovit, fakti se, që të dy partnerët e koalicionit i përkisnin familjes së Partisë Popullore Evropiane, nuk evitoi dështimin e tyre.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..