Tashmë dy javë me radhë shoqëria bullgare vëzhgon në hutim një skandal të provokuar nga takimi i Prokurorit të përgjithshëm Sotir Cacarov me biznesmenin Sasho Donçev (pronar të një kompanie për furnizim gazi). Takimi i tyre u zhvillua në zyrën e një afaristi tjetër me ndikim – Georgi Gergov, ish anëtar i Drejtorisë së Partisë Socialiste Bullgare. Sipas Donçevit në këtë takim Sotir Cacarov i ka drejtuar atij kërcënime dhe i ka pyetur për gazetën “Sega” (pronar i së cilës është Sasho Donçev). Mirëpo sipas Prokurorisë kjo nuk është e vërtetë. Presidenti Radev dhe kryeministri teknik Ognjan Gerxhikov refuzuan të bëjnë komente për sa i takon kësaj çështjeje për shkak të paqartësive të shumta rreth saj. Mirëpo opinioni publik është në përkrahje të tezës se prokurori i përgjithshëm nuk duhet të diskutojë probleme të ndryshme më një biznesmen jashtë kabinetit të tij, aq më pakë me ndërmjetësinë e një personi tjetër. Për këtë arsye Partia Socialiste Bullgare u distancua nga Georgi Gergovi. Sipas lideres së socialistëve Kornelia Ninova tërë partia nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet personale të një anëtari të saj. Presioni kundër Gergovit u bë tepër i madh dhe për këtë arsye ai dha dorëheqje dhe tashmë nuk është anëtar i Zyrës Ekzekutive të PSB-së. Kjo shkaktoi tronditje të brendshme në Parti dhe kundërvënie nga ana e strukturës së saj në Plovdiv kundër Drejtorisë Qendrore (Georgi Gergov është nga qyteti Plovdiv). Një rrezik në këtë çështje pa dhe partia GERB (e cila fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare). Sipas liderit të saj Bojko Borisov Prokurori i përgjithshëm “ka rënë në kurthin e oligarkëve të kuq”. Në lidhje me këtë skandal GERB urdhëroi që baskitë Varna dhe Plovdiv (në krye të të cilave është kjo parti) të lirohen nga aksionet e Panairit të Plovdivit (pronari të cilit mazhoritar është Georgi Gergov). Ky vendim provokoi mosmarrëveshje në vetë GERB-in sepse para më pak se një viti pjesa shtetërore e aksioneve të Panairit (49%), iu dorëzua bashkive Plovdiv dhe Varna me vendim të qeverisë. Skandali provokoi një diskutim të ashpër me kërcënime skandaloze personale brenda Këshillit të Lartë Gjyqësor. Më në fund Këshilli Gjyqësor zuri anën e Prokurorit dhe refuzoi të hetojë takimin mes Cacarovit dhe Donçevit, sepse ai ka qenë pjesë e jetës private të Prokurorit dhe nuk ka provokuar shqetësime. Prokurori refuzoi të flasë para magjistratëve për takimin e me Donçevin, sepse skandali është një skenar i huaj, në të cilin ai nuk merr pjesë. Zhvillimet e fundit tregojnë se në vend që të sqarohet kazusi koklavitet akoma më tepër. Dhe ndoshta gjithçka e thënë në ecurinë e këtij skandali, do të mbetet në sferën e dyshimeve dhe jo institucionet, por vetë qytetarët do të duhet të gjykojnë a është provokuar ai nga oligarkia, apo në fakt asgjë nuk ka ndodhur.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia! Perandoria e Artë dhe e Argjendtë" u vodhën nga Muzeu Drents në qytetin Assen të Holandës më 24 janar...
Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..
Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA..
Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha..