Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Uji i puseve në Nikolla Kozlevo kujton dhe tregon historinë e banorëve të parë

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Miti për mungesën e ujit në rajonin e Dobruxhës vite me radhë përhapej në trojet e sotme të fshatit Nikolla Kozlevo të Bullgarisë Verilindore. Udhëtarët, të cilët kaluan para më se 150 viteve përmes pyjeve të dendura të rajonit Ludogorie dhe nëpër Dobruxhën e rrafshët, përshkruanin etjen e njerëzve aty ditët plotë vapë verore. Letrarë vendorë tregonin, se “...uji kristal i pastër asgjëkund në rajon nuk shihej të rrjedhë, vetëm aty – këtu kishte puse të thella dhe llaka, por nga puset uji merret vështirë, ndërsa në llakat uji është i ndenjur dhe prej tij mund të pinë vetëm bagëtitë...

Dekada më vonë tabloja u ndryshua. Rajonin e populluan ardhës nga Bullgaria Jugore, të cilët kërkonin treva të reja pjellore. Ata deshën të përpunojnë tokën dhe të rritin bagëtinë. Mbetën të magjepsur nga natyra e rajonit Ludogorie dhe nuk u trembën nga mungesa e ujit. Ardhësit e parë filluan të hapin puse. Pranë tyre ndërtoheshin edhe shtëpitë. Kështu ata zbuluan 27 burime të ujit të pastër për pije. “Që atëherë çdo pus ka emër, sipas familjes e cila popullohej pranë tij. Edhe njerëzit nga vendbanimet e tjera të afërta, të cilët gjithashtu nuk kishin ujë, filluan të vijnë për të pirë ujin dhe për të ujitur bagëtitë. Atëherë në Nikolla Kozllevo vendosën që atyre t’u japin një pus të veçantë. Edhe më sot ai mban emrin “Drugosellski Kladenec” pra pusi i banorëve të fshatrave të tjera” – tregon Ivanka Semerxhieva. Ajo është ndër nismëtarët e projektit shoqëror për ruajtjen dhe rinovimin e puseve vendore si një trashëgimi dhe fenomen karakteristik të fshatit.

Pranë puseve zhvillohej jeta e vendbanimeve – tregon Ivanka Semerxhieva. – Aty beqarët takoheshin vajzat, aty miqësoheshin njerëzit. Shumë vasha erdhën nga vendbanime të tjerë dhe u bënë nuse në Nikolla Kozlevo. Prova për punëdashësin e tyre ishte që ato të mbajnë ujë pa të derdhin asnjë pikë prej tij. Për këtë arsye ato e mbuluan enët prej bakri me gjethe të pemëve. Besohej, se pikërisht ky ujë posedonte një forcë çudibërëse, prandaj me të lanin fytyrat e fëmijëve. Për bagëtitë uji nga puset nuk shfrytëzohej. Njerëzit e fshatit zbuluan shumë fotografi familjare të cilat tregonin jetën përreth puseve. Kësaj romantike iu dha fund në mesin e shekullit të kaluar, me ndërtimin e ujësjellësve të para. Çezma e parë këtu daton nga viti 1954. Një mjeshtër i vjetër vendor, Ivan Uzunov, tregon se si edhe më sot ëndërron ujin. Është i bindur, se sot ne e pranojmë ujit si një gjë e zakonshme dhe prandaj nuk e respektojmë dhe nuk e ruajmë. “Në atë kohë uji ishte shumë i shtrenjtë për ne dhe nuk lejuam që të derdhet kot asnjë pikël prej tij.

Me një entuziazëm të madh në projektin për rindërtimin e puseve të vjetra u përfshin edhe nxënësit e shkollës së mesme në Nikolla Kozlevo. “Uji nuk është vetëm pasuri, ai është edhe jetë. Ndërsa jeta jonë do të vazhdojnë fëmijët e sotëm të fshatit. Gëzohemi, se historia për puset vendore u rimëkëmbë kryesisht me ndihmën e tyre – rrëfen Deljan Kostadinov, drejtor i shkollës. – Ata shfaqën një gëzim dhe një iniciativë të madhe. Rrethuan fshatin shtëpi më shtëpi, mblidhnin fotografi, regjistronin histori të treguara nga paraardhësit e tyre. Fëmijët u përfshin edhe në restaurimin e puseve. Ata  zbuluan enë, në të cilat ruhej uji. Kështu ndihmuan për prezantimin më të plotë të historisë së puseve tona. Si rezultat një firmë vendore filloi të nxjerrë dhe të mbushë shishe me ujin me emrin “Nikolla Kozlevo”. Ditën Botërore të Ujit – 22 mars, fëmijët u shpërndan të gjithëve nga ky ujë. Uji i puseve u shndërrua në një simbol të së ardhmes dhe të jetës në fshatin Nikolla Kozlevo.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD