Disa ditë para 6 majit – Ditës së Trimërisë dhe Festës së Ushtrisë Bullgare, u hap një ekspozitë me portrete fotografike të ushtarëve bullgarë. Stërvitje ushtarake, ceremoni dhe rituale mund të shihen përmes objektivit të fotografes së Ministrisë së Mbrojtjes Vjara Joveva. Ajo e kap çastin dhe i rikrijon ngjarjet brenda një kuadri emocioni njerëzor. Ekspozita fotografike organizohet nën patronazhin e Ministrit të mbrojtjes dhe mund të shihet deri më 8 maj në Klubin Ushtarak, në qendrën e Sofjes.
Mbi këtë projekt, në të cilin ajo tregon ushtrinë në fuqinë e saj njerëzore, Vjara punon që nga viti 2013.
“Ideja është që të tregoj më të mirën, realitetin, njerëzit e Ushtrisë Bullgare. Më lehtësisht fotografohet teknika ushtarake, sepse ajo është atraktive. Mirëpo mbas saj qëndrojnë njerëz dhe unë dëshiroj të tregoj pikërisht historinë e tyre. Dëshiroj t’i inkurajoj ushtarët bullgarë t’i mbajnë spaletat e tyre me krenari, sepse ata janë të devotshëm dhe të përkushtuar në punën e tyre.”
Vjara krenohet me punën e saj, sepse është gruaja e parë në këtë pozitë në Ministrinë e Mbrojtjes. Në të njëjtën kohë kjo është një sfidë e madhe për të:
“Në fillim ishte vështirë, sepse më pranonin me mosbesim – një vajzë të hollë, të pasigurt, me një çantë të madhe. Mirëpo pak nga pak gjeta vendin tim, afirmova një mënyrë të vet të punës dhe të fotografimit. Më pëlqejnë gjerat e pazakonshme, gjërat e vështira – kështu ndihem e kënaqur me atë që e kam bërë.”
Pasioni i saj ndaj fotografisë lindi në mënyrë të papritur – me një aparat të dhuruar forografik. Pavarësisht nga kjo ajo e ka gjetur në këtë punë kuptimin e jetës së saj. Sipas saj më e rëndësishmja për një fotograf, pavarësisht nga pesha e çantës së tij, është që të mbetet i padukshëm, ta kapë çastin më të saktë nëpërmjet objektivit: “Duhet të presësh, të gjuash rastin. Duhet të presësh secilin shikim ose gjest dhe të jesh gjithmonë një hap përpara.”
Bile fotografimi i stërvitjeve ushtarake nuk e frikëson fotografen: “Nuk kam frikë, bile më shtohet ambicia. Tashmë di se çfarë të pres dhe gjithmonë mendoj një hap përpara. Kam kujdes, sepse mund të jetë e rrezikshme – të mos bie nën ndonjë helikopter, ose afër ndonjë arme.”
Fotografja e guximshme ka kapur me objektivin e saj shumë emocione nga jeta e ashpër e Ushtrisë: “Në shumicën e rasteve fotografi krijon histori. U emocionova shumë kur duhej të fotografoja fluturimin e fundit të një gjenerali. Ai kishte mbledhur në aeroport të gjithë të afërmit e vet për të parë aktivitetin e tij të fundit. Pas shumë fluturimeve fundi profesional kishte ardhur – kjo preku thellë ndjenjat e mia.”
Ushtarët janë njerëz me zemra të mëdha e prandaj Vjara i ka kushtuar ekspozitës së vet një kauze bamirëse:
“Ideja ime është që të botoj një libër me të gjitha fotografitë e përfshirë në ekspozitë e pastaj do ta shesë atë për të marrë para për një vajzë tetvjeçare që ka nevojë për ndihmë mjekësore. Emri i saj është Nikita dhe është bija e një marinari nga Forcat Detare. Kjo do të jetë mënyra ime që t’i ndihmoj kësaj vajze, që ka paralizë cerebrale dhe ka nevojë për ndihmë financiare për një operacion urgjent.”
Me rast të 6 majit Vjara u uroj të gjithë kolegëve të saj:
"T’i mbajnë me krenari spaletat e tyre, të jenë gjithmonë të përkushtuar në detyrat e tyre dhe ta duan atdheun, kështu siç e kanë bërë këtë deri tani!”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografitë janë ofruar nga Vjara Joveva
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..