Në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurative në Sofje mund të shihet ekspozita “Themeltarët e fotografisë bullgare: Familja e Karastojanovit”. Atje janë paraqitur mbi 300 fotografi të familjes së Rilindjes, e cila e ka dokumentuar historinë e Bullgarisë në vazhdim të 100 viteve. Partnerët kryesorë të projektit janë Robërt dhe Neli Gibsën, Agjencia Shtetërore e Arkivave, Biblioteka Kombëtare dhe Instituti i Historisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Kuratori Ivo Haxhimishev na shpjegoi përse ekspozita i është kushtuar familjes së Karastojanovit:
“Në të vërtetë ka nevojë për këtë saktësim. Megjithëse para Luftës Ruso-Turke ne ishim në një sistem tjetër social, në shumicën e qyteteve të mëdha fotografia kishte filluar të përhapej. Në qoftë se bëni një krahasim mes fotografive më të hershme në ekspozitë dhe kryeveprave të fotografisë amerikane, të asaj angleze dhe të asaj franceze të kohës së njëjtë, do të konstatoni se fotografitë tonë janë të nivelit të njëjtë të lartë. Dallimi është në atë që ato na tregojnë. Objektivi i Karastojanovit na paraqet luftëtarët e Bullgarisë. Anastas e zbulon fotografinë në saje të një bashkatdhetari të tij – administrator në pallatin e Princit Obrenoviç. Atje ata kanë bërë një studio fotografike, ku kanë fotografuar shumë persona të shquar bullgarë – Levski, Rakovski, persona të lidhur me provat e Bullgarisë për t’u çliruar vetë dhe të bëhet një shtet i pavarur. Kjo është ajo gjë që i dallon – përmes objektivit të tyre kanë kaluar figurat kryesore të Rilindjes Bullgare.”
Çfarë është fotografia për familjen - një zgjedhje e vetëdijshme, apo fati i tyre?
“Për anëtarin e parë të familjes Karastojanovi – Anastas, fotografia ka qenë fati i tij. Ai është biri i botuesit të parë në Bullgari – Nikolla Karastojanov nga Samokovi. Ata kanë qenë tipografë dhe gdhendës. Shumë prej librave të parë bullgarë janë shtypur në shtypshkronjën e tyre. Anastasi i ri u dërgua nga i ati në Beograd për të blerë shkronja të reja për shtypshkronjën. Mirëpo, duke u kthyer në Samokov ai e derdhi ngarkesën, sepse në shesh kishte trazira kundër garnizonit turk. Atëherë Anastas hyri në fushëpamjen e këtij bashkatdhetari të tij, i cili ia kushtoi misterit të fotografisë. Meqenëse ishte botues, ai kishte përfytyrim të mirë për vizionin dhe fotografinë. Kjo e ndihmoi në përvetësimin e shpejtë të fotografisë.”
Çfarë është kontributi i familjes Karastojanovi në dokumentimin e ngjarjeve historike?
“Historianët e fotografisë shënojnë se Anastas i ka bërë fotografitë e para të reportazhit në Gadishullin Ballkanik. Ai e ka nxjerrë aparatin nga studioja dhe ka fotografuar në shesh një manifestim, kushtuar përvjetorit të 50-të të Kryengritjes së parë serbe kundërotomane. Fotografia e tij tjetër është e Kështjellës së Beogradit. Për shkak të kamerave tona digjitale ne nuk mund ta ndiejmë atmosferën e fotografisë nga viti 1862. Pasi filloi Lufta Ruso-Turke Anastas dhe biri i tij Ivan morën pjesë në dokumentimin e veprimeve luftarake. Nuk është ruajtur asnjë prej këtyre negativeve të qelqit. Gjatë bombardimeve anglo-amerikane ka rënë një bombë në studion e Ivanit dhe është asgjësuar tërë arkivi.”
Çfarë është merita e Bonços për zhvillimin e kinematografisë?
“Karastojanovi është një familje e arsimuar. Ata kanë bërë studime në universitetet më moderne në Gjermani dhe Francë. Edhe Bonço, edhe Bozhidar kanë pasur dituri për të punuar me kamerën kinematografike. Shpeshherë, gjatë viteve 40 të shekullit të kaluar ata kanë xhiruar ngjarje shumë të rëndësishme, si bashkimi i Dobruxhës Jugore me Bullgarinë. Ka kuadro kinematografike, të cilat ruhen në Filmotekën Kombëtare. Bonço ka punuar mbi disa filma artistikë në Bullgari, në vitet 30. Ka punuar edhe mbi disa filma dokumentarë. Ka qenë operator i filmave të parë artistikë pas vitit 1944 në Kinematografinë Shtetërore. Në saje të diturive të tij ai ka punuar si mësues në një shkollë kinematografike. Bonço është një prej pionierëve të kinematografisë bullgare. Kjo është një familje me kontribut shumë të madh në krijimin e kujtesës vizuale historike të Bullgarisë në vazhdim të më shumë se 100 vjet.”
Çfarë ka qenë jeta e Bozhidarit – “piktori – fotograf”, i vetmi, i cili e fotografoi dasmën e mbretit Boris dhe mbretëreshës Joana në Assisi?
“Fati i tij është shumë interesant. Pas 9 shtatorit 1944 derisa vëllai i tij Bonço e xhironte filmin “Nën zgjedhë”, “Ji e lumtur, o Ani”, Bozhidar u ndëshkua dhe duhej të largonte nga Sofja. Shkaku për këtë është se gjatë Luftës së Dytë Botërore Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) nuk dispononte seksion të vet fotografik. Pasi Bullgari hyri në Paktin Trepalësh Romë-Berlin-Tokio, propaganda ushtarake gjermane kishte nevojë për t’i treguar sukseset. Agjencia e tyre informative dërgoi negative të posaçme, të cilët Bozhidar i përpunoi në laboratorin e tij për shtypin bullgar.”
Ivo Haxhimishev shton se Bozhidar ka një stërmbesë, e cila ecën në rrugën e stërgjyshërve të saj dhe në kuadrin e projektit ka xhiruar një dokumentar për ta.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë dorëzuar nga Biljana Karastojanova
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..