Si në shumë qytete të respektuara, si Parisi, Vjena, Madridi, Nju Jorku, Praga, edhe në Sofje në vitet e kaluara ka pasur kafene të njohura, në të cilat janë takuar intelektualë dhe njerëz të bohemës artistike. Cilat janë këto vende dhe çfarë njerëzish kanë mbetur gjurmë atje – për këtë na tregon Mariana Përvanova në librin e vet “Kafenetë e bohemës nga koha e socializmit”, të botuar nga shtëpia botuese “Gutenberg”. Bëhet fjalë për periudhën nga viti 1944 deri në 1989.
“Ideja për librin lindi para shumë kohe, në saje të punës sime gazetareske dhe unë grumbullova mjaftë material – na tregoi në premierën e botimit të librit Mariana Përvanova. – Mirëpo, që kur fillova ta shkruaja librin vitin e kaluar, kuptova se gjithë materiali i grumbulluar deri tani është asgjë në krahasim me atë, që më pritej. Doli se kam hapur një temë shumë të madhe, një temë të papërpunuar deri tani dhe ky libër në fakt është vetëm fillimi i saj. Shpresoj se ajo do të vazhdohet nga shumë njerëz pas meje. Kisha fatin e mirë që gjatë takimit tim të parë lidhur me shkrimin e librit të bisedoja me një njeri shumë interesant – me piktorin Bozhidar Ikonomov – Dari (një prej emrave të mëdhenj në botën e pllakatit te ne dhe jashtë, mbajtës i shumë çmimeve prestigjioze). Ai më tregoi gjerësisht për jetën e bohemës gjatë viteve 70, për vendet, ku ka pasur takime inteligjenca, biseduam shumë. U takuam disa herë, ai e lexoi tekstin për veten, ngulte këmbë për t’u përfshirë pllakatet, për të cilat është bërë i njohur. Sigurisht që unë e plotësova dëshirën e tij dhe që disa muaj pas kësaj kuptova përse ai kishte ngulur këmbë kaq shumë për këtë. Mora një mesazh në postën elektronike, ku më ftonin në një shërbim funeral. Atëherë kuptova se ai ka qenë i sëmurë dhe ka vdekur.”
Ndoshta kjo ka qenë intervista e fundit e Darit, para se të largohet nga jeta dy-tre muaj më vonë. Atëherë Mariana Përvanova mori vendim për të kërkuar informacion nga shumë njerëz të tjerë, sepse ajo vetë nuk ishte qenë dëshmitare as e viteve 60, as e viteve 70 të shekullit të kaluar. Të gjithë njerëzit, nga të cilët ajo e kërkoi këtë informacion, ishin shumë të entuziazmuar dhe shkaku për këtë ishte kthimi në rininë e tyre. Mirëpo, ky ishte vetëm fillimi i bisedimit për lokalet e ndryshme, si kafeneja e shkrimtarëve në rrugën “Angell Kënçev”, “Kristal”, klubi-restorant i Lidhjes së Gazetarëve Bullgarë “Sevastopoll”, “Bambuka” (“Bambuja”), “Praga”, “Astoria”, “Jajceto” (“Veza”), “Brazili” etj. Në fakt kjo ishte një bisedë shimë interesante dhe e pafund.
“Shpresoj se të kem arritur të bëjë një fotografi të kohës dhe ajo t’u përgjigjet pritjeve të njerëzve, të cilët kanë qenë dëshmitarë të kafeneve të bohemës nga ajo kojë” – thotë Mariana.
Ja se si shkrimtari – humorist Mihail Veshim i përshkroi vitet e socializmit:
“S’ka” – kjo ishte fjala më e përdorur nga kamerierët në kohën e socializmit, bashkë me fjalën “mbaroi”. Shpeshherë tregohej një ngjarje kureshtare. Një kamerier në hotelin e ri në atë kohë “Bullgaria” në Burgas nuk e kishte njohur drejtorin e Asociacionit të atëhershëm Bullgar për Turizëm dhe Pushime”. Shefi ishte ulur në tryezën inkognito si një qytetar i zakonshëm dhe kishte kërkuar për ta lexuar menynë, kurse kamerieri i kishte thënë atij rreptë: “Kjo nuk është dhomë leximi”. Madje në ndodhi të tilla të vogla fshihet përgjigja e pyetjes “Çfarë humbëm për shkak të demokracisë?” Ji i kënaqur se je ulur në tryezë dhe ka diçka për të ngrënë. Merita më e madhe e librit të Mariana Përvanovës është se grumbullon ngjarje dhe pjesëza nga jeta e vërtetë. Po t’i grumbullosh elementet, do të kesh një mozaik të plotë të asaj kohe.”
“Në fund desha të them se shpresoj që libri “Kafenetë e bohemës nga koha e socializmit” të jetë një retrospekcion i plotë, që të mund t’i përgjigjet pyetjes kryesore: Çfarë kanë qenë kafenetë? Përveç një vendi të këndshëm për takime, nga përgjigjet e njerëzve, me të cilët bisedova, kuptova se për disa prej tyre ato kanë qenë skenë teatrale për shfaqje personale. Sipas disa njerëzve të tjerë ato kanë qenë vend për thashetheme dhe intriga. Për disa të tjerë – vend, ku kanë zënë miqësi. Mirëpo, shumë njerëz më thanë shprehimisht se këto kafene kanë qenë vendi i vetëm, ku mund të vendosej lidhja joformale mes brezave, në saje të së cilës njëri brez mësohej nga brezi tjetër” – tha në përfundim autorja e librit Mariana Përvanova.
Do të shtojmë se libri ka një pjesë të dytë – me portrete gazetareske të artistëve të njohur bullgarë. Kurse në pjesën e tretë të librit janë paraqitur art-kafenetë artistike të Vjenës, Parisit dhe Varshavës.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Veneta Pavllova, socbg.com dhe arkiv
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..