“Të kapemi pas së gjelbrës” është një shprehje e dashur bullgare, në të cilën nën “të gjelbrën” kuptohen ushqimet aq të dobishme gjatë pranverës si hithra (Urtica), laboti (Atriplex), spinaqi (Spinacia), lëpjeta (Rumex). Ato ushqime janë karakteristike për trapezën tonë gjatë pranverës. Populli thotë: “Kur dëgjohet zëri i qyqes, kur hithra fillon të mbijë – pranvera po vjen”. Për hithrën ka shumë proverba dhe besime. Ajo është karakteristike edhe për disa praktika magjike. Cilësitë e saj mjekuese e radhitin ndër mjetet më të përhapura popullore për shërim të sëmundjeve të ndryshme.
Gjethet djegëse të hithrës të thurura me barbarozë dhe murriz njerëzit vihen edhe mbi portat si një mjetë kundër fatkeqësive dhe syve të liga. Konsiderohet se hithra dëbon të gjitha të këqijat. Hithra shfrytëzohet për të thyer magji dhe yshtje. Në se ndonjë vashë dëshironte për të marrë hakun të dashurin për pabesinë, ajo bënte një tufë prej hithre dhe i dhuronte. Kjo vepër vinte të sugjerojë se sa e djegur është zemra e saj.
Në të kaluarën prej hithre nxirreshin fibra të forta, prej të cilave endeshin stofra. Prej saj nxirreshin edhe bojën e gjelbër për ngjyrosjen e vezëve për Pashkën e Madhe dhe të tekstileve. Në të kaluarën në çdo shtëpi thaheshin sasi të mëdha hithre për ushqim dhe mjekim gjatë dimrit. Me hithër gatuhen ushqime të shijshme pa mish dhe me mish.
Në mjekësinë popullore shfrytëzohen pjesët e ndryshme të hithrës. Gjethet dhe kërcelli mblidhen që nga rritja gjatë pranverës ndërsa rrënjët nxirren gjatë vjeshtës, kur lulëzimi ka përfunduar. Djegia me hithër është shumë efikase në reumatizëm. Konsiderohet se ngjyra e gjelbër e ushqimit ndihmon në gjendjen e depresionit. Çaji i hithrës ndihmon punën e zemrës, ka një efekt të forcimit të organizmit, ndihmon në rast diabeti dhe mbipeshë. Hithra është një mjet i mrekullueshëm për të gjithë ata që vuajnë nga lodhja pranverore.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..
Duke u zhvendosur në Besarabi më shumë se dy shekuj më parë, bullgarët morën me vete një pjesë të ritualeve tona të pasura. Në atdheun e tyre të ri, disa zakone u modifikuan nën ndikimin e traditave vendase, të tjera u zhdukën, ndërsa disa të tjera u..
Dita e parë e janarit është e mbushur me shumë emocione, pritje dhe gëzime të shoqëruara me shpresën për një vit të bekuar në të cilin çdo pjesëtar i familjes do të jetë i shëndetshëm dhe do të arrijë ëndrrat e tij. Në kalendarin bullgar të festave, 1..
Rëndësinë më të madhe zanati e fitoi gjatë Rilindjes, kur gdhendja e drurit hyri në shtëpitë e bullgarëve si një mjet zbukurimi, ne mund ta gjejmë në..