Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Neli Andreeva dhe Nikollaj Peev me projekt të dytë etno

Foto: arkiv personal

Gërshetimi i folklorit të Rodopev me tingujt e kitarës nuk është tipike përsa iu përket përfytyrimeve tona për muzikën popullore bullgare. Mirëpo, partneriteti jo i zakontë i këngëtares Neli Andreeva me kitaristin Nikollaj Peev mirëpritet dhe gëzon sukses ndër të rinjtë. Edhe në albumin e tyre të dytë “Xhasta Prasta” dueti prapë befason me improvizimet e guximshme dhe me prezantimin modern të këngëve popullore dhe prej autori, kryesisht me tekste dhe kompozime të vet Nikollaj Peevit.

Neli Andreeva është një emër emblematik për stilin folklorik të malit Rodopa. Ajo njihet me repertorin solo dhe si soliste e Ansamblit “Filip Kutev”. Zërin e saj e ka dëgjuar publiku në podiume të tilla të koncerteve si Royal Albert HalldheBarbican Center në Londër, Kennedy Center në Uashington, Symphony Hallnë Osaka, Salla e UNESKO-së në Parisë. Kënga “Vasha e vogël” krijuar prej saj dhe Georgi Genovi tekstualisht e rrethoi botën. Ajo dëgjohet në saundrakun e filmit “Kolibri”. Ekip i një televizioni japonez për rubrikën “Yje botërore” xhiroi një film me këngëtaren i kushtuar kësaj kënge. Sfida e fundit, të cilën këngëtarja Neli Andreeva e realizon bashkë me muzikantin Nikollaj Peev, është Studioja Vokale “Nusha”. Nikollaj Peevi është muzikant profesional. Ka mbaruar Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov”, specialitetin – kitarë klasike. Bashkëpunimi krijues me këngëtaren Neli Andreeva daton nga viti 2014. Që me albumin e parë “E vetmja” tërhoqën vëmendjen e dëgjuesve.

Projekti është fryt i përpjekjeve të shumta dhe i përvojës së grumbulluar gjatë viteve të bashkëpunimit” – rrëfen Neli Andreeva, ndërsa Nikollaj Peev vazhdon:

Deshëm që në album gjithçka të jetë precize dhe të matur, kështu që të mbetemi të kënaqur nga puna e kryer. Në gjuhën bullgare “Xhasta Prasta” është një shprehje, e cila vjen të sugjerojë për një punë të kryer dosido, pa kujdes, sa për të mbaruar. Mesazhi ynë është që njerëzit të pranojnë veten të tillë siç janë dhe të bëjnë gjithçka ashtu që t’u mos vjen keq për punën e kryer.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..

botuar më 24-08-30 7.20.PD

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD