Sofja për herë të radhës provoi vullnetin e saj të mirë dhe shprehu shpresë për zhvillim paqësor të situatës në Maqedoni dhe tregoi gatishmëri për bashkëpunim pas kapërcimit (shpresojmë se është kapërcim!) të krizës politike atje. Pas disa muajve të tensionit të lartë politik Presidenti i Maqedonisë George Ivanov më në fund ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë liderit të Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë Zoran Zaev.
Kryeministri Borisov e përshëndeti këtë vendim duke thënë se në këtë shtet jeton një komb i afërt dhe komentoi se për Bullgari do të jetë mirë, nëse Maqedonia bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Borisovi shtoi se “një qeverisje e qëndrueshme në Maqedoni mund t’i qetësojë pasionet politike” dhe atëherë mund të fillojë puna për përgatitjen e aderimit të saj në BE. Ai shtoi se gjatë Kryesisë së ardhshme bullgare të BE-së gjatë gjashtë muajve të para të vitit të ardhshëm Sofja mund ta ndihmojë Shkupin në përgatitjen e Maqedonisë për anëtarësi, në se “Maqedonia i shkruan detyrat e saj të shtëpisë, siç bëri Bullgaria para 10 vjetësh”.
Mirëpo në rastin e Maqedonisë “detyrat e shtëpisë” janë me vështirësi më të mëdha, sepse më parë ajo duhet të arrijë mirëkuptim me Greqinë për emrin “Maqedoni”, sepse tani Greqia i ka vënë veto aderimit saj në BE për shkak të përdorimit të këtij emri. Javën e kaluar për këtë çështje Bullgaria përsëri e përkrahu Maqedoninë, kur kryetari i Kuvendit tonë shpalli se Bullgaria “e mbështet Maqedoninë plotësisht për sa i përket emrit të saj”. Gllavçevi kujtoi se Bullgaria ishte shteti i parë, i cili e njohu Maqedoninë me të njëjtin emër, menjëherë pas shpërbërjes së Jugosllavisë.
Pritet se në të ardhmen nuk do të ketë turbolenca të tilla politike dhe etnike në Maqedoni. Brukseli dhe Uashingtoni e kryen punën e tyre, u tërhoqën veshët e politikanëve maqedonas duke u thënë atyre se duhet t'i sqarojnë problemet e tyre në mënyrë paqësore, sepse tani për tani nuk parashikohen ndryshime kufitare në Ballkan.
Në fillimin e mijëvjeçarit të ri Maqedonia ishte një situatë para luftës civile mes dy komuniteteve etnike – maqedonasve dhe shqiptarëve. Krizës i dha fund Marrëveshja Kornizë e Ohrit e vitit 2001. Atëherë Bullgaria punonte për arritjen e saj, po vazhdon të punojë në këtë drejtim edhe sot. Sipas këtij dokumenti në bashkitë maqedonase, ku jetojnë më shumë shqiptarë përdorimi i gjuhës shqipe është lejuar. Mirëpo tani partitë shqiptare në Maqedoni dëshirojnë që të rishikohet kjo marrëveshje, shqipja të bëhet gjuha e dytë zyrtare në shtet, bashkë me gjuhën maqedonase.
Para maqedonasve ka një problem tjetër të rëndësishëm, lidhur me Bullgarinë. Pretendimet e tyre për përvetësimin e emrave, ngjarjeve dhe datave nga historia bullgare u bë një mani për politikën zyrtare të Shkupit. Sofja tashmë disa vite me radhë insiston për nënshkrimin e një marrëveshjeje për fqinjësi të mirë, mirëpo deri tani Shkupi nuk është gati për një hap të tillë. Bullgaria e përkrah të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë, mirëpo në kohën e qeverisë së parë “Borisov” refuzoi përcaktimin e datës për fillimin e negociatave me BE. Dhe atëherë ajo e kishte të drejtën.
Siç tha historiani bullgar Georgi Markov në një intervistë për agjencinë BGNES “Bullgaria ka marrëdhënie të posaçme me Republikën e Maqedonisë, dikur pas Luftës së Dytë Botërore marrëdhënie të tilla kishte mes dy shteteve gjermane”. Historiani shtoi se i ashtuquajturi “makedonizëm” është krijuar mbi themele antibullgare dhe se deri në fundin e Luftës së Dytë Botërore në pjesën e njohur si Maqedonia e Vardarit, në kufijtë e Republikës së sotme të Maqedonisë, kanë jetuar bullgarë.
“Për fat të keq mbi breza të tëra me radhë është ushtruar presion” – tha GeorgiMarkov. “Duhet t’i përkrahim vëllezërit tanë në Maqedoni dhe t’i kuptojmë, sepse ata kanë përjetuar sprova të mëdha, mirëpo përkrahja jonë nuk duhet të jetë pa kushte”. Bëhet fjalë për kushte, të lidhura me historinë, politikën dhe të drejtën.
Përgatiti në shqip: Jordanka IvanovaNënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..