Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vaji bullgar i trëndafilit akoma ruan vendin e parë në tregun botëror

БНР Новини
Foto: BGNES

Në fund të muajit maj fillon mbledhja e trëndafilave, kurse me të dhe festivalet tradicionale të trëndafilit. Në Bullgari për prodhimin e vajit të trëndafilit në industri rritet trëndafili vajdhënës i Kazanllëkut, trashëgimtare e trëndafilit të damaskut (Rosa damascena). Të dhënat e para të dokumentuara për rritjen e tij në territoret e sotme bullgare datojnë që nga fillimi i shekullit të XVIII.

Akoma përpara Çlirimit rritja e tij është shpërndarë përafërsisht mbi 10 000 hektarë, ku më të mira për këtë qëllim dalin se janë kushtet në luginën e njohur të sotme të Trëndafilit – me tokën e lehtë prej rëre kanelle-pyjore, e cila nuk mban ujë, dhe është me klimën favorizuese me një dimër të butë me një temperaturë mesatare vjetore 10,6 gradë. Në fillim të shekullit të XIX, tregtia me vajin bullgar të trëndafilit bën hapat e veta të para – për Edrene, Paris, Drezden, Vjenë, Londër...

СнимкаSot varietetet më të shpërndara të trëndafilit vajdhënës të Kazanllëkut janë ato të krijuara në Institutin e kulturave të trëndafilit dhe eterike vajore në qytetin Kazanllëk “Iskra”, “Svezhen”, “Elejna” dhe “Janina”, tregon drejtori i tij docentja Ganka Baeva. Këto varietete dallohen për nga prodhueshmëria e vet e lules, nga e cila nxirret vaji, rezistenca ndaj ngrirjes dhe përmbajtja e vajit eterik. Kështu për shembull varieteti “Elejna” ka një përqindje të ulët të ngrirjes gjatë një temperature bile deri më 30 gradë nën zero.

Një varietet tjetër është “Trëndafili i bardhë”, i cili përdoret kryesisht në prodhimin e parfumeve më të shtrenjta në botë. Rendimenti tek ai është shumë më i lartë, sesa tek varietetet e tjera” – sqaron docentja Baeva.

Mes arritjeve të Institutit është teknologjia e përpunuar aty për shtimin e trëndafilit të Kazanllëkut përmes shartimit të kërcejve të gjelbër në pajisje kultivuese. Nga çdo një kërce të shartuar formohet një bimë e re, e cila ruan cilësitë e nënës. Kjo është metoda bazë për marrjen e një materiali uniform gjenetik për ruajtjen e përbërjes së varietetit të trëndafilit vajdhënës. Prioritetet e kësaj metode janë se, tek ajo ka një koeficient të lartë shpërndarës dhe një afat të shkurtër të prodhimit – për rreth katër muaj zhvillohen bimë, të aftë për tu mbjellë. Sipas docentes Baeva:

Në vend ka përafërsisht rreth 37 – 38 mijë hektarë të mbjella trëndafili. Tendenca është që ato të shtohen gjatë viteve të ardhshme. Një problem bazë, me të cilin ndeshet dega është mangësia e mbledhësit të trëndafilave.

СнимкаGjatë vitit 2016 janë mbledhur rreth 17 mijë tonë lule trëndafili gjatë një rendimenti mesatar 450 kilogramë në hektarë. Por cila është pjesa e tregut e vajit bullgar të trëndafilit në botë?

Bullgaria është në vendin e parë për nga prodhimi i vajit të trëndafilit me një cilësi të lartë – është kategorike docentja Ganka Baeva. – Vaji bullgar i trëndafilit përmban mbi 200 000 përbërëse, gjë e cila e bën të përshtatshëm për parfumerinë. Që të mund të formohet një vaj trëndafili me një cilësi të lartë, përveç varieteteve të krijuara prej nesh, është e rëndësishme dhe klima e pa përsëritshme në Luginën e Trëndafilit, jashtëzakonisht favorizuese për rritjen e trëndafilit vajdhënës. Më shumë vaj eksportojmë për në Francë për prodhimin e parfumerisë dhe në Gjermani, ku ai përdoret në farmaci, për shembull, për prodhimin e ilaçeve kundër alergjisë. Vaji bullgar i trëndafilit ka dhe një realizim mjaft të suksesshëm po kështu dhe në tregun japonez. Jashtë shtetit eksportohet përgjithësisht 95% nga vaji i prodhuar.

Çmimi ndërkombëtar i lëndës aromatike është midis 5-6 mijë euro për kilogramë. Për prodhimin e 1 kilogrami vaj trëndafili është i domosdoshëm 1 ton lule trëndafili, kurse gjatë kushteve jo të favorshme klimatike, sasitë e domosdoshme të lules mund të arrijnë 3-4 tonë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD