Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Premierat” me Ansamblin e Dhomës “Solistët e Sofjes”

Foto: BGNES

Në kryeqytet po vazhdon festivali muzikor ndërkombëtar “Javët Muzikore të Sofjes”, i cili sivjet ofron një program me të vërtetë interesant. Më 14 qershor do të mbahet koncerti “Premierat” i Ansamblit të Dhomës “Solistët e Sofjes”, për të cilin na tregoi dirigjenti i formacionit prestigjioz prof. Pllamen Xhurov:

Protagonistët kryesorë janë solistët Aleksandër Somov – violonçeli dhe Stoimen Peev, i cili do të bjerë në violinë e në violë. Vepra e parë që do të tingëllojë është Koncerti për violonçel dhe orkestër në sol mazhor i Luixhi Bokerinit. Nuk kemi të dhëna që ai të jetë interpretuar në Sofje, por kjo që është e ndryshme nga praktika e zakonshme në rastin konkret është se koncerti do të ekzekutohet sipas partiturës autentike të Bokerinit. Kemi përfshirë në program vepra të Gia Kançelit, e cila para pak kohe ka tingëlluar në Ruse, në interpretim të Jurij Bashmetit “Loja e Dritëhijes” (“Kiaroskuro” është titulli origjinal). Kjo është vepra, në të cilën Stoimen Peev do të bjerë në violë solo. Me “Solistët e Sofjes” do të bashkohen edhe kolegë nga Filarmonia e Sofjes, sepse partitura është për orkestër harqesh, bateri dhe bas kitarë. Vepra tjetër, që deri tani nuk është interpretuar në Bullgari, është “Fantazia” e Xhoakino Rosinit. Në shumë prej edicioneve të saj pjesa e ka emrin “Loti”.

Koncerti ynë do të mbarojë me “Vdekja dhe Vajza” – një kuartet i njohur i Franc Shubertit, por nën redaktimin e Gustav Malerit. Këtë variant Maler e bëri në fund të shekullit të XIX. Në atë kohë kompozitori ishte dirigjent i Filarmonisë së Berlinit, me të cilën ai e ka interpretuar veprën. Ne do ta paraqitim me përbërjen e zakonshme të “Solistëve të Sofjes”. Shpresojmë ta paraqesim këtë program diku tjetër. Posaçërisht “Kiaroskuro” nga Gia Kançeli, që me të vërtetë është një vepër e jashtëzakonshme – ajo është shumë e qetë, me shumë psikologjizëm. Në fund të qershorit Ansambli i Dhomës “Solistët e Sofjes” do të marrë pjesë në festivalin “Vera e Varnës”. Në programin në fjalë është përfshirë edhe vepra e Çajkovskit “Stinët e Vitit”, solisti është Georgi Çerkin, piano. Pas kësaj do të ketë dy koncerte në Festivalin Ndërkombëtar “Ditët e klasikes” – Ballçik. Kurse në Festivalin e Arteve “Apolonia” formacioni do të paraqesë një program, i cili do të ekzekutojë muzikë vetëm jashtë shtetit. Vepra më interesante atje (sipas prof. Xhurovit) është Koncerti për Kitarë dhe Fizarmonikë. Solistët janë Krasimir Shterev – fizarmonikë (i cili që prej vitesh jeton dhe punon në Vjenë) dhe Georgi Vasilev – kitarë (i cili banon dhe punon në Zvicër). Në fund të shtatorit “Solistët e Sofjes” do të paraqitin veprat e dekoruara në edicionin e tetë të konkursit ndërkombëtar të kompozimit “Sofja – 2017”, organizuar nga bashkia e kryeqytetit “Krasno Sëllo”. Pas kësaj do të ketë koncerte në stinën e re të muzikore, e para prej të cilave është bashkë me “Kuarto Kuartet”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stenli

Stenli nuk e tradhton stilin e tij karakteristik edhe në këngën e re "Pushteti"

Gjithmonë duke ecur me kohën, por duke ruajtur stilin e tij karakteristik, Stenli prezanton këngën e tij më të fundit "Pushteti". Muzika u krijua së bashku me muzikantët e rinj nga Innerglow, Todor Kovaçev shkroi tekstin, Petër Zhelev bëri aranzhimin...

botuar më 25-06-10 6.05.PD

"Të dua" – një këngë e re nga supergrupi "Fondacijata"

"Fondacijata" (Fondacioni) prej kohësh e tejkaloi statusin e një grupi muzikor. Ai u bë një institucion i dedikuar kauzës së ndërtimit të urave midis së kaluarës dhe së tashmes me këngë bullgare të përjetshme. Doni, Ivan Leçev, Sllavço Nikollov..

botuar më 25-06-09 6.10.PD

"Atdheu ynë i dashur"

Në fillim të viteve ’70 të shekullit XX, Bullgaria këndonte tre këngë që vazhdojnë të jenë shumë të dashura edhe në ditët e sotme. Në vitin 1970, “Një trëndafil bullgar” nga kompozitori Dimitër Vëllçev, në interpretimin e papërsëritshëm të Pasha..

botuar më 25-06-06 6.30.PD