Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mineralet – “lulet” e malit

БНР Новини

Disa njerëz i quajnë mineralet “lulet e malit”, sepse ato gjithashtu na magjepsin me bukurinë dhe ngjyrat e tyre. Ato nuk kanë erë, por energjia që rrezatojnë, është shumë magjepsëse.

Sipas fjalëve të gjeologes Stella Todorova nga qyteti Kërxhali, mali Rodopet është më i pasur për nga shumëllojshmëria e mineraleve të Ballkanit. Ka granatë, akuamarinë, turmalin, marion. Stella është e mendimit se natyra zbulohet para atyre, që kërkojnë bukuri.

Geodët” simbolizojnë misterin e natyrës – shpjegon ajo. – Po të shikosh jashtë – asgjë interesante, por brenda shtrihet para syve tuaj tërë bukuria. Termi “geoda” ka të bëjë me Gaia – Perëndinë e Tokës, ose me gjeosferën – rruzullin. Kjo është një flluskë e marrë pasi lava ftohet, kurse pas kësaj fillon të mbushet me lëndë të ndryshme. Kështu formohen të gjitha këto forma kuarci. Ka edhe geoda kalciti. Në pamjen e tyre të papërpunuar, ashtu siç ndodhen në natyrë, mund të shihen vështirë. Kjo është një gurë, shkëmb dhe njeriu duhet të mund t’i ndiejë. Format e bukura të kristalta formohen në vrima. Sa më ideale është një godinë, kaq më e drejtë është forma e kristalit, ai është më i bukur. Një njeri, kur të rritet në një mjedis ideal, bëhet një njeri i bukur. Kjo mund të thuhet edhe për kristalet. Pasi lava ftohet më ngadalë, kur është me temperaturë shumë të lartë dhe ka hapësirë, atëherë formohen kristalet më të bukura. Në qoftë se është e ngushtë dhe nuk ka hapësirë, atëherë kristali shtrëngohet. Në qoftë se lëndët që kalojnë përmes vrimave të formuara nga lava, janë më të ftohta dhe ftohen më shpejt, atëherë nuk ka mundësi të formohet kristal dhe formohet një masë homogjene. Në natyrë ka shumë bukuri, që e ka logjikën e vet. Nuk mund të ndodhet asgjë rastësisht. Ka forma, të cilat kufizojnë me misticizmin, me fantazinë. Imagjinata e njeriut mund të shohë gjëra më të ndryshme. Natyra na jep mundësi që çdo një prej nesh të shikojë atë që e intereson. Harmonia e saj krijon kushte për t’u balancuar vetë njeriu.

Plot harmoni janë edhe pikturat e Petër Zaprjanovit nga qyteti Kërxhali, mik dhe bashkëmendimtar i Stella Todorovës. Pikërisht Stella është ajo, e cila e bën Petrin të tregojë para njerëzve pikturat e tij prej gurësh, sepse vetë ai ende nuk mund të kuptojë se krijon vepra të vërteta të artit:

Qëllimi im kryesor është që të bëjë koleksione prej mineralesh, të cilat ndodhen afër Kërxhalit – thotë ai. – Këto janë mbi 20-30 lloje të ndryshme mineralesh, të cilat i gërshetoj në një pikturë. Unë vetë i pëlqej shumë të gërshetuara kështu në një vend. Gjithmonë nisem nga ndonjë pikë brenda vetes dhe kam dëshirë ta vendosë gurin në një vend të posaçëm. Është e çuditshme se si në një hapësirë e vendos një agat në vende të ndryshme, që ta vendosësh pas kësaj në vendin e veçantë dhe pas kësaj njeriu fillon ta ndërtojë botën, botën e tij. Disa gurë për shembull nuk mund të dhurohen njëri tjetrin, ndihet tension mes tyre, kurse disa të tjerë kërkohen dhe tërhiqen njëri tjetrin edhe si ngjyrë, edhe si përbërje mineralesh. Unë nuk e kërkoj shpjegimin e kësaj. Sigurisht që në qoftë se e kërkoj, do ta gjejë nga pikëpamja gjeologjike, por unë nuk kam nevojë për një shpjegim të tillë.

СнимкаÇdonjëri, i cili ka dëshirë ta ndiejë magjinë e kristaleve, mund ta bëjë këtë në Muzeun e Kryeqytetit “Toka dhe Njerëzit”, ku ndodhet edhe koleksioni i jashtëzakonshëm “Kristalet gjigante”, i dhuruar nga bullgari patriot Ilia Delev gjatë vitit 1985. Në ekspozitat tradicionale, që organizohen atje çdo vit, si dhe gjatë aktiviteteve të ndryshme, si Dita Ndërkombëtare e Tokës (22 prilli), Dita Botërore e Ujit (22 marsi), Dita Botërore e Mjedisit (5 qershori), Ditët Evropiane të Mineraleve, çdonjëri mund të mësojë gjëra më të ndryshme për jetën e tyre të çuditshme.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Darina Grigorova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD