Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompozitori Gheorghi Arnaudov shënon jubileun e tij të 60

Foto: arnaoudov.net

Sivjet kompozitori Gheorghi Arnaudov mbush 60 vjet dhe me këtë rast organizohen disa aktivitete. “Viva Piano” – konkursi për pianistë, të cilët nuk janë profesionistë, që u zhvillua në Sofje gjatë prillit, iu kushtua Gheorghi Arnaudovit. Gjatë tetorit Festivali Ndërkombëtar për Muzikë Moderne për Piano ppIANISSIMO do të paraqesë premierën botërore të “Concerto ppianissimo” për dy piano dhe orkestër. Kurse në kuadrin e “Javëve Muzikore të Sofjes” u dëgjuan dhe do të dëgjohen akoma disa vepra të tij. Më 21 qershor në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare do të paraqitet edhe një album me vepra të kompozitorit. Ja akoma hollësi, na tregoi Georgi Arnaudov:

Paraqitja e veprave të mia me ftesë të festivalit prestigjioz ndërkombëtar, filloi në fund të majit me premierën e Koncertit për dy violonçela. E ekzekutuan dy violonçelistë bullgare, të cilat jetojnë në Vjenë – Lilia Shulc-Bajrova dhe Liljana Kehajova, nën dirigjimin e Kristian Shulcit (përveç se është një dirigjent i njohur austriak, ai është gjithashtu violonçelist në Filarmoninë e Vjenës). E kompozova këtë vepër me kërkesë të dy interpretueseve. Thënë sinqerisht, ishte pak aventureske nga ana ime – fillova të kompozoja rreth 4 marsit dhe në fillim të majit i dërgova notat. Ndodhi kështu që veprat e mia janë përfshirë edhe në koncerte të tjera dhe jo vetëm në programin “kryesor” të autorit më 21 qershor. Interpretuesit janë Galina Kojçeva – violinë, Konstantin Evtimov – violonçel dhe Daniella Dikova – piano, thënë me fjalë të tjera trioja “Ardenca”. Bashkë me ta do të marrë pjesë edhe sopranoja e re Milla Mihova, si dhe soliste nga Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare – Filip Filipov, violinë dhe Stefania Jankova – violë. Mendoj se do të ndodhë diçka kureshtare. Nga njëra anë janë përfshirë vepra të mia, të cilat janë kompozuar gjatë 5-6 viteve të fundit – një cikël vokal mbi tekstet e Peju Javorovit, akoma një cikël vokal, por mbi tekstet e Ilja Bernit. Me kërkesë të “Festivalit Muzikor të Vitit të Ri” gjatë vitit 2016 kompozova një trio, e cila gjithashtu është përfshirë në këtë program. Ajo e ka emrin “Katalogu i pajisjeve, erërave dhe ndjenjave”. Do të paraqitet edhe pjesa e parë e “Dyerve të ëndrrës” – Tri poema të qeta për kuartet harqesh dhe piano. Sipas meje kulmi i mbrëmjes do të jetë paraqitja e një disku, ku ka incizime të ndryshme. Producenti i tij është Radioja Kombëtare Bullgare dhe unë mora ftesë për krijimin e tij pikërisht nga media juaj. Titulli i albumit është “Zhvillime dhe qëndrime”. Tirazhi i tij është shumë modest. Këto janë aktivitete të këndshme për një kompozitor, sidomos në një situatë, në të cilën muzika dhe kultura janë anas.

Pavarësisht se çfarë po flasim, nuk janë shumë kompozitorët, të cilët kanë shansin të dëgjojnë kaq shpesh programe koncerti, ku janë përfshirë vepra të tij. Kurse premierat botërore të veprave të Gheorghi Arnaudovit që nga fillimi i këtij viti u zhvilluan në Kinë, Gjermani dhe vende të tjera.

Sikurse i harruam marrëdhëniet normale në funksionimin e një krijuesi muzikor. Është krejt normale kur një kompozitor krijon muzikë dhe ajo ekzekutohet. Ai duhet të punojë aktivisht në këtë drejtim. Dhe unë nuk mendoj se kjo është diçka e jashtëzakonshme. Desha që te ne të ketë rregulla. Shfaqja jonë në skenë nuk është diçka e jashtëzakonshme – kjo është veprimtaria jonë e rregullt, e përditshme. Edhe në Bullgari, edhe në botë ka mundësi që njeriu ta praktikojë profesionin e kompozitorit dhe kjo të mos trajtohet si diçka e jashtëzakonshme. Unë e mbaj mend kohën, kur kishte një bisedë shumë kureshtare në Lidhjen e Kompozitorëve mes prof. Dimitër Hristovit dhe një grupi kompozitorësh të rinj, të cilët ishin takuar me ndonjë rast. Ai na tha se duhet të mësojmë dy gjëra. Së pari se nuk jemi të jashtëzakonshëm dhe se kjo që bëjmë mund të bëhet edhe nga njerëz të tjerë. Dhe së dyti – muzika do të vazhdojë të ekzistojë edhe pa ne. Duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të jemi të qartë se çdonjëri mund ta bëjë atë që ne bëjmë. Kjo është një pozitë shumë e rëndësishme në art –të mos shohim ëndrra me sy hapur. Kërkohen shumë forca dhe inteligjencë nga krijuesi që të tërhiqet me dinjitet në momentin më të përshtatshëm. Duhet t’i jemi mirënjohës fatit, kur na befason pakëndshëm, të jemi optimistë më të mëdhenj”, thotë Gheorghi Arnaudov, duke u mbështetur tek “optimizmi i tij konstruktiv”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ngjitës për mjekrën" - kënga për Krishtlindje që këndohet edhe gjatë verës

"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..

botuar më 24-12-26 7.10.PD
Kirill Mariçkov

Një Vatër e re e Kulturës në kryeqytet do të mbajë emrin e muzikantit Kirill Mariçkov

Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..

botuar më 24-12-25 4.14.MD

Mesazhet e këngëve me famë botërore të Krishtlindjeve tingëllojnë edhe në gjuhën bullgare

Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të dashura që i ngrohin ditët e saj deri në Krishtlindjet e ardhshme. Këngëtarja e estradës këtë vit i dha..

botuar më 24-12-25 8.20.PD