Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kultura e pjesëmarrjes aktive civile kalon përmes referendumeve vendore

БНР Новини
Banorët e Trënit preferuan perspektivën për zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë para mundësisë për nxjerrjen e arit, megjithëse kjo është një nga krahinat më të pazhvilluara ekonomikisht të Bullgarisë.
Foto: dnevnik.bg

Gjatë dy javëve të fundit derisa në hapësirën publike dhe në Parlament zhvilloheshin debate për legjislacionin zgjedhor dhe aplikimin eventual të sistemit mazhoritar në Bullgari, në dy qytete bullgare u zhvilluan referendume vendore. Veni ynë nuk ka tradita të mëdha në këtë votim të drejtpërdrejt, por megjithatë jemi dëshmitarë të disa shembujve të mirë. Ata janë sidomos të përshtatshme në zgjidhjen e kazuseve vendore, sepse, siç thotë politologu Përvan Simeonov, “bashkësia vendore është afër problemit, ajo mund ta shohë dhe ta marrë vendimin më të mirë”.

Njëri referendum vendor u zhvillua në qytetin Trën të Bullgarisë Perëndimore, i cili ndodhet afër kufirit tonë me Serbinë, në një rajon, ku deri në mes të viteve 70 të shekullit të kaluar kishte minierë ari. Një projekt i një kompanie investuese parashikonte nxjerrjen dhe përpunimin e mineralit të arit në një sipërfaqe prej 19 kilometrash katrorë, kurse një prej burimeve të minierës ishte në kufijtë e zonave të mbrojtura nga rrjeti Natura 2000. Disa iniciativa vendase shpallën se janë kundër këtij propozimi, u krijua një shoqatë e posaçme “Trën”. Një përshtypje shumë të mirë bëri si aktiviteti relativisht i lartë – 59.7 për qind, ashtu dhe refuzimi kategorik i prodhimit të arit nga më shumë se 90 për qind e popullsisë.

Si rezultat i kësaj investitori bëri të ditur se do ta ndërpresë projektin dhe se është i dëshpëruar për “mjedisin e pafavorshëm për investime”. Popullsia vendase, megjithëse jeton në një prej rajoneve më të prapambetura nga pikëpamja ekonomike, preferoi perspektivën e zhvillimit të turizmit dhe bujqësisë, sesa mundësinë për dëmtimin e mjedisit rrethues.

Është fakt se para pak kohe u krijua një udhërrëfyes ekonomik i rajonit të Trënit, në të cilin janë përfshirë mbi 250 objekte turistike dhe 60 itinerare. Organizatat ekologjike apelojnë për zhvillimin e bujqësisë ekologjike në rajon dhe ka mjaftë shembuj në këtë drejtim, sepse ka kushte të shkëlqyeshme për zhvillimin e bujqësisë.

Pamje nga parku “Bedeçka”Më pasivë ishin banorët e qytetit të Stara Zagorës, të cilët duhej të votonin për fatin e një prej parqeve të qytetit me më shumë se 3000 pemë. Trojet, ku ai shtrihet, u janë kthyer ish pronarëve të tyre. Vetëm 15.4 për qind e qytetarëve që kanë të drejtën e votimit morën pjesë në referendum dhe ai u shpall jovalid, sepse nuk u zbatua ligji për pjesëmarrjen e 40 për qind të njerëzve me të drejta votimi. Për dështimin e referendumit atje akuzat janë kundër bashkisë, e cila është organizatori i tij, për shkak të mungesës së një fushate adekuate dhe të qartë informative dhe për shkak të formulimit të paqartë, madje manipulues të çështjes. Mirëpo, në fund të fundit rezultati është kategorikisht në dobi të ruajtjes së krahinës “Bedeçka” si park, kurse kryetari i bashkisë së qytetit Zhivko Georgiev shpalli se do të respektojë dëshirën e njerëzve, megjithë aktivitetin e ulët zgjedhor.

Referendumet e zhvilluara vendore shënojnë disa tendenca. Në vend të parë ata tregojnë se bullgari ende kujdeset për mjedisin ku jeton. Së dyti se formimi i kulturës së pjesëmarrjes në anketat e drejtpërdrejta kalon pikërisht përmes organizimit të pyetjeve të tilla. Sepse, siç thotë Diana Andreeva nga Forumi i Pjesëmarrjes Civile “ato janë për çështje konkrete, të cilat u përkasin drejtpërsëdrejti njerëzve, rezultati i tyre është i dukshëm dhe njerëzit mund të përfytyrojnë më lehtë pasojat e tyre dhe kjo mund të rritë aftësitë e tyre për marrjen e informuar të vendimeve”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Helikopteri Mi-2 është "heroi" kryesor i Muzeut të Aviacionit në Burgas në shtator

Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar..

botuar më 24-09-15 8.10.PD
Këdrinka Këdrinova

Këdrinka Këdrinova zyrtarisht mori detyrën si anëtare e Këshillit të Mediave Elektronike

Anëtarja e re e Këshillit të Mediave Elektronike, Këdrinka Këdrinova, nga kuota e presidentit, u prezantua zyrtarisht në mbledhjen e Rregullatorit të Mediave më 12 shtator, njoftoi reporterja e BNR, Maria Kostova. Me dekret të kreut të shtetit..

botuar më 24-09-13 10.22.PD
Drejtori i BNR-së Milen Mitev (majtas) me Akademikun Julian Revallski

Radioja Kombëtare Bullgare dhe Akademia Bullgare e Shkencave do të bashkëpunojnë në promovimin e botimeve për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Akademia Bullgare e Shkencave nënshkruan një Memorandum mbi bazën e të cilit do të bashkëpunojnë dhe do të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për të promovuar veprimtarinë shkencore dhe kërkimore të..

botuar më 24-09-12 4.49.MD