Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Magjia e valleve popullore tërheq gjithnjë e më shumë njerëz të rinj

БНР Новини
Foto: BGNES

“Një forcë të pashtershme”, “një ndikim magnetik” – vështirë mund të përshkruash vetëm me disa fjalë vallet popullore bullgare dhe t’i fusësh në kufirin e një farë përcaktimi. Duke ruajtur anën shpirtërore të bullgarëve gjatë shekujve, ata janë një vitalitet dhe emocione pozitive, të gërshetuar në një ritëm të papërsëritshëm jo të drejtë. Kohët e fundit gjithnjë e më shumë njerëz të rinj, të tërhequr pikërisht nga magjia e valleve popullore, rizbulojnë pasurinë e tyre. Mes tyre është Maria Delimihaleva, për të cilën vallet popullore nuk janë vetëm një liri dhe çlodhje nga stresi i tepërt dhe tensioni, por edhe një karikim psikik.

Ndien një lloj të ri energjie dhe kur kapesh në valle me njerëzit pranë teje dorë për dorë, përmes teje sikurse kalon një farë tensioni prej një energjia elektrike dhe ndihesh si një e tërë me ta – shënon Maria. – Të pushtuar nga po ky pasion, përfshihemi në ritmin e valleve popullore bullgare. Vetëm një njeri i cili nuk është afruar pranë kësaj magjie të valleve, nuk ka sesi ta kuptojë. Përveç kësaj kontaktet, të cilat i krijon me njerëzit e tjerë janë të shkëlqyera. Ne vendosëm miqësi të shkëlqyera me të gjithë këta njerëz, të cilët kanë vendosur t’i përkushtojnë një pjesë nga koha jonë pikërisht valleve popullore. Vetë unë gëzohem se, në kohën e sotme gjithnjë e më shumë njerëz të rinj tregojnë interes ndaj folklorit bullgar, kanë dëshirë ta mësojnë, të zhyten në të, në atmosferën e tij. Kjo është një pjesë prej nesh, nga thelbi ynë, nga kjo të ruhemi me të vërtetë si popull, si njerëz të cilët kanë një trashëgimi të vlefshme. Prandaj më sjellin një kënaqësi të madhe, sepse përmes valleve kontribuojmë të ruhet diçka prej nesh, nga jeta jonë, nga kultura jonë. Në këtë mënyrë kthehemi në ruajtës dhe mbrojtës të folklorit bullgar, të traditave bullgare.

Për njerëzit të cilët njëherë janë afruar me ritmet e valleve popullore bullgare, kënaqësia në çdo një drejtim është e pakrahasueshme.

“Me siguri vallet kanë një ndikim pozitiv mbi frymën e njerëzve, pasi sjellin një emocion dhe energji kaq të madhe-është i bindur Danko Poljakov, i cili të paktën dy herë në javë ndan kohë për valle popullore. Nuk ka sesi të mos fillosh të mendosh në mënyrë më pozitive, të ndërmarrësh më pozitivisht gjërat, të mundohesh të jesh një e tërë me të tjerët, sepse vallet popullore janë diçka individuale. Që të mund të hysh në ritëm, ti duhet të jesh në sinkron me të tjerët, të mund  të gjesh lidhjen me ta, nganjëherë të lësh pas dore emocionet dhe gjendjen tënde personale, të zgjasësh dorë drejt njeriut, i cili mbase në këtë moment nuk është në gjendjen e duhur shpirtërore. Për mua personalisht ka një ndikim shumë pozitiv, më bën më të duruar  ndaj njerëzve rreth meje, më të përgjegjshëm dhe një pjesëmarrës të drejtpërdrejtë. Të paktën për kohën në të cilën luaj valle sikurse transportohem  në një përmasë tjetër. Atëherë që të gjithë harrojmë gjërat e vogla nga ditët e përditshme. Bile kur takojmë ndonjë farë vështirësish, në vend që të dëshpërohem, stimulohem të zhvillohem, të ndryshoj, të përvetësoj të renë. Një ndikim pozitiv  ka dhe e qeshura, sepse ne me të vërtetë dëfrejmë bile, kur takojmë vështirësi gjatë mësimit të hapave ose koordinimin e lëvizjeve të duarve dhe të këmbëve.”

Për njerëzit, të cilët shkojnë rregullisht në vallëzimet popullore, emocioni vazhdon dhe pas provave. Ata udhëtojnë bashkë jo vetëm nëpër Bullgari, por dhe në vendet fqinje ballkanike, ku rregullisht organizohen ngjarje folklorike. Nuk i lënë pas dore dhe ditët e pushimit, që të mund të përmbushen me një energji pozitive në natyrë, të mund të çlodhen dhe të vallëzojnë në të hapur.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..

botuar më 24-08-11 10.15.PD

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD

Festivali i qëndistarisë paraqet traditën e qëndisjes në fshatin Vardim

Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..

botuar më 24-07-27 7.35.PD