Gjatë disa ditëve të fundit të muajit korrik Sofja është shumë e larmishme. Shkaku është aktiviteti i radhës kulturor në kryeqytet – festivali Folklorik Ndërkombëtar “Vitosha-2017”, i cili zhvillohet nga 21 deri në 25 korrik.
"Grupet koreografike që marrin pjesë në edicionin e sivjetshëm të 21 të festivalit janë nga të gjitha kontinentet, bëri të ditur Nestor Nestorov, drejtor i festivalit. Kemi ftuar nga Evropa përfaqësues të Letonisë, Bosnjës e Hercegovinës, Shqipërisë, Sllovakisë. Këtu është edhe ansambli shtetëror i Gjeorgjisë. Nga më larg kanë mbërritur ansamblet nga Ekuadori, India, Argjentina. Sivjet për herë të parë erdhën miq nga Singapori. Grupet janë gjithsej 16 me mbi 500 pjesëmarrës, tha zoti Nestorov dhe shtoi: Përpiqemi që çdo vit ta provokojmë interesin e publikut, prandaj këtë herë gjatë defileut në bulevardin qendror “Vitosha” martuam një çift. Ata e bënë martesën në kishën “Sveta Nedelja” /“Shën e Diela”/ me zakone tradicionale dasmore."
Kënço Kënçev, kryeekspert në rajonin e kryeqytetit “Vitosha”, shtoi:
"Sivjet kemi gjithashtu përfaqësues të Kilit, të ishullit Guam, të Brazilit, Indonezisë, Kinës dhe të pikëve të tjera të planetit. Të gjitha grupet janë në Sofje për herë të parë, sepse për 21 vjet drejtori i festivalit Nestor Nestorov gjithmonë ka ftuar pjesëmarrës të rinj."
Si zakonisht, konkurrenca për kupën e festivalit ishte e ashpër, sepse të gjitha ansamblet janë mbajtës të çmimeve kombëtare dhe botërore. Juria ndërkombëtare e vlerësoi shumë lart ansamblin shtetëror gjeorgjian “MTSERVALI”, i cili përveç shfaqjes së tij të shkëlqyeshme, paraqiti kostume shumë të bukura tradicionale.
Edicioni i 21 i festivalit folklorik ndërkombëtar “Vitosha” u organizua nën egjidën e Federatës së Festivaleve Koreografike Ndërkombëtare (FIDAF), kurse mikpritësi është ansambli “Sofja 6”, i krijuar nga Nestor Nestorov gjatë vitit 1976. Kryeudhëheqësi artistik është Nikollaj Nestorov. Nën udhëheqjen e tij ansambli ka fituar shumë çmime në vend dhe jashtë shtetit. Ndër ato më prestigjioze janë “Çmimi i madh koreografik i Sofjes” për vitin 2008 dhe 2009, “Palma – 2009” në Palma de Mallorca, “Karagjozi i artë” gjatë vitit 2010 në qytetin Bursa të Turqisë, “Gran Pri” në Konkursin e madh aziatik të valleve popullore në Kore (2010).
Pas mbrëmjeve kryesore të konkursit grupet do të kenë më pak shfaqje dhe më shumë kohë për argëtime, ekskursione dhe kontakte me miq interesantë dhe të rinj.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Organizatorët e Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Vitosha 2017”
Shoqata Arkeologjike Bullgare “Ivan Venedikov” i dërgoi një qëndrim Patrikut Daniill në lidhje me thirrjen e tij publike për ndërprerjen e traditës së vallëzimit mbi prush të quajtur nestinarstvo , njoftoi gazetarja e BNR-së Maria Fileva. "Zoti..
Më 23, 24 dhe 25 maj, në sheshin “Svoboda” nëqytetin Dobriç (Bullgaria Verilindore) do të mbahet një Festival i Zanateve dhe Arteve. Artistë nga i gjithë vendi do të marrin pjesë në të, duke prezantuar traditat dhe kulturën bullgare. Së bashku..
Tradita ortodokse bullgare përcakton që në ditët e festave të mëdha të krishtera të bëhet një dhurim vullnetar, i quajtur gjithashtu kurban. Në thelb, kjo është shpërndarja e ushqimit ndërmjet të krishterëve, ushqim që ka një qëllim të veçantë lutjeje...