Turqia do të verë në veprim “Planin e saj B” për Qipron
Gazeta greke Ekathimerini pohon se duke ju referuar informatave të pavërtetuara , se pas dështimit të bisedimeve për bashkimin e dytë të Qipros më herët gjatë këtij muaji Turqia do të verë në veprim “Panin e vet B” në provë të rinovojë statusin ndërkombëtar të pjesës së okupuar veriore të ishullit. Autoritetet turke diplomatike dhe ushtarake tanimë kanë marrë instruksion për përgatitjen e iniciativave të reja, të cilat përfshijnë plan për hapjen e Varoshës fantazmë: pjesa e braktisur jugore të qytetit Famagusta, dhe tu lejojnë mijëra refugjatëve nga Qiproja greke të mund të kthehen.
VMRO-DPMNE nuk do të përkrahë traktatin për një fqinjësi të mirë me Bullgarinë
VMRO-DPMNE mori vendim të mos të përkrahë nënshkrimin e ardhshëm të traktatit për një fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Sipas partisë opozitare, midis të dyja shteteve mbeten disa çështje të hapura sa i përket identitetit të popullit maqedonas, Bullgaria nuk e njeh gjuhën maqedonase por e konsideron si një dialekt të gjuhës bullgare, kurse kërkesa e Sofjes për ndryshime në librat maqedonase të historisë, paska për qëllim që personalitete të rëndësishme historike dhe ngjarje në Maqedoni të paraqiten si një pjesë nga historia e Bullgarisë. Duke reaguar mbi pozitën e VMRO-DPMNE, Bashkimi drejtues Socialdemokrat i Maqedonisë i drejtoi apel VMRO-DPMNE të ndalojë politikën e vet të papërgjegjshme dhe tregoi përgjegjësi, duke punuar për zgjidhjen e çështjeve të hapura të cilat janë në interes të zhvillimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe hapjen e perspektivave euroatlantike për atdheun.
Perspektiva euroatlantike e Maqedonisë dhe e Bosnjë dhe Hercegovinës po përshpejtohet
Një analizë të Institutit Ndërkombëtar të Ljubljanës për studimet juglindore dhe ballkanike/IFIMES/ nxjerr konkluzionin se, përgatitja e Maqedonisë dhe e Bosnjë dhe Hercegovinës për anëtarësi në NATO dhe në Bashkimin Evropian do të përshpejtohet. Sipas informatave jozyrtare të autorëve të analizës, në Bruksel dhe në Uashington tanimë janë përgatitur vendime për ndryshime në marrëveshjen e Dejtonit , me të cilën ju vu fund luftës në Bosnjë gjatë vitit 1995. Mbase po bëhet fjalë para së gjithësh për pjesën e cila është e lidhur me lidhjet e posaçme paralele midis shteteve, të cilat kanë nënshkruar dokumentin. Këto vendime sipas IFIMES, vizojnë më tepër Serbinë, për shkak të përmbajtjes së saj ndaj NATO-s dhe lidhjet e ngrohta politike me Rusinë.
Një ministër në Beograd pohon se serbët nuk janë “kali i Trojës” të Rusisë në Evropë
Ministri serb për një integrim evropian Jadranka Joksimoviç deklaroi në një intervistë për gazetën “Veçerne novosti” se ,serbët nuk janë “kali i Trojës” të interesave ruse në Evropë”, pavarësisht se Beogradi vlerëson përkrahjen e cila i tregohet nga ana e Moskës. Në lidhje me kërkesën e Letonisë për rishikimin e politikës të zgjerimit të Bashkimit Evropian drejt vendeve, të cilat bisedojnë për anëtarësi, por marrin pjesë në mësime ushtarake me Rusinë”, Joksimoviç komenton se, kjo kërkesë duhet të shikohet në kontekstin e faktit se, disa shtete baltike kanë një qëndrim të ndryshëm ndaj Moskës për shkak të së kaluarës së vet historike. Nga ana tjetër Serbia ka pasur shumë më tepër stërvitje të përbashkëta ushtarake me vendet nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, sesa me Rusinë shënoi Joksimoviç.
Në qoftë se parlamenti i ri në Kosovë nuk zgjedh kryeministër në tre rrethet, do të pasojnë zgjedhje të reja
Në qoftë se parlamenti në Kosovë nuk mundet të zgjedh kryeministrin e ri në kuadrin e tre rretheve , vendi do të arrijë deri në zgjedhje të reja, paralajmërojnë nga mediet vendase. Në qoftë se në rrethin e parë nuk zgjidhet kryeministër, grupi më i madh parlamentar ka të drejtë të propozojë kandidat për postin akoma dy herë. Dhe në qoftë se dhe rrethi i tretë është pa sukses, do të arrihet deri në zgjedhje të reja. Mbledhja, në të cilën grupi më i madh parlamentar duhet të propozojë kandidat për kryeministër , është caktuar nga presidenti Hashim Taçi për më 3 gusht. Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 11 qershor më i madh është grupi parlamentar i koalicionit PAN/ Partia Demokratike, Aleancë për të ardhmen e Kosovës dhe Iniciativa për Kosovën/ e cila ka fituar 39 mandate deputetësh.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..