Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiret në Ballkanin Qendror – një gllënjkë ajër dhe shikim drejt historisë

БНР Новини
Manastiri i Drjanovos
Foto: bulgariatravel.org

Deri në manastiret në Ballkanin Qendror nuk arrihet në shtigjet e njohura. Mund të kalosh vite me radhë pranë tyre, deri sa një ditë rastësia, kureshtja, shikimi i rastit ndaj një pamjeje të bukur, ose një ftesë miqësore të devijojnë nga itineraret e zakonshme turistike, që të gjendesh në një shteg të ngushtë malor, i cili të çon në bota të tjera.

Ndër to është itinerari piktoresk, i cili kalon përmes disa prej rajoneve më të bukura të Bullgarisë Veriore – midis detit prej kodrash dhe pyjesh të Predballkanit dhe malit Stara Pllanina në drejtim të Parkut Kombëtar Ballkani Qendror. Qëllimi kryesor janë shtatë manastiret e malit Stara Pllanina – Manastiri i Gllozhenes, manastiri i Trojanit, Manastiri i Novo Sellos, Manastiret e Batoshevos, Manastiri Sokollski dhe ai i Drjanovos. Po të keni më shumë kohë do të përfshini në itinerar edhe Kompleksin etnografik Etëra afër qytetit Gabrovo, shpellën “Baço Kiro” dhe shtegun ekologjik mbi Manastirin e Drjanovos.

Manastiri i Trojanit

Fillimi i vërtetë i udhëtimit në kohë është qyteti Jabllanica, por jo vetëm për shkak të llokumit dhe hallvës së shijshme. Që nga atje fillon shtegu për fshatin Mallëk Izvor, ku është devijimi për objektin e parë – Manastiri i Gllozhenes, i cili është dislokuar në pjesën veriore të malit Stara Pllanina.

Sipas legjendës manastiri është ndërtuar gjatë shekullit XII nga princi ukrainas Georgi Glozh me ndihmën e mbretit Ivan Asen II. Në manastir është strehuar shumë herë letrari bullgar Vasill Drumev. Deri në manastir mund të arrihet me automobil dhe me këmbë. Ngritja larg në shteg është e vështirë. Besohet se të gjithë që kanë arritur atje bëhen gjysmë haxhi, por askush nuk thotë nëse po të ngitesh atje dy herë do të bëhesh një haxhi i vërtetë. Po të hysh në vetë manastirin do të kuptosh se je në shkëmb. Brenda mund të shohësh vetëm vrimën, ku është shtegu, i cili të çon drejt vendit, ku dikur fshihej Apostulli. Ndërsa, po të hedhësh një shikim drejt shkëmbinjve përballë, do të ndihesh sikurse je në ajër.

Befasimi i madh i itinerarit është kërkimi në rrugicat e vogla i qytetit Aprillci në rrugën drejt Manastirit të Novo Sellos. Ai është manastiri i parë i ndërtuar gjatë Rilindjes derisa një pjesë e madhe e manastireve të tjera janë që nga epoka para Rilindjes.

Manastiri i Novo Sellos ndodhet në lagjen Novo Sello të qytetit Aprillci dhe është ndërtuar gjatë shekullit të XIX nga qytetarët më të pasur. Bijat e disa prej tyre kanë qenë murgeshat e para të manastirit. Ai ka një histori të shkurtër dhe shumë të trishtuar – ai ka qenë në qendër të betejave të Kryengritjes së Prillit kundër zgjedhës turke. Atje u krijua Republika e Novo Sellos që vazhdoi së funksionuari në vazhdim të nëntë ditëve. Sot ky manastir duket si një kënd parajse – një oborr i bukur, një çezmë përpara, katër bredha, të cilat sikurse dalin nga muret e kishës dhe e bëjnë pamjen edhe më të bukur.

Mbi lagjen Ostrec, në fund të Aprillci rruga përsëri na çon lart, që të gjendemi para majës më të larë të malit Stara Pllanina Botev (2376 metra). Mund të ndaloni në rrugë, që të bëni një fotografi të përbashkët në “Urën e Luanëve” në fshatin Selishte.

Sigurisht që ura është më e ngushtë nga ura me të njëjtin emër në Sofje dhe luanët janë dy, por janë si të vërteta. Pas kësaj vazhdojmë drejt Manastirit të Batoshevos për meshkuj, i cili gjendet lart rreth 10 kilometra në gjirin e malit.

Manastiri është themeluar gjatë shekullit të XIII nga Patriku bullgar gjatë udhëheqjes së mbretit Mihail II Asen (1246 – 1256). Gjatë Rilindjes atje u krijua një prej shkollave të para mondane, ku kanë mësuar ati Matej Preobrazhenski – Mitkalloto (Bredhësi) dhe Baço Kiro Petrov. Ka gjithahstu Manastir të Batoshevos për femra, i cili ndodhet në vetë fshatin Batoshevo afër rrugës.

Në fund të itinerarit tonë arrijmë edhe te Manastiri Sokollski mbi Etër, rreth 15 km në jugperëndim të Gabrovos në krahinën Sokollova Peshtera (Shpella e Sokolit). Lokacioni i tij, si dhe krijuesi i tij dhe ugumen i parë, Arkimandriti Josof Sokollski ia kanë dhënë emrin e manastirit.

Pasi hyni brenda, gjëja e parë që shikoni është oborri i bukur. Në mes tij, në plan të parë është çezma unikale, pothuaj e rrumbullakët, e ndërtuar nga mjeshtri Kolju Fiçeto. Ajo ka tetë qyngje me formën e sokolave. Do të shikoni gjithashtu shumë monedha, të hedhura nga vizituesit, që të kthehen përsëri. Në dallim të manastireve të tjera, këtu ka një përjashtim sa i përket arkitekturës dhe ndërtimit – në mes të oborrit në vend që të jetë kisha, është çezma me sokolat.

Vetë kisha ndodhet më poshtë, në një shesh më të ulët. Ajo ka piktura shumë të bukura murale brenda dhe jashtë, të krijuara nga mjeshtërit vendas nga fshati Shipka para një shekulli e gjysmë. Sipas disa të dhënave në këtë vend që nga koha e Mbretërisë së Dytë Bullgare (1185 – 1396) ka pasur një manastir shkëmbor dhe nuk është e rastit se në vendin e njëjtë është krijuar përsëri manastir.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: BGNES, Wikipedia, opoznai.bg, bulgariatravel.org, apriltsi.net



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD