Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vëllço Ivanov: “Piktorët me furçën e tyre e rikrijojnë folklorin tonë, derisa ne e bëjmë këtë me këngët”

Foto: arkiv personal

Vëllço Ivanov është një këngëtar, i cili e prek thellë shpirtin e dëgjuesit me timbrin e tij të ngrohtë prej kadifeje, me teknikën e përsosur të ornamenteve muzikore. Skenat e para për të kanë qenë tubimet fshatare, në një moshë shumë të re – 15-vjeçare. Që prej atëherë publiku e do shumë. Për adhuruesit e muzikës së tij këngët e Vëllço Ivanovit janë “balsam për shpirtin”, kurse për kolegët e tij ai është “zëri i artë”, „njeriu magjepsës i krahinës së Trakisë, “legjenda e gjallë e këngës trake”.

Vëllçi Ivanov ka lindur në fshatin Trakia, Bullgari Jugore – 30 kilometra në jug të qytetit Stara Zagora. Ai tregon se akoma në fëmijëri këngët i bënin atij përshtypje shumë të madhe, me interes dëgjonte gratë në ndejat e mbrëmjeve, dhe përpiqej t’ikëndonte si to dhe pak nga pak grumbullonte një repertor të vet. „E ndjeja këtë se po të vazhdoja në të njëjtën mënyrë, kënga do të më çonte në një rrugë tjetër, të ndryshme nga rrugët e bashkëfshatarëve të tjerë të mi” – janë fjalët e Vëllço Ivanovit.

Dhe fati nuk vonoi ta ndihmojë. Një takim i rastësishëm me këngëtaren popullore dhe redaktoren muzikore në Radion Shtetërore të qytetit Stara Zagora Petkana Zaharieva e inkurajoi të riun të vazhdojë veprimtarinë muzikore. Në vitin 1963 me ndihmën e saj Vëllço Ivanovi bëri incizimet e para në radio. Hapat e mëtejshme ishin incizimet në Radio Plovdiv dhe në Radion Kombëtare Bullgare në Sofje. Më se 150 janë këngët e tij – xhevahire të vërteta të stilit karakteristik për krahinën e Trakisë. Një etapë e rëndësishme e jetës së tij dhe e grumbullimit të përvojës qe puna e tij si solist i ansamblit të qytetit Dimitrovgrad dhe i ansamblit “Kitna Trakia” të qytetit Haskovo. Ka pasur koncerte me muzikantët më të mirë të Trakisë: me orkestrën e Ivo Papazovit, “Kanarite”, “Rodopi” e shumë të tjerë. Motoja e tij gjithmonë ka qenë “Le të këndohen këngët e mia” dhe prandaj me gatishmëri iu dhuron këngët e repertorit të vetë këngëtarëve të tjerë. 

СнимкаSivjet Nikollaj Çapanski – drejtues i programeve folklorike në Radio Plovdiv, i cili merret me veprimtari botuese, mblodhi në një libër kujtime për jetën dhe krijimtarinë e Vëllço Ivanovit – kujtime të kolegëve dhe adhuruesve për kontributin e tij për muzikën tradicionale. Janë botuar dhe disa nga këngët e tij më të preferuara me nota – një dhuratë e vërtetë për këngëtarët e rinj.

Me rastin e përvjetorit të 70-të të Vëllço Ivanovi dhe të krijimtarisë tij gjysmëshekullore mblodhëm në një libër këngët e tij më të mira” – tregoi Nikollaj Çapanski. „Idenë na dha një adhurues i këngëtarit. Zakonisht përqendrohemi kryesisht mbi gjërat që tingëllojnë në mënyrë moderne dhe shqetësohem se kështu mund të harrojmë shumë gjëra të vjetra me vlerë të lartë. Më bëri përshtypje të madhe rruga krijuese e Vëllço Ivanovit. Incizimet e tij të para i ka bërë në një moshë shumë të re dhe ka lënë pas vetes një thesar  të madh prej këngëve dhe shumë koncerte. Për herë të parë u takova me të në lidhje me punën time në radio. Unë gjithmonë dëshiroj t’i njeh personalisht të gjithë muzikantët, muzikën e të cilëve e prezantoj në programet e mia. Disa herë kam qenë gjithashtu mysafir në shtëpinë e tij. Ai më tregoi shumë fletore, kaseta me muzikë, gazeta me artikuj për të. Isha në fshatin e tij të lindjes Trakia dhe atje pashë ngrohtësinë, me të cilën bashkëfshatarët e Vëllço Ivanovit e pranojnë. Atëherë ata vetë më pyetën se kur do të bëjë diçka për “Vëllçonë tonë”. Grumbullova shumë informacion, përdora intervista të vjetra të tij nga vitet, kur ai ka bërë incizime në Radio Plovdiv. Urimi im ndaj Vëllços është: të mos ndahet kurrë nga kënga. Nuk i uroj njohje. Njohjen ai tashmë e ka. Në të kaluarën titulli “këngëtar popullor” nuk jepej lehtë. Më parë populli duhej të të vlerësonte dhe të të njihte. Vëllço Ivanov nuk ka arsim muzikor, mirëpo pas vetes ka lënë aq shumë këngë – kjo është më e vlefshmja.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..

botuar më 24-08-11 10.15.PD