Sipas Turqisë referendumi në Irakun e Veriut është një aventurë e rrezikshme
Kryeministri i Turqisë Binali Jëldërëm bëri të ditur se referendumi në Irakun Verior është një vendim i gabuar, i cili do të çonte në pasoja shumë të këqija. Që nga vetë fillimi Turqia paralajmëron se zhvillimi i këtij referendumi është i papranueshëm, por paralajmërimet e saj nuk merren parasysh, megjithëse tërë bota dhe shtetet fqinje gjithashtu janë kundër, komentoi Jëldërëm para gazetarëve. Ai saktësoi se Ankaraja do t’i përshtatë veprimet e saj me pozitat e Teheranit dhe të Bagdadit dhe shtoi se qeveria e Turqia i shqyrton të gjitha variantet e mundshme të zhvillimit të ngjarjeve. Një ditë para deklaratës Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë e shpalli referendumin në Irakun Verior të paligjshëm dhe të palejueshëm.
Presidenti i Rumanisë shtyu vizitën e vet në Ukrainë
Presidenti i Rumanisë Klaus Johanis bëri të ditur se e ka anuluar vizitën e vet në Ukrainë, të planifikuar për datën 1 tetor, si dhe pritjen e Kryetarit të Parlamentit të Ukrainës në Bukuresht, si shenjë proteste kundër heqjes së mësimit të gjuhës amtare nga minoritetet në Ukrainë. Reforma, e miratuar në fillim të shtatorit nga Parlamenti në Kiev, i shqetëson tashmë disa javë jo vetëm autoritetet në Rumani, por edhe ato në Greqi, Hungari dhe Bullgari. Me një letër të përbashkët javën e kaluar Bullgaria, Hungaria, Rumania dhe Greqia u bënë thirrje autoriteteve ukrainse për ta anuluar reformën.
Vuçiç e caktoi anëtarësimin në BE si prioriteti i tretë i Serbisë
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç e caktoi anëtarësinë e Beogradit në BE si prioriteti i tretë i vendit. Në fjalimin e vet para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Presidenti deklaroi se zgjidhja e çështjes së Kosovës është prioriteti i parë i Serbisë, në vend të dytë ai vuri zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e hapësirës unike ekonomike ballkanike. Si prioritet i tretë, jo më pak i rëndësishëm nga dy të parat, Vuçiç shënoi aderimin e Serbisë në BE. Deri tani integrimi evropian konsiderohej nga Beogradi si qëllimi kryesor i politikës së jashtme të vendit.
Ndërmjetësi Nimic: Shkupi dhe Athina kanë vullnet për ta zgjidhur çështjen lidhur me emrin e Maqedonisë
Gjatë disa muajve të fundit marrëdhëniet mes Shkupit dhe Athinës janë duke u përmirësuar dhe po vëzhgohet një vullnet i mirë edhe nga të dyja anët për zgjidhjen e çështjes lidhur me emrin e Maqedonisë. Këtë e deklaroi ndërmjetësi në debatet në fjalë dhe përfaqësues i posaçëm i OKB-së Matju Nimic në një intervistë për Agjencinë e Pavarur Ballkanike të Lajmeve (Indipendant Balkan News Agency – IBNA). Në këtë kontekst ndërmjetësi shprehu shpresë për shpejtimin e bisedimeve më vonë këtë vit. Dy shtetet tashmë deklaruan se kanë interes për këtë, vuri në dukje Nimic, por shënoi se edhe të dyja anët vazhdojnë të kenë “vija të kuqe”, të cilat nuk mund të kalohen.
Të akuzuarit për grushtin e shtetit në Malin e Zi i akuzuan gjyqtarët për anësi
Lideri i opozitës së Malit të Zi Milan Knezheviç deklaroi në seancën gjyqësore të procesit për grushtin e shtetit se nuk mund të njohë një gjykatë, e cila u nënshtrohet urdhrave të bëra nga nivelet e larta. Avokati i Knexheviçit kërkoi prapësimin e Kryetares së Gjykatës Suzana Mugosh, të gjyqtares Dragica Vukoviç, si dhe të Kryetarit të Gjykatës së Lartë Boris Saviç. Sipas mbrojtjes, gjyqtarët janë pala të interesuara, sepse janë të afërm të përfaqësuesve të shërbimeve speciale, të cilat do të punojnë aktivisht deri në grumbullimin e provave për procesin. Seanca tjetër është më 27 shtator, në qoftë se deri atëherë mbrojtja e të akuzuarve nuk parashtron kërkesë zyrtare për ndërrimin e kolegjit të gjyqtarëve. Në procesin për grushtin e shtetit në Malin e Zi marrin pjesë 14 veta, ndër të cilat ka liderë të “Frontit Demokratik” në opozitë dhe dy shtetas rusë. Shtetasit rusë janë akuzuar për financimin e proces për grusht shteti dhe për planifikimin e vrasjes së Milo Xhukanovipit.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: BGNES
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..