Pjesa jugore e malit Pirin njihet me format e çuditshme të reliefit, sidomos në rajonin e qytetit Mellnik, nja 180 kilometra në jug të Sofjes, ku ngrihen të ashtuquajturat Piramida të Mellnikut. Ato janë të formuara nga shtresa bardhë e gri të rërës dhe të deltinës. Në vitin 1960 ato u shpallën fenomen natyror. Ato formime shkëmbore, edhe më sot vazhdojnë të ndryshojnë format e tyre si rezultat i gërryerjes provokuar nga veprimi i ujit, erës, ngrohtësisë dhe ftohtësisë.
Ndër reliefin interesant dallohen shkëmbinj deri në 7 – 8 metra, të cilët u ngjajnë koneve, pallateve, figurave të ndryshme, të cilat dallohen nga njerëzit me imagjinatë më të madhe.
Ka edhe piramida tipike, të formuara nga copëzat e shkëmbinjve. Ato formojnë shtylla, të cilat fitojnë pamjen e koneve.
Formimi e këtyre krijesave u detyrohet shtresave të deltinës grumbulluara mbi sipërfaqen. Pas lagies dhe tharjes që përsëritej shumë herë, deltina formon disi një suva të natyrshme nga 1-2 centimetra, e cila ka funksione mbrojtëse. Lartësia e disa prej piramidave arrin deri në 100 metra, ndërsa mbi majat e tyre shihen bimë të llojllojshme, llojet e të cilave janë të ndikuar nga klima mesdhetare.
Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve, rajoni është vend i strehimit të 32 llojeve zogjsh të përfshirë në Ligjin e Larmisë Biologjike. Për ta kërkohen masa speciale të mbrojtjes. Prandaj Piramidat e Mellnikut janë me rëndësi botërore si një rajon përfaqësiv i Zonës Mesdhetare Biogjeografike.
Sipas ornitologëve, rajoni është me rëndësi të madhe për zogjtë, për nga karakteri i bimësisë – kullota, shkurre, pyje. Bota bimore në rajon është nën ndikimin e klimës mesdhetare dhe nuk haset askund tjetër në Bullgari. Ky gërshetim i pasurive natyrore cakton edhe larminë e llojeve, karakteristike për Zonën Mesdhetare Biogjeografike, si për shembull përqeshësi i madh i ullinjve (Hippolais olivetorum). Rajonet tipike të strehimit të tyre janë kullotat me shkurre. Mënyra tradicionale për rritjen e hardhive krijon kushte të mira për cerlën e kopshtit (Emberiza hortulana) dhe drenjën e fushës (Anthus campestris), të cilat bëjnë foletë e tyre në mes tyre. Aty haset edhe një zog tepër i bukur grifsha e detit (Coracias garrulus), e cila është karakteristike për pjesët jugore të Evropës.
Në rajon hasen edhe shpendë grabitqar, të cilët bëjnë foletë e tyre në pjesët jugore të malit Pirin dhe shfrytëzojnë fushat dhe kullotat për të gjetur ushqim.
Ja përse është me rëndësi që ato terrene të mirëmbahen në mënyrë të natyrshme, pa kimi dhe produkte të tjera agresive, të cilët asgjësojnë në mënyrë të qëndrueshme bazën ushqimore të zogjve. Për shembull blegtoria dhe rritja e hardhive në rajon në mënyrë të natyrshme mirëmbajnë vendet e strehimit të zogjve. Po rritet numri i njerëzve, të cilët kërkojnë produkte ekologjike, pavarësisht, se janë më të shtrenjta. Prandaj edhe banorët vendas dëshirojnë të ruajnë mënyrën e tyre të jetesës dhe të rritjes së produkteve të pastra. Për ta rrjeti ekologjik Natyra 2000 ofron mundësi suplementare në kuadrin e programeve “Zhvillim të ambientit rrethues” dhe “Zhvillimi të rajoneve fshatare”. Për fat të keq pak janë ata të cilët arrijnë të plotësojnë kërkesat burokratike dhe të shumta evropiane. Dhe shkak për këtë janë pengesat e shumta institucionale. Edhe bujqit të cilët një herë e kanë kaluar këtë rrugë të vështirë, refuzojnë prapë të kërkojnë ndihmë nga fondet evropiane. Dhe ndoshta ky është një nga shkaqet se absorbojmë mezi 30 për qind prej mjeteve të siguruara në ato fonde.
Mbetet vetëm shpresa, se njerëzit e rajonit nuk do t’u shesin pronën biznesmenëve të mëdhenj, të cilët ndoshta do të shndërrojnë këtë pasuri natyrore në ndonjë fushë për golf, ose ndonjë park me gjeneratorë të erës.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Darina Grigorova, BGNES, bg.wikipedia.org
Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..
Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në..
Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov , themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë..
Bullgaria merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit CMT Shtutgart. Forumi zhvillohet nga data 18 deri më 26 janar 2025 dhe theksat kryesore..