Më 3 tetor kryeministrat e Bullgarisë Bojko Borisov, Greqisë Aleksis Cipras dhe Rumanisë Mihaj Tudose dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç diskutuan pozitat e përbashkëta për të ardhmen e Ballkanit. Takimi është pjesë e një politike ambicioze ballkanike të Sofjes, e cila kohët e fundit u shpreh në një sërë veprimtarish.
Para më pak se sa një muaji ministri bullgar i transportit nënshkroi me homologun e tij grek memorandum për zgjerimin e projektit për korridor transportues midis porteve të Bullgarisë dhe Greqisë, ndërsa ministri energjetik zhvilloi bisedime me homologët e tij të Greqisë dhe Serbisë për projektet e gazit në rajon rreth të ashtuquajturit korridor vertikal të gazit midis Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë. Përveç takimit katërpalësh të nivelit të lartë, prapë më 3 tetor në Varnë, u mbajt dhe një mbledhje e përbashkët të qeverive të Bullgarisë dhe Rumanisë. Sot dhe nesër ministrja e jashtme Ekaterina Zaharieva ndodhet në Selanik për të marrë pjesë në takimin katërpalësh me homologët e saj nga Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia. Ky varg veprimtarish ka një vlerë të madhe duke marrë parasysh, se nga 1 janar i vitit të ardhshëm Bullgaria merr kryesinë e rotacionit të Këshillit të BE-së, programi i të cilët parashikon krahas veprimtarive të tjera edhe një takim të nivelit të lartë për Ballkan.
Pas bisedimeve të djeshme në Varnë, pjesëmarrësit shpallën, se arritën marrëveshje për bashkëpunim të barabartë midis katër shteteve në interes të prosperitetit dhe stabilitetit të Ballkanit. Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras komentoi, se bashkëveprimi i suksesshëm në energjetikë, transport dhe menaxhimin e krizave mund të ndryshojë perspektivat para regjionit dhe t’i jep atij një pamje tjetër. Nga ana e vet kryeministri i Rumanisë Mihaj Tudose e vuri theksin mbi domosdoshmërinë, që në energjetikë dhe në projektet infrastrukturore, katër shtetet të veprojnë si një e tëra. U arrit marrëveshje që Bullgaria, Greqia, dhe Rumania të bashkëpunojnë për afrimin e perspektivës për pranim të Serbisë në BE-në.
Presidenti Vuçiç shprehu falënderim për këtë përkrahje, por përfitoi nga takimi në Varnë dhe e shfrytëzoi si tribunë, nga e cila deklaroi, se sipas Beogradit Komisioni Evropian aplikon ndaj problemit për pavarësinë e provincës spanjolle Katalonija standarde, të cilat dallohen nga ato të aplikuara ndaj pavarësisë së Kosovës. Dialogu i Beogradit me Prishtinë është një kërkesë kryesore e Komisionit Evropian për pranimin e Serbisë në BE-në, prandaj kjo pakënaqësi shprehur nga presidenti Vuçiç i dha takimit një nuancë të veçantë politik. Së shpejti do të shikojmë, a nuk do të vështirësojë përpjekjet për shpejtimin e pranimit të vendit të tij në bashkim.
Ndryshe nga takime të tjera ballkanike, ai që u zhvillua dje në Varnë, nuk përfundoi me nënshkrimin e dokumenteve dhe në këtë kuptim është joformal. Mirëpo, kjo nuk zvogëlon rëndësinë e tij, sepse siç komentoi kryeministri Bojko Borisov, pjesëmarrësit në të dërguan mesazhin, se në Ballkan nuk ka fuqi të mëdha, sepse të gjithë janë të barabartë dhe marrëdhëniet e tyre do të zhvillohen ashtu, që rajoni të bëhet një shembull i paqes, stabilitetit dhe prosperitetit.
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaBullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov nga Komisioneri i ri i Komisionit Evropian (KE) për Mbrojtjen. Diskutimi strategjik i burimeve të..
Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime pozitive në Evropë dhe Bullgari nga politikat e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. 30.4% e..
Stërvitje e NATO-s në Ballkan pa pjesëmarrjen e Pentagonit, për shkak të qasjes së re të SHBA-së NATO po teston aftësinë e saj për t'u vendosur me shpejtësi në Evropën Lindore pa ndihmën e drejtpërdrejtë të SHBA-së, ndërsa Uashingtoni e ndryshon..
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA..