Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Bujar Osmani: Zgjedhjet vendore janë një provë për Shkupin në rrugëtimin drejt BE-së

Foto: BGNES

Maqedonia po ndodhet në një krize serioze politike dhe zgjedhjet e ardhshme vendore janë prova e parë para qeverisë së re në rrugën drejt integrimit evropian, tha Zëvendëskryeministri maqedonas për Çështjet Evripiane Bujar Osmani. Pas krizës politike që vazhdon tashmë 2 vjet, zgjedhjeve të parakohshme parlamentare gjatë dhjetorit të vitit 2016, shtyrjes së zgjedhjeve lokale me pothuaj gjysmë vit, dhunës në Kuvendin e Maqedonisë dhe formimit të qeverisë së Zoran Zaevit me përkrahjen e 3 partive të shqiptarëve etnikë, maqedonasit i presin zgjedhjet vendore me pritje të mëdha. Raundi i tyre i parë do të zhvillohet më 15 tetor, kurse i dyti – më 29 tetor.


Kriza e vizave Turqi – ShBA mund t’i drejtojë qytetarët turk në Sofje

Foto: BGNES

Kriza e vizave mes SHBA-së dhe Turqisë, në të cilën të dy palët pezulluan lëshimin e vizave jo-migratore në përfaqësitë diplomatike, drejtoi vëmendjen e të interesuarve ndaj jashtë shtetit. Ambasadori amerikan në Ankara John Bass shpjegoi se megjithëse në Turqi qytetarët nuk mund të aplikojnë për viza, ata mund ta bëjnë këtë në përfaqësitë diplomatike jashtë Turqisë. Turoperatorët komentojnë se kjo situatë mund të provokojë udhëtime të organizuara me qëllim lëshimin e vizave amerikane të shtetasve turk në Bullgari, Azerbajxhan dhe Gjeorgji. Çmimi për këtë shërbim jashtë shtetit do të jetë më i lartë. Marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve u tensionuan pas arrestimit më 4 tetor të një nëpunësi të Konsullatës amerikane në Stamboll me akuzë spiunazh dhe lidhje me anëtarë të lartë të lëvizjes së Fethullah Gjylen-it.


413 000 rumunë dhe bullgarë jetojnë në Britaninë e Madhe

Foto: express.co.uk

Sipas statistikës kombëtare britanike numri i rumunëve dhe bullgarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe është shtuar pothuaj 80%  krahas vitit 2014, kur ata kanë qenë 230 mijë. Sot ata janë 413 mijë veta. Në të njëjtën kohë vetëm 6200 janë britanikët, të cilët jetojnë në Rumani dhe Bullgari. Pjesa më e madhe e bullgarëve dhe rumunëve në Mbretërinë e Bashkuar punojnë në sferën e shërbimeve , në hotele, restorante dhe në fushën e ndërtimit. 18% të bullgarëve janë angazhuar në degën e financave ose punojnë në banka. 


Greva e mjekëve në spitalet shtetërore greke

Foto: BGNES

Mjekët në spitalet shtetërore në Greqi organizuan një grevë me kërkesa për rritjen e parave të parashikuara për shëndetësi. Sipas tyre gjendja e sektorit në Greqi është “kritike”. Sindikatat kërkojnë emërimin e më shumë mjekëve dhe subvencionime suplementare për qendrat mjekësore në ishujt e larguar. Për shkak të pagave të ulëta ishujt e vogël dhe të larguar kanë mbetur pa shërbim mjekësor.


Numri i ulët i fëmijëve të vaksinuar shqetëson pediatrët në Serbi

Foto: novosti.rs

Të shqetësuar nga rënia e numrit të fëmijëve të vaksinuar, pediatrët në Serbi u bëjnë thirrje të gjitha organeve kompetente shtetërore të hartojnë një plan kombëtar për luftimin e propagandës kundër vaksinave, informoi agjencia “Fokus”. Pedriatrët u drejtohen gjithashtu mediave me kërkesë që të informojnë në mënyrë objektive për efektet pozitive të vaksinimeve, duke evituar sensacionet dhe informacionet e paverifikuara.


Hashim Thaçi mori pjesë në paradën e parë të krenarisë në Kosovë

Foto: twitter.com/HashimThaciRKS

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mori pjesë në paradën e parë në përkrahje të komunitetit LGBT (lesbike, gej, biseksualë, transgjinorë) në shtet. Gjatë marshimit ai tha se “të gjithët kanë të drejta të barabarta”. Rreth 300 veta morën pjesë në të, duke mbajtur një flamur të madh me ngjyrat e ylberit – simbolin e komunitetit LGBT. Aktivistët për të drejtat e LGBT-së në shtet cituan të dhënat e një hulumtimi ndërkombëtar, sipas të cilit Kosova del të jetë vendi më homofobik në Ballkan, ku personat e këtij komuniteti janë diskriminuar në të gjitha fushat e jetës.

Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD