Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita e studentëve bullgarë na fton për një udhëtim interesant në Indi

БНР Новини

Në Galerinë “Allma Mater” u rregullua një ekspozitë me vepra të studentëve të diplomuar të Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”, të cilët brenda 15 viteve realizuan një specializim njëvjeçar në Institutin Qendror të Hindisë në qytetin Agra të Indisë. Në ekspozitën e titullua “Indija ime” prezantohen shumë fotografi, kolazhe të shoqëruara me tekste në gjuhën hindi dhe në të bullgare. Në to rikrijohen përjetimet e atyre, që patën fatin të njihen drejpërsëdrejti me këtë vend.  Disa prej teksteve përbëjnë rrëfime të sinqerta: “India – lopë. Nuk është e domosdoshme që të jesh indolog për të pasur këtë kombinim të qëndrueshëm në ndërgjegje. Vapë... Pluhur.... Parase të shkosh aty nuk e ke të qartë, nuk je gati. Gjithçka të sulet, të trullosë, të ndryshojë.”  Tekstet zbulojnë histori personale, emocionet e atyre, që zbuluan një kulturë të largët.

Снимка

СнимкаFotografitë janë atraktive” nuk fsheh emocionet një vizituesi dhe vazhdon:Më bënë përshtypje toleranca midis njerëzve, feve, edhe midis kafshëve dhe njerëzve. Autorët arrijnë të na prezantojnë se si komunikojnë jeta moderne dhe trashëgimia e së kaluarës. Dhe kjo sikur është një gjë e natyrshme për këtë vend, gjë që neve na mungon.

Pedagogët dhe studentët e specialitetit “Indologji” të Universitetit në vitin 2016 xhiruan një film dokumentar i kushtuar mësimdhënies së hindisë tek ne. Kuadro prej tij shfaqen në ekranin e vendosur në sallën e ekspozitës. “Si filmi, ashtu edhe fotografitë prezantojnë se si studentët bullgarë e shikojnë Indinë, kur arrijnë ta vizitojnë” – shpjegon Aleksandër Bogdanov – kurator i ekspozitës, pedagog në specialitetin “Indologji”. “Theksi i ekspozitës është mbi përjetimet që ka secili, kur e frekuenton Indinë” shpjegon Bogdanovi dhe vazhdon.

“Indija Ime” nuk duhet të pranohet në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, por si një lidhje, si një rrëfim. Ekspozita vjen të tregojë atë Indi, e cila formoi një lidhje më speciale më e thellë me secilin prej studentëve. Tekstet që shoqërojnë fotografitë me siguri nuk paraqesin plotësisht rëndësinë e Indisë për cilido prej pjesëmarrësve në ekspozitë.”

Fjalët dhe fotografitë vështirë mund të prezantojnë pasurinë e një kulture para atyre të cilët nuk dinë pothuajse asgjë për të. Mirëpo udhëtimi midis kontrasteve prezanton diçka më shumë se sa lidhja personale midis indologut dhe Indisë. Pranë fotografive të pamjes së pasqyruar në ujë të Taxh Mahallit, të plazhit në të cilin shihen si lopë, ashtu edhe varka, lexohet teksti:

Снимка

Për herë të parë tingujt e gjuhës së re pranojnë formë... Sikur ndonjë kujtim dhe realiteti i japin dorë njëri tjetrit... Të nxitojmë të jetojmë! Të nxitojmë të dashurojmë! Të nxitojmë t’u gëzohemi gjërave të vogla!... Miq...Kujtime...Fotografi...Buzëqeshje...Shi. Kjo Indi mbetet në zemër.” Mund të quani “rrëfime emocionale” ose thjeshtë “copëza nga bota” të gjitha ato fotografi dhe tekste, por ato pak ose shumë ndikojnë mbi spektatorin, mbi botëkuptimin e tij. Dhe në se qëndroni pak më gjatë para tyre do të zbuloni se ato inspirojnë jetë të dëshirave të sinqerta të harruara prej kohe. Secili që e frekuenton ekspozitën patjetër merr me vete të paktën një copë prej “Indisë sime”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD