Socialdemokratët fitojnë zgjedhjet në Maqedoni
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informoi se kandidatët e LSDM-së udhëheqin në 50 bashki në Maqedoni, kurse VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit – vetëm në 9 bashki. Për herë të parë Bashkimi Demokratik për Intergrim i Ali Ahmetit e tejkalon VMRO-DPMNE-në dhe fiton në 12 bashki. Dita zgjedhore kaloi në mënyrë të qetë dhe pa shkelje të konsiderueshme, pohojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Lideri i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë Zoran Zaev komentoi se dita e zgjedhjeve është një ditë e madhe për demokracinë dhe liritë në Maqedoni sepse e pohon ndryshimin në vend. Në zgjedhjet e mëparshme lokale partia VMRO-DPMNE-ja (e cila sot është opozitare) kishte përparësi të konsiderueshme në 58 bashki, kur Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë fitoi në vetëm 4 prej të gjitha 81 bashkive në shtet.
Sipas Presidentit Thaçi BE-ja ka qasje diskriminuese ndaj Kosovës
Në një intervistë për Deutsche Welle Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se qëndrimi i Bashkimit Evropian është absurd dhe i turpshëm në raport me qytetarët e Kosovës dhe institucionet e Kosovës. Presidenti theksoi ne nuk kemi kërkuar as më pak e as më shumë sesa të trajtohemi barabartë sikurse vendet e tjera të rajonit e jo të dyfishohen kriteret”. Pyetjes se çfarë pret nga faza e fundit e dialogut me Serbinë, duke pasur parasysh këtë qasje nga ana e Bashkimit Evropian, Thaçi tha se qëllimi është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe me shtetet e tjera të rajonit, kështu edhe orientimi euroatlantik i Prishtinës. Prandaj Kosova nuk do të lejojë që Serbia të lëvizë drejt BE-së, kurse Kosova të mbetet në pozicionin zero.
Vuçiç: Me shqiptarët na duhet një marrëveshje 200 vjeçare
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç komentoi në një intervistë për Associated Press se derisa zgjidhja e problemit me Kosovën është një nga pengesat e Serbisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, Beogradi dhe Prishtina kanë nevojë për marrëveshje të afatgjate të paqes për 200 vitet e ardhshme. Sipas Presidentit për të arritur një gjë të tillë, secila nga dy palët duhet të bëjë kompromise.
Turqia zuri pozita në provincën siriane Idlib
Ushtria turke zuri pozita në provincën siriane Idlib dhe duket se ky operacion qëllon kufizimin e veprimtarisë së milicive kurdë në rajon, transmetoi Reuters. Sipas të dhënave të televizionit turk NTB, në Idlib do të dislokohen 200 ushtarë, duke përfshirë në këtë numër 120 ushtarë të trupave të zbarkimit, 8 tanke, 50 transportues të blinduar. Ankaraja pohon se operacioni është organizuar në bashkëpunim me grupazhet siriane, të përkrahura nga Turqia dhe është bashkërenduar me Rusinë dhe Iranin. Qëllimi paska qenë pakësimi i përleshjeve mes rebelëve, të dominuar nga ish-dega e Al Kaidës në Siri, dhe forcave të regjimit.
Rumania i paguan qytetarët e saj për të drejtuar automjete të reja
Në kuadrin e programit ekologjik Rabla, i cili filloi gjatë majit të këtij viti me buxhet 180 mln. euro dhe qëllon blerjen e më shumë makinave të reja në Rumani, qeveria e këtij shteti lëshoi midis 1400 dhe 10 000 euro për ata, të cilët dëshirojnë blejnë vetura më të reja që u përgjigjen standardeve më të larta ekologjike. Rumunët marrin nga 1400 euro për secilin automjet më i vjetër se 8 vjet, prej të cilit heqin dorë dhe e zëvendësojnë me më një të re. Njerëzit, të cilët blejnë makina elektrike marrin nga 10 mijë euro, kurse ata që i preferojnë automjetet hibride – akoma 1000 euro.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..