Kryeministri Bojko Borisov përshëndeti homologun e tij shqiptar Edi Rama për miratimin e Ligjit për pakicat. Sipas Borisovit garantimi i të drejtave të minoritetit bullgar do t’i japë një shtytje të fuqishme integrimit evropian të Shqipërisë, sepse demonstron një mënyrë evropiane të bërjes së politikës. Nga ana e vet Edi Rama deklaroi se e konsideron Ligjin për pakicat si një detyrë e tij dhe do të bëjë përpjekje maksimale për kalimin e shpejtë të rrugës evropiane të Shqipërisë. Më herët në një deklaratë zyrtare Ministrja e Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva përshëndeti Ligjin e votuar në Shqipëri për mbrojtjen e pakicave kombëtare, me të cilin rregullohet juridikisht statusi i shtetasve shqiptarë me vetëdije bullgare dhe njohja e tyre si minoritet. Pakica bullgare në Shqipëri është fakt historik, kurse njohja e saj nga shteti shqiptar është shenjë e të menduarit evropian. Sofja mendon se garantimi dhe krijimi i kushteve për ushtrimin e të drejtave të minoriteteve është një prej treguesve kyç të gatishmërisë së Shqipërisë për të filluar bisedime për anëtarësim në BE, thuhet në fjalimin e Ministres Zaharieva.
Të enjten do të ketë vranësira të theksuara me reshje shiu - në më shumë rajone pasdite dhe në mbrëmje në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë dhe do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Temperaturat..
Avioni i parë luftarak F-16 për ushtrinë bullgare u ul sot në bazën ajrore “Graf Ignatievo”. Para uljes, ai kaloi pas pistës së rinovuar për avionët e rinj luftarak - e vetmja në vendin tonë e përshtatshme për këtë lloj avionësh, si një..
Protestat kundër pedofilisë dhe krimeve ndaj fëmijëve do të mbahen para gjykatave në Sofje, Plovdiv, Varna, Burgas dhe Stara Zagora. Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është krijimi i një regjistri publik të pedofilëve dhe dënime më të rrepta..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..