Kulla e ujit në lagjen e kryeqytetit Llozenec zyrtarisht strehoi galerinë më të re të artit modern në Sofje. Kulla, e cila u ndërtua në vitin 1929 është një nga godinat emblematike të kryeqytetit. Pas debateve shumëvjeçare për të ardhmen e saj, dyert e galerisë së re “+359” u hapën zyrtarisht me një ekspozitë të artit modern, organizuar nga Ambasada e Austrisë në Bullgari.
Ekspozita “Ne jemi pjesë prej një koleksioni” është me vepra të piktores Borjana Vencisllavova, e cila krijon në Austri. Projekti hedh dritë mbi kulturën rinore ëndërgraund në Bullgari nga fundi i socializmit dhe fillimi i ndryshimeve demokratike. Kuratorja e ekspozitës është Vera Mlleçevska, ndërsa bashkorganizator – Fondacioni Doma Art.
“Ne jemi pjesë prej një koleksioni” është një tregim poetik dhe i fragmentuar për vitet e kalimit te pjekuria. “Kontradiktat dhe kontrastet e periudhës kishin estetikën e tyre hibride”, thekson Vera Mlleçevska. Përderisa e ngjit shkallaren e kullës, vizituesi shikon instalacione, fotografi, tekste të këngëve, copëza prej gazetave nga vitet 80-të dhe 90-të të shekullit të kaluar. Titulli i ekspozitës është i huazuar prej një teksti të këngës së grupit bullgar dark uejv “Nova Generacia” ose “Gjenerata e Re”, në krijimtarinë e të cilit tiparet karakteristike janë sinqeriteti dhe liria.
Vëmendja drejt ekspozitës “Ne jemi një pjesë prej koleksioni” dhe galerisë së re në kullë u tërhoq me një koncert të grupit “Gjenerali vjollcë”, i cili gjithashtu është pjesë e “Valës së Re” në muzikën bullgare. Ky grup doli para publikut pas një mungese 23 vjeçare. Hapësira e përmbushur me njerëz përreth kullës tregoi, se grupi i formuar nga muzikantët Emill Vëllev dhe Evgeni Gençev – Xhuli, akoma nuk është e harruar nga admiruesit e muzikës avangarde. “Gjenerali vjollcë” do të përfshihet edhe në festivalin mujor Electric Orpheus që organizohet në qytetin Pllovdiv.
Ekspozita “Ne jemi pjesë prej një koleksioni” mund të shihet deri më 22 tetor, por megjithëkëtë kulla e vjetër e Sofjes me galerinë e porsahapur “+359” do të mbetet një nga vendet tërheqëse në kryeqytetin bullgar.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Aleksandër Markov dhe “+359”
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Një festival i jashtëzakonshëm si gjithmonë, por ajo që bie në sy në edicionin e 29-të është prania e kinemasë bullgare. Nga rreth 180-200 filma në..