Disa ditë pas miratimit të projektligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë, më shumë për qëndrimet dominuese në shtet na tregoi Konsulli i Nderit i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri Selim Hoxhaj.
Sipas tij ky është një sukses i madh për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe Shqipërisë dhe situata u vlerësua në mënyrë të drejtë nga deputetët shqiptarë. Oponentët e përhershëm nga Partia Socialiste dhe nga Partia Demokratike arritën unanimitet të paparë duke respektuar Konventën e Këshillit të Evropës dhe Rezolutën e 15 shkurtit të këtij viti, të cilat përcaktojnë qartë se çfarë do të thotë minoritet.
“Faktori bazash është si e ndien veten çdo njeri – në qoftë se e ndien se është bullgar dhe e deklaron këtë nëpërmjet deklaratës apo firmës së tij, ky fakt duhet respektuar. Kushtet e tjera janë rrethanat historike të kësaj popullsie, dhe gjuha që e flasin” – tha zoti Hoxhaj.
Më shumë rreth kësaj çështjeje mund të dëgjoni në intervistën e zotit Selim Hoxhaj të dhënë posaçërisht për Radion Kombëtare Bullgare:
Vetëm 2 kilometra kanë mbetur për t’u ndërtuar në anën bullgare të korridorit hekurudhor, i njohur si Korridori Nr. 8, i cili do të lidhë Detin Adriatik me Detin e Zi përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Këtë e njoftoi Sekretari i..
Ljupço Georgievski, kryetar i Klubit Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir, i ndaluar nga autoritetet maqedonase, do të dalë në gjyq më 21 maj në orën 10:30 të mëngjesit. Ai akuzohet për citimin e kujtimeve të Ivan Mihajllov në Facebook duke përdorur..
Turqia ishte mikpritëse e negociatave të drejtpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainës Përpjekjet diplomatike turke bashkuan delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll më 16 maj për herë të dytë që nga fillimi i luftës,..