Opozita në Greqi kërkon dorëheqjen e qeverisë së Aleksis Ciprasit
Opozita kërkon dorëheqjen e kabinetit të Cipasit për shkak të dështimit të programit të tij social. Sipas të dhënave të Agjencisë Statistikore Evropiane pothuaj katër miliona grekë po ndodhen në pragun e varfërisë. Grekët kufizojnë blerjen e mallrave, bile të atyre të nevojës së parë, tregojnë të dhënat. Katër prej 10 familjeve në shtet harxhojnë 40% prej të ardhurave të tyre për qira dhe shpenzime për banesat e tyre. Çmimet për ngrohje, korrent dhe ujë janë rritur në mënyrë të ndjeshme. Papunësia në shtet është më e larta në krahasim me shtetet e tjera të BE-së. Pothuaj gjysmë milionë grekë, kryesisht njerëz të rinj, punojnë jashtë shtetit.
Një projekt evropian do t’i kthejë rumunët me një frymë sipërmarrëse në atdhe
Në Rumani po fillon projekti me financim evropian me vlerë të përbashkët 3,7 miliona euro, i cili qëllon t’i kthejë rumunët e rinj, të cilët punojnë jashtë shtetit. Projekti Smart-Up Diaspora parashikon financimin e 50 ndërmarrjeve të reja të vogla dhe të mesme në rajone të ndryshme të shtetit, me përjashtim të kryeqytetit dhe rajonit rreth tij, ku është pjesa më e zhvilluar nga pikëpamja ekonomike. Projekti është me afat trevjeçar dhe financohet nëpërmjet Fondit Social Evropian në kuadrin e programit operativ “Zhvillimi i resurseve njerëzore 2014-2020”
Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina – së bashku drejt anëtarësisë në BE dhe NATO
Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina kanë një qëllim të përbashkët – anëtarësim në BE dhe NATO. Procesi mund të përshpejtohet duke zhvilluar bashkëpunimin, thanë kryeministrat e dy shteteve Zoran Zaev dhe Denis Zvizdiç në një konferencë për media në Shkup. Zvizdiç e përshëndeti Zaevin për suksesin e partisë së tij në zgjedhjet vendore, duke e vlerësuar atë si një ripohim të imazhit të ri të shtetit. Ky imazh po krijohet në bazë të stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian. Zaevi shpalli se nga viti 2018 gjuha boshnjake, e cila deri tani ishte në përdorim eksperimental në procesin e arsimit, do të përdoret zyrtarisht.
Maqedonia po përgatitet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Në 35 bashki në Maqedoni më 29 tetor do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve vendore. Në një pjesë prej tyre diferenca mes oponentëve për vendet e kryebashkiakëve është shumë e vogël. Ka bashki ku ajo është më pak se 30 vota. Partia e Zoran Zaevit – Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë, ka kandidatë për kryebashkiakë kudo, ku do të zhvillohet balotazh. Sipas analizuesve rezultatet do të jenë interesante, sepse raund të dytë do të ketë kryesisht në bashkitë, ku deri tani pozitat e VMRO-DPMNE-së gjithmonë kanë qenë shumë të forta.
Qiproja shpallet “kundër” Turqisë në BE
Qiproja nuk do të pranojë negociata me Turqinë për anëtarësi në BE, derisa ajo nuk plotëson disa kritere konkrete, shpalli Ministri i Jashtëm i Republikës së Qipros Joanis Kasulidis. Para Këshillit për Çështjet e Përgjithshme të BE-së ai deklaroi se shteti i tij nuk do të pranojë hapjen e kapitujve të negocimit, as zgjerimin e Bashkimit Doganor, as liberalizimin e regjimit të vizave për Turqinë. Ai bëri thirrje për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Ripranim mes BE-së dhe Turqisë dhe për bashkëpunim më të ngushtë të Ankarasë me shtetet anëtare në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme.
Serbia po përgatitet për kremtimin e përvjetorit të çlirimit të saj
Më 20 tetor në një paradë ushtarake me rastin e çlirimit të Beogradit nga ushtria gjermane në Luftën e Dytë Botërore, serbët do të mund t’i shikojnë për herë të parë avionët ruse MiG-29, të dhuruar shtetit ballkanik nga Moska. Në aeroportin “Batajnica” do të demonstrohen mundësitë operative të Forcave Ajrore të Serbisë dhe avionët gjuajtës të furnizuar nga Rusia në fillimin e tetorit.
Donald Trump e përshëndeti ripërtëritjen ekonomike të Greqisë
Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me Kryeministrin grek Aleksis Cipras Presidenti amerikan Donald Trump përshëndeti ripërtëritjen ekonomike të Greqisë, duke nënvizuar “mundësitë e mëdha” për investime në shtet dhe domosdoshmërinë për “një lehtësim të arsyetuar” të borxhit grek. Trump falënderoi për përkrahjen e Greqisë për ushtrinë amerikane në bazën ushtarake pranë qytetit Suda në ishullin e Kretës dhe tregoi gatishmëri për përforcimin e bashkëpunimit dypalësh në disa sfera duke përfshirë mbrojtjen. “Greqia gjithmonë ka qenë një partnere e besueshme, siç edhe kemi qenë ne për Greqi”, tha Trump, duke komentuar planet e Athinës për të blerë avionë gjuajtës F-16. Kontrata do të jetë me vlerë 2,4 mlrd. euro.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..