Vitin e tretë me radhë “Pllovdiv Xhaz Fest” organizohet nga këngëtarja xhaz Mirosllava Kacarova dhe kompania e saj “Blu Em”. Veprimtaria është pjesë e afishes të qytetit si Kryeqytet Evropian i Kulturës gjatë vitit 2019. Edhe sivjet programi i festivalit do të prezantojë tendencat më moderne të xhazit. Çfarë të presim gjatë këtyre katër ditëve të festivalit tregon vet Mirosllava Kacarova:
“Nga 1 deri më 4 nëntor çdo mbrëmje do të ketë nga dy koncerte. Mbrëmjen e parë do të prezantohet Xhejsën Moran – pianist, kompozitor, aranzhues, pedagog, drejtor artistik i veprimtarive xhaz në Kennedy Center. Krahas kësaj ai është edhe artis i mrekullueshëm. Instalime të tij u prezantuan në bianalenë e Venecies, kështu që shpresojmë se ai do të realizojë një koncert-shfaqje. Ai do të përpiqet të rikrijojë një koncert historik nga viti 1959 të muzikantit Telloniës Monk. Sivjet mbushen 100 vjet nga lindja e tij. Moran me grupin e tij do të rikrijojë koncertin e Monkut nga epoka e tij, në të cilën ai konsiderohej novator – dhjetë muzikantë të dalin së bashku në skenë me vegla jo standarde. Në sfondin e muzikës do të ketë edhe një instalim artistik video vepër të vet Moranit. Sivjet mbushen edhe 100 vjet nga lindja e Ella Fixherallid. Në kuadrin e aktivitetit “Pllovdiv Xhaz Fest” Hillda Kazasjan do të interpretojë këngët e kësaj muzikante të madhe të xhazit. “Me buzëqeshje për Ellën” titullohet koncerti. Krahas kësaj këngëtarja Hillda Kazasjan bashkë me pianistin Zhivko Petrov – JP3 dhe trumbetarin Mihaill Josifov do të interpretojnë këngë të reja të padëgjuara deri tashti.”
Mbrëmjen e parë, më 1 nëntor, në kuadrin e Festivalit “Pllovdiv xhaz fest” do të hapet edhe ekspozita e saksofonistit bullgar Mishell Nahabedjan. Në të prezantohen fotografi nga momente interesante të koncerteve të artistëve xhaz të mbarë botës. Për ditën e dytë të festivalit Mirosllava Kacarova vazhdon:
“Kjo është mbrëmja në të cilën admiruesit e xhazit do të dëgjojnë projektin më të ri të muzikantit Hristo Jocov – perkusione – Jazz Cats. Pas tij në skenë do të dalë Doni Makkaslin me orkestrën e tij. Më bëri përshtypje stili i tij i interpretimit të xhazit, fryma prej novatori në veprat e tij.”
Mbrëmjen e tretë Antoni Donçev do të prezantojë një projekt të ri me trumbetarin Rosen Zahariev – Roko dhe solistin Pavell Terzijski. Pas tyre në skenë do të dalin Orlin Pavllov, dhe Pavell Terzijski, Svillen Noev dhe Stefan Vëlldobrev me “Oktet për Plovdivin” të cilët do të paraqesin projektin “Katër zotërinj këndojnë xhaz”. Aranzhimet i bëri pianisti Mirosllav Turijski.
Katër këngëtarët do të interpretojnë këngë nga repertorët e veta, por në versione xhaz. Mbrëmjen e katërt një koncert do të japë Xhoshua Redman dhe trioja e tij. Ky është një muzikant atraktiv dhe virtuoz, i cili e ndryshon muzikën dhe bën një lexim të ri të xhazit. Herën e dytë “Pllovdiv Xhaz Fest” do të dorëzojë çmimin e vet për kontribut të tërësishëm në muzikën xhaz. Kush do të jetë mbajtësi i sivjetshëm do të bëhet e qartë në prag të veprimtarisë muzikore.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..