Sot fillojnë takimet me kulturën braziliane, të cilat do të vazhdojnë deri më 5 nëntor. Titujt e filmave në program janë 22, kurse projektimet janë në Qendrën Kulturore “G 8” dhe në Euro Cinema. Organizatori kryesor i aktivitetit është Nara Vaskonselos, përfaqësuese e Institutit Kulturor Brazilian “Zenon Barreto”, me përkrahjen e Ambasadës së Brazilit te ne.
“Nëpërmjet artit bullgar u njoha me jetën shpirtërore të njerëzve këtu – thotë zonja Vaskonselos, e cila banon në Sofje që prej 12 vitesh. – E pëlqej vendin tuaj, njoh shumë krijues dhe intelektualë, i vlerësoj lart arritjet e tyre. Provoj ta paraqes kulturën bullgare në Brazil, si dhe atë braziliane – në Bullgari, që të krijoj lidhje të përhershme mes dy vendeve. Java e kinemasë braziliane zhvillohet që prej shumë kohe, por për herë të parë vitin e kaluar “Zenon Barreto” dhe unë, si kryetare e institutit, mora përsipër me organizimin e aktivitetit. Sivjet për herë të parë shtuam në titull fjalën “kulturë”. Në programin e shumëllojshëm këtë vit ka ekspozita, mbrëmje letrare, një mësim të sambës, do të tingëllojë muzikë, do të ketë demonstrime dhe degustime kulinare. Duke i krahasuar dy vendet, mund të them se ka gjëra, të cilat janë shumë të ndryshme, disa të tjera janë shumë të afërta. Për shembull në ekspozitën fotografike ka disa fotografi, për të cilat nuk mund të themi nëse janë bërë në Bullgari, ose në Brazil. Këtë ekspozitë do ta hapim më 30 tetor nga ora 18.00. në Qendrën Kulturore “G 8”. Ajo e ka titullin “Kapishaba – shumëllojshmëria si identitet” dhe përbëhet prej fotografish të Tadeu Biankoni dhe Gabriel Lorelo. Të njëjtën mbrëmje do të paraqitet filmi “Nise – zemra e marrëzisë”. Kjo është një histori, e bazuar te fakte reale nga veprimtaria profesionale e zonjës Nise da Silveira – psikiatër. Gjatë viteve 40 të shekullit të XX-të ajo i refuzoi metodat, që bazohen te dhuna, si elektroshoku për shembull, për mjekimin e njerëzve me sëmundje psikike. Pacientët e saj filluan të merren me art dhe rezultatet ishin shumë të mira.”
Nga zonja Vaskonselos mësuam gjithashtu se në mbrëmjen letrare nesër do të paraqiten dy libra të Illko Minevit (një bullgar, i cili banon në Brazil), një vëllim vjershash “Cikli Brazilian” të Elsaveta Bagrjanës, përkthim nga portugalishtja, si dhe libri “Pika e zhdukjes” i Lobo Pasolinit. Shkrimtari brazilian mbërrin posaçërisht për aktivitetin, që do të mbahet në klubin “Jajceto” (“Veza” ) në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. Më 31 tetor pritet një takim, kushtuar shtetit Espirito Santo. Do ta njihemi me kulturën e kësaj pjese të panjohur të Brazilit nëpërmjet një ekspozite prej gravurash, bisedimeve me disa krijues brazilianë, muzike dhe madje birre shtëpiake.
“Morëm vendim që ta mbyllim Javën e Kinemasë dhe Kulturës Braziliane me filmin e njëjtë, me të cilin e fillojmë – tha gjithashtu Nara Vaskonselos. – Projektimi i dytë është më 5.11. dhe pas kësaj do të zhvillohet një debat mbi problemet, që trajtohen në veprën kinematografike. Për të ashtuquajturin “film reading” kemi ftuar psikoterapeutë dhe shpresojmë se do të jetë interesante.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..