Një ekspozitë na prezanton botën më intime të njeriut nga gjysma e parë e shekullit të kaluar. Ekspozita “Ilija Beshkov – pa pasione dhe pa turp” në Galerinë e Arteve Figurative në qytetin Pllovdiv paraqes në 150 piktura sekretet më intime të shoqërisë.
Pas grusht shtetit të vitit 1934 në Bullgari, kur parlamenti u shpërnda, partitë u ndaluan, ndërsa mbi shtypin u vendos një censurë totale, Ilija Beshkov nuk mundi të botonte më karikaturat e tij. Atëherë ai u tërhoq nga ideja të rikrijojë gjithçka, të cilën njerëzit bëjnë të fshehur nga sytë e shoqërisë. Kështu fletoret e tij u plotësuan me figurat e njerëzve, të cilët shfaqin pasionet më të poshtëruese. Në këtë mënyrë lindën vizatimet të cilët u prezantuan në Galerinë e Arteve Figurative në Sofje, ndërsa tani janë të rregulluar në Galerinë e Arteve Figurative në qytetin Pllovdiv.
“Ekspozita ka dy qëllime – të prezantojë vizatime të panjohura, të cilët Ilija Beshkov i bënte për veten, dhe të paraqesë zhvillimin e tij si piktor brenda viteve – tregon kuratori Krasimir Iliev. – Përveç se është një karikaturist i mrekullueshëm dhe pasqyron çdo ngjarje politike, atij i tërheq edhe bota intime e njerëzve. Për më tepër se është i bindur, se bota intime reflekton mbi sjelljen e njeriut, duke përfshirë edhe në politikë.”
Kur në vitin 1938 Ilija Beshkov rregulloi ekspozitën e parë, kritikа e quajti “demaskues të veseve në jetë”. Mirëpo, vet ai i përgënjeshtroi duke thënë, se nuk është gjyqtar që të japë dënime.
Përveç me vizatimet, vizituesit do të njihen edhe me mendimet e piktorit, të cilat ai regjistroi në ditarët. Para pak kohe libri i tij “Fletorja e zezë” u botua. Dhe përderisa piktori i jepte një diagnozë pa kompromisi shoqërisë, Sigurimi i Shtetit plotësonte dosjen e tij, e cila është më se 200 faqe. Këtu është vendi të theksojmë se vëllai i tij u vra nga i ashtuquajturi Gjyq i Popullit. Ai u akuzua si ministër në një nga qeveritë, e cila drejtonte vendin pak para datës 9 shtator të vitit 1944, pra ditën e vendosjes së pushtetit komunist.
“Disa prej mendimeve të tij mund të lexohen për herë të parë – thekson kuratori Krasimir Iliev. – Ata nuk janë nga “Fletorja e Zezë”, por nga një fletore e kuqe, dhe nuk janë të botuar. Në ata ditarë origjinal piktori ka regjistruar mendimet e tij më intime.”
Ilija Beshkov është një nga piktorët më të rëndësishëm të shekullit XX. Dhe kur vizatimet e tij u prezantuan jashtë kufijve të Bullgarisë, ai u krahasua me emrat më të mëdhenj të të gjithë shekujve – Rembrand, Goja. Është me rëndësi të themsi, se talenti i madh shoqërohej me një shpirt bujar plotë zemërbardhësi. Vet Ilija Beshkovi shkroi në fletoren e kuqe: “Tërë hidhërimin e jetës sime e kthej në një buzëqeshje të çiltër dhe të sinqertë, të cilën ia dhuroj njeriut të parë, të cilin e takoj.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Filmi i ri bullgar "Terapia", premiera e të cilit është më 7 shkurt, është përzgjedhur për të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë, transmeton BTA. Midis tyre janë edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Salerno..
Edicioni i dhjetë i festivalit “Master of Art”, i cili hapet më 7 shkurt në kinemanë “Lumiere”, përfshin mbi 50 filma me tema të ndryshme të lidhura me artin. Programi i konkursit ndërkombëtar është i ndarë në kategori të ndryshme - "Arkitektura", "Dizajni..
Një festival i jashtëzakonshëm si gjithmonë, por ajo që bie në sy në edicionin e 29-të është prania e kinemasë bullgare. Nga rreth 180-200 filma në program - filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, rreth 60 tituj janë bullgarë. Këtë e deklaroi në..
Në Shkollën Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin kufitar të Edrenesë mësojnë 55 fëmijë. Shkolla u hapu në vitin 2017 pranë Konsullatës së Përgjithshme të..