Turqia arrestoi 34 terroristë të supozuar
Gazeta Daily Sabah njoftoi, se policia në Stamboll arrestoi të paktën 34 shtetas të huaj të dyshuar në lidhje me grupazhin radikal “Shtetin Islamik”. Sipas të dhënave të autoriteteve para kësaj të dyshuarit luftuan në radhët e grupazhit terrorist dhe planifikuan të bëjnë atentate. Nuk saktësohet kombësia e të arrestuarve. Pritet, që ata të depërtohen në vendet nga ku e kanë prejardhjen.
Perspektivat për zgjerimin e BE-së në Ballkan janë të mira
Komisioni Evropian shikon mundësi të reja për afrim midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së vitet e ardhshme. Këtë e njoftoi gazeta austriake “Viner cajtung”. Sipas gazetës perspektiva evropiane e Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës janë më të mira. Duke theksuar, se për kapërcimin e skepticizmit ndaj zgjerimit që dominon kryesisht në vendet e Evropës Perëndimore, do të jenë të domosdoshme disa vite, botimi bënë konkluzionin, se “vendet kandidate janë gati për anëtarësim në BE-në, por anëtarët e tij nuk janë gati”.
Shqipëria asgjësoi tone të tëra armë sovjetike dhe kineze
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë njoftoi, se ushtria përfundoi asgjësimin e toneve municionesh dhe të mijëra armëve, të cilët nuk iu përgjigjen standardeve të NATO-së. Pasi në vitin 2009 vendi u aderua në NATO-në, tani zëvendëson automatët e vjetruar “Kallashnikov” me armë sipas standardeve të aleancës. U asgjësuan 26 000 tonë municione sovjetike dhe kineze dhe më se 100 000 mijë armë të lehta. Mirëpo, dihet, se gjatë trazirave civile në vitin 1997 nga depot ushtarake shqiptare ishin të vjedhur 656 000 armë dhe 1,5 milion plumba.
Ministri i jashtë serb hodhi poshtë hyrjen e Serbisë në NATO-në
Zëvendës kryeministri i pare dhe ministër i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç tha në një intervistë për gazetën ruse “Izvestija”, se vendi i tij mori nga Rusia një propozim të mirë për blerjen e teknikës ushtarake, realizimi i të cilit do të lejojë modernizimin e forcave të armatosura të vendit. Ai hodhi poshtë variantin e hyrjes së Serbisë në NATO-në duke theksuar, se Beogradi “nuk interesohet për aderimin në NATO-në ose në ndonjë pakt tjetër ushtarak” sepse ka ndërmend të ndjekë politikën e neutralitetit ushtarak. Ministri i jashtëm ripohoi se Serbia synon të hyjë në BE-në, por kurrë nuk do të qëndrojë kundër interesave të veta të vendosë sanksione kundër Rusisë miqësore.
Në Turqi zbuluan kontratën më të lashtë martesore
Në qytetin Kajseri gjatë gërmimeve të varrimeve nga koha e Asirisë arkeologët turq zbuluan kontratën më të vjetër martesore, e cila datohet para më se 4000 vitesh. Këtë e njoftoi Deily Sabah. Kontrata përbën një pllakë prej deltine me tekst, sipas të cilit bashkëshortit i lejohet të disponojë një skllave për nënë surrogate, në se brenda dy viteve nuk ka me bashkëshorten fëmijë. Pas lindjes së fëmijës mashkull, gruaja çlirohej. Ekspertë theksojnë, se pllaka prej deltine është rasti i parë i kontratës martesore, në të cilën flitet për shterpësi.
Përpilues: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..