Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Bansko Film Fest” ofron përjetime ekstreme dhe aventura

БНР Новини

Nga 22 deri më 26 nëntor qyteti bullgar Bansko (Bullgari Jugperëndimore) mbledh në një vend adhuruesit e adrenalinës, sporteve ekstreme dhe aventurave. Ata do ta ndjekin edicionin e 17-të me radhë të festivalit “Bansko Film Fest”.

Shumica e filmave janë xhiruar në kushte jashtëzakonisht të rënda, në vende të paarritshme, por tepër tërheqëse, shpesh me rrezik për jetën e autorëve. Festivali ofron përjetime të papërsëritshme dhe prandaj çdo vit fiton adhurues të rinj. Edicioni i sivjetshëm është nën patronazhin e Ministres së Turizmit Nikolina Angellkova. Radioja Kombëtare Bullgare është partner mediatik i ngjarjes. Më shumë hollësi për programin e tij mësojmë nga Petër Atanasov – kryetari i Shoqatës “Festivali Ndërkombëtar i Filmit Malor”:

Programi është i pasur, me një numër rekord të filmave – 120 tituj, 31 vende nga 5 kontinentet. Prezantojmë më të mirën në këtë fushë, të xhiruar gjatë vitit të kaluar dhe sivjet. Aksenti i edicionit flet për një cilësi të re. Bëhet fjalë për filmin e dekoruar me “Oskar” për dokumentar për vitin 2015 – “Një vajzë në lumë: Çmimi i faljes”. Regjisorja Sharmin Obaid-Çinoi (Sharmeen Obaid-Chinoy) është fituesja e akoma një çmimi “Oskar” për filmin e saj “Saving Face”(2012). Nga pikëpamja gjeografike filmat e zgjedhur do të prezantojnë rajonet më të paarritshme dhe të egra të planetit tonë.

Petër Atanasov përmendi gjithashtu dokumentaret bullgare të përfshira në forumin ndërkombëtar:

Снимка

Bullgaria prezantohet me 6 filma të larmishëm. Njëri prej tyre u është kushtuar arritjeve të alpinistit tonë më aktiv dhe më të dalluar gjatë viteve të fundit – Bojan Petrov. Vetë Bojan Petrovo do të jetë mysafir i festivalit. Ka dhe një film për Kirill Nikollov – Dizela dhe për rekordin e tij – kalimin e itinerarit nga maja Kom deri në kepin Emine (në malin Stara Pllanina). Dokumentari “Kirgizstani i Panjohur” tregon për ekspeditën e speleologëve bullgarë,  të zhvilluar në këtë shtet të largët aziatik. Një film tjetër prezanton rekordin femëror të Antonija Grigorovës në të njëjtin itinerar nga Komi deri në Emine. Ka gjithashtu një film për projektin për ekspeditë në Akullnajën e Madhe të Patagonisë. Ndër gjashtë titujt bullgarë është dokumentari “Përtej fundit të botës” për jetën e shkencëtarëve bullgarë , të cilët në vazhdim të çerek shekulli studiojnë vendin më të ftohtë në botë – Antarktidë.”

Снимка

Për mysafirët e festivalit të sivjetshëm, të cilët janë disa nga përfaqësuesit më të njohur të sporteve malore dhe ekstreme, Petër Atanasov shpjegoi:

Është e vështirë t’i përmendë të gjitha emrat, por do të them disa prej tyre. Gerlinde Kaltenbruner (Gerlinde Kaltenbrunner) nga Austria është gruaja e parë dhe e vetme, e cila i ka ngjitur të gjitha 14 majat më të larta në botë pa aparat oksigjeni. Sara Otën (Sarah Outen) nga Britania e Madhe është gruaja e parë, e cila ka kryer udhëtim rreth botës vetëm me forcën e muskujve të saj – vrapim, çiklizëm dhe kanotazh. Vetëm falë forcave të veta, me barkë,  ajo ka kaluar Okeanin Paqësor dhe Atlantikun. Një nga alpinistët më të shqyer në historinë e alpinizmit Peter Habeler (nga Austria) – partneri i Rajnhold Mesner (Reinhold Messner) në ngjitjen e parë të majës Everest pa oksigjen. Erik Maknejër-Londri (Eric McNair-Landry) nga Kanadaja është 31-vjeçar dhe ka bërë dy ekspedita deri në Polin Jugor, gjashtë herë e ka kaluar Grenlandën dhe një herë – shkretëtirën Gobi. Nga Polonia vijnë vrapuesi ekstrem Pjotër Hercog (Piotr Hercog) dhe Malgozhata Vojtaçka (Malgorzata Wojtaczka) – gruaja e pastë në botë, e cila sivjet shkeli në polin jugor, përsëri në regjim të autonomisë  së plotë. Në kuadrin e prezantimit të Marokut kemi ftuar dhe marokenin e parë që e ka ngjitur Everestin Naser Ibn Abdelxhalil (Nacer Ibn Abdeljalil)."

Petër Atanasov e cilësoi programin për të rinjtë dhe për fëmijët të “Bansko Film Fest”-it si “një festival brenda festivalit”. Ai u është drejtuar publikut të ri dhe parashikon aktivitete të ndryshme për fëmijët të moshave të ndryshme – seminare, ligjërata, gara  për orientim dhe prezantim të teknikave kryesore në zhytje me pajisje palombari. Festivali është lidhur gjithashtu me gjashtë ekspozitat, që mysafirët e Banskos mund t’i shikojnë – pesë fotografike dhe një me piktura. Për vizituesit do të jetë interesant projekti i institutit bullgar për studime të Antarktidës që i paraqes hartat e ndryshme të kontinentit të akullt dhe tregon për historinë e hartografimit të tij.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: banskofilmfest.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD