Që nga fillimi i shtatorit bën përshtypje dinamika e forcuar e marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe Turqisë. Nga fillimi i vjeshtës deri tani katër ministra turk vizituan shtetin tonë dhe zhvilluan bisedime të rëndësishme.
Turqia do të ndihmojë Bullgarinë për garantimin e qëndrueshmërisë energjetike, premtoi Ministri i energjetikës dhe resurseve natyrore Berat Albajrak (Berat Albayrak). Gjatë vizitës së tij më 6 shtator në kohën e bisedimeve me Ministren e energjetikës Temenuzhka Petkova mysafiri tha se “Republika e Turqisë është gati për bashkëpunim energjetik me Republikën e Bullgarisë, i cili do të sjellë një siguri për furnizimet energjetike”. Dhe në të vërtetë, u diskutua thellimi i bashkëpunimit dypalësh për sa i takon gazit natyror dhe energjisë elektrike. Pala turke tregoi interes për studimin e mundësive për ndërtimin e linjave suplementare për transportimin e energjisë elektrike, të cilat do të sigurojnë rritjen e kapacitetit për eksportin e korrentit nga Bullgaria për në Turqinë.
Një muaj më vonë – më 16 tetor në Sofje erdhi Ministri turk i doganave dhe tregtisë Bylent Tjufenkçi (Bülent Tüfenkçi). Trafiku i intensifikuar në kufirin bullgaro-turk dhe kryesisht radhët e maunave në pikën kufitare “Kapitan Andreevo - Kapëkule” ishin temat e bisedimeve të tij. Gjatë takimit me të Kryeministri Bojko Borisov nënvizoi rritjen e konsiderueshme të shkëmbimit të mallrave që nga fillimi i vitit. Borisovi përmendi dhe investimet e shumta që janë me vlerë 24.5 miliardë euro për dy tremujoret e para të këtij viti dhe theksoi përpjekjet e qeverisë së tij për përmirësimin e kushteve për biznes. U diskutuan gjithashtu bashkëpunimi ndërmjet organeve përkatëse doganore dhe rëndësia, e cila e ka shkëmbimi në kohë i informacionit.
Në muajin nëntor u realizua akoma një vizitë me rëndësi për marrëdhëniet dypalëshe. Në një forum në Sofje me pjesëmarrjen e 500 përfaqësuesve të rrjeteve të biznesit agrar nga Bullgaria dhe Turqia u zhvilluan takime dypalëshe për shkëmbimin e përvojës dhe praktikave të mira në fushën e bujqësisë. Delegacioni turk i biznesit me 150 anëtarë ishte në krye me Ministrin e bujqësisë Ahmet Eshref Fakëbaba (Ahmet Eşref Fakıbaba). Lajmi i lidhur me vizitën e tij ishte se Bullgaria dhe Turqia do të restaurojnë tregtinë me kafshë mes tyre. Shkëmbimi i kafshëve është ndaluar gjatë vitit 2012 për shkak të sëmundjeve tek bagëtia. Pritet se akoma në fillim të vitit të ardhshëm tregtia do të rivendoset.
Vetëm një ditë para kësaj, më 26 nëntor Kryeministri Borisov zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan). Ata vlerësuan lartë zhvillimin e marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe Turqisë, bashkëpunimin në kuadrin e NATO-së dhe përpjekjet për mbrojtjen e sigurisë dhe qetësisë në kufijtë e jashtme të Bashkimit Evropian. U komentua gjithashtu ecuria e ndërtimit të interkonektorëve të Bullgarisë me Turqinë dhe Greqinë, të cilat do të garantojnë pavarësinë energjetike të shtetit tonë. Erdogani përshëndeti Borisovin për rizgjedhjen e tij në krye të partisë GERB dhe pohoi se prania e tij në qeverisjen e shtetit është garanci për mbarëvajtjen e marrëdhënieve mes dy shteteve.
Më 1 dhjetor për një vizitë zyrtare në Bullgari mbërriti Ministri i Turqisë për BE-në dhe negociuesi i përgjithshëm Ömer Çelik. Gjatë takimit të tij me Bojko Borisovin bashkëbiseduesit rikonfirmuan se zhvillimi i qëndrueshëm i marrëdhënieve ndërmjet Bullgarisë dhe Turqisë është prioritet për politkën e jashtme bullgare. Borisovi nënvizoi se dialogu aktiv dhe konstruktiv i niveleve të ndryshme gjatë muajve të fundit kontribuon për krijimin e një atmosfere pozitive në marrëdhëniet reciproke.
Pritet se gjatë këtyre ditëve ambasadori i ri turk në Sofje Hasan Ulusoy do t’ia dorëzojë letrat e tij kredenciale Presidentit Rumen Radev.
Duket se kjo dinamikë e vizitave do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2018. Akoma më 7 janar Kryeministri Borisov do të vizitojë Stambollin, ku bashkë me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan do të inaugurojnë kishën e restauruar ortodokse bullgare “Shën Stefan”. Presidenca bullgare e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe prioriteti për integrim evropian të Ballkanit Perëndimor gjithashtu janë premise për përforcimin e marrëdhënieve me fqinjën tonë jugore.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..