Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën Anna e dimrit

БНР Новини

Në përfytyrimet tradicionale të bullgarit  periudhat e kalimit  nga një stinë drejt një stine tjetër është një kohë e mirë për shtrigërinë, praktikat magjike dhe ritet mbrojtëse. Prandaj dhe traditat popullore në fund të vitit kalendarik ngjajnë me njëra tjetrën në një farë kuptimi. Më në veçanti në ditët e të ashtuquajturave festa të Ujkut, të cilat janë mes më të rrezikshmet gjatë vitit. Atëherë veprojnë një sërë ndalesash-gratë nuk punojnë, nuk përdoren sende të mprehta e të tjera. Në disa qyteza të Bullgarisë Veriperëndimore kanë besuar se, festat e Ujkut përfundojnë më 9 dhjetor, kur sipas kalendarit kishtar nderojmë Shën Annën, nëna e Shën Mërisë. Festa popullore quhet Shën Anna e Dimrit, si dhe Shtatzënia e Annës, dita e Anës.

Sipas jetëshkrimeve të paraardhësve të Perëndisë së Shenjtë dhe të drejtë Joakim dhe Anna nuk kanë pasur fëmijë për një kohë të gjatë. Si në kulturat shumë të lashta kjo është ndërmarrë si një shenjë e keqe dhe ata vazhdimisht kanë drejtuar lutje drejt Zotit ti dhurojë me fëmijë, duke premtuar se do t'ia kushtojnë atij. Lutjet e tyre kanë qenë dëgjuar dhe Anna ka lindur vajzë – Shën Mëria e ardhshme. Kjo është pasqyruar dhe në kultin popullor drejtuar shenjtores. Shën Anna ndërmerret si një mbrojtëse të grave me barrë, të fëmijëve, të martesës dhe familjes, kurse festa e saj nderohet kryesisht nga gratë. Në rrethin e qytetit Tërnovo nënat nuk kanë punuar, që të mos të sëmuren fëmijët e tyre. Po të njëjtën festë kanë nderuar dhe në rrethin e Stranxhës, por më 22 dhjetor. E kanë quajtur Shën Ana ose Tëjana. 

Tradita është jashtëzakonisht e pasur në Bullgarinë Perëndimore dhe në disa rajone të Bullgarisë Jugore. Në rrethin e Pirinit thonë se, në këtë ditë dielli “kërcen sa një zog në prag" – kjo është kohë të një kalimi nga vjeshta në dimër. Vajzat hedhin fall nëse do të martohen apo jo gjatë vitit të ardhshëm duke “mbjellë” në mënyrë riti kokrra gruri në një poçe të re me ujë. Fusin dhe degë prej molle ose prej vishnje. Në qoftë se deri në ditën e Survakit /më 1 janar/ gruri mbin dhe degët mbushen me gjethe, kjo është një shenjë e mirë dhe vajza do të martohet shpejt. Në Graovo e quajnë festën Pollazevden. Pranohet se, është i përshtatshëm për fillim të një pune të re, kurse në disa vende sipas mikut të parë që vjen në shtëpi gjykojnë nëse do të jetë i mirë viti, a do të lind vajzë apo djalë në familje, a do të ketë një rendiment të ri e kështu me radhë. Gratë nuk thurin dhe nuk punojnë, nuk e kapin me dorë leshin, që të mund të ketë më shumë qengja. Mendohet se, në këtë mënyrë kopetë dhe barinjtë do të mbrohen nga ujqërit dhe do të lindin më shumë qengja. 

Populli ynë ka besuar, se në ditën e Shën Anës së dimrit, magjistricat mund të ulin hënën nga qielli dhe ta mjelin për qumësht, që të shtojnë qumështin e kafshëve të vet ose përsëri me magjira të “vjedhin” aftësinë e pulave. Ja përse në ditën e Shën Anës i mbyllin shpendët e shtëpisë, kurse lopët i mbrojnë duke i lyer sisët me hudhër. Në këto besime pagane ka vend dhe për burrat – ata nuk duhet të dalin jashtë fshatit, sepse ka rrezik ti magjepsin shtojzovallet. Në shumë vende kanë ndezur grumbuj plehu, që të mund të dëbojnë fatkeqësitë. Gratë kanë dhënë për shëndet grurë dhe misër të zier. Tavolina në këtë ditë është me gjellë pa mish-festa bie në periudhën e kreshtave të Krishtlindjes. Shën Annën e nderojnë dhe që të gjithë njerëzit të cilët mbajnë emrin e saj.

Përgatiti në Shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Esther Willems - një koreografe nga Haga, sipas së cilës shpirti i bullgarit është i injektuar në valle

Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..

botuar më 24-09-20 7.35.PD
Foto: Muzeu Etnografik Rajonal- Plovdiv

Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv po ndihmon në ringjalljen e zanatit të lashtë të punimeve të paendura

Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..

botuar më 24-09-07 10.10.PD

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD