Parlamenti Evropian e përkrah aderimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Hapësirën Shengen
Në debatin e organizuar në Parlamentin Evropian për çështjen e aderimit të Bullagrisë dhe Rumanisë në Shengen vetëm grupet e Reformatorëve dhe Konservatorëve Evropianë dhe “Evropa e Lirisë dhe Demokracisë së Drejtpërdrejtë” nuk e përkrahën këtë ide. Të gjitha grupet e tjera parlamentare deklaruan se Bullgaria dhe Rumania kanë plotësuar kërkesat e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe ai duhet ta lejojë hyrjen e dy shteteve në hapësirën pa kontrollime kufitare. Debati në Parlamentin Evropian u zhvillua sipas iniciativës së Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve. Përfaqësuesi i grupit parlamentar të socialistëve Xhovani Pitela (Giovanni Pittella) tha: “Po të dëshirojmë të përforcojmë mbrojtjen e kufijve të jashtëm, duhet pa dyshim ta zgjerojmë Hapësirën e Shengenit me Bullgarinë, Rumaninë dhe Kroacinë (kur ajo bëhet gati). Partia e Socialistëve Evropianë dhe lideri i saj Sergej Stanishev e kërkuan këtë debat sepse siç pohojnë ata “nuk mund të ketë evropianë të klasës së parë dhe të asaj së dytë”. Komisioneri evropian për çështjet e migracionit Dimitris Avramopulos gjithashtu bëri thirrje që Këshilli i Bashkimit Evropian të votojë sa më shpejtë pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen.
Erdogan: SHBA nuk mund të jenë tash e tutje ndërmjetësues mes Izraelit dhe palestinezëve
SHBA-ja nuk mund të luajë më rolin e ndërmjetësuesit për paqe në konfliktin ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, pas vendimit për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit. Këtë e deklaroi Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) gjatë konferencës për media pas samitit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Stamboll. “Ne duhet të bisedojmë për këtë se kush do të ndërmjetësojë që këtu e tutje. Me këtë problem duhet të merret edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara”, tha Erdogani dhe akuzoi presidentin amerikan Donald Trump se demonstron “mentalitet zionist”. Në Stamboll gjatë kohës së samitit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik liderët myslimanë bënë thirrje për njohjen e Jerusalemit Lindor për kryeqytet të Palestinës.
Ankaraja reagoi në mënyrë të ashpër kundër deklaratës së një këshilluesi të presidentit Trump
Ministria turke e punëve të jashtme i cilësoi si të papranueshme dhe të paarsyetuara pohimet e këshilltarit të presidentit amerikan Donald Trump për sigurinë kombëtare Herbert Raymond McMaster se Turqia dhe Katari përkrahin terrorizmin, informoi Agjencia Telegrafike Kombëtare. Deklarata e këshilltarit McMaster është bërë në një forum në Uashington, të organizuar nga një qendër studimi. Pohimet e këshilltarit për sigurinë kombëtare McMaster, i cili ndodhet në një post, në të cilin duhet të disponojë me mjaft informacione për këtë se si Turqia e lufton terrorizmin dhe radikalizmin në të gjitha dimensionet e tij, nuk kanë të bëjnë me realitetin, janë të pabesueshme dhe të papranueshme, thuhet në pozitën zyrtare të ministrisë së jashtme.
1,3 mlrd. euro janë të ardhurat e Shqipërisë nga turizmi për 9 muaj
Të ardhurat e Shqipërisë nga turizmi për nëntë muajt e parë të vitit 2017 janë 1,3 miliarda euro. Ky është sektori më dinamik i ekonomisë së shtetit për dy vitet e fundit, informon Banka Qendrore e Shqipërisë. Për periudhën janar-shtator 2017 të ardhurat në turizëm janë rritur 13% krahas së njëjtës periudhe të vitit të kaluar, kur ato ishin 1,16 euro. Më i fortë është tremujori i tretë, që përkon me sezonin turistik veror.
Maqedonia me ambasadë të vet në Brazil
Presidenti i Maqedonisë George Ivanov hapi solemnisht ambasadën e shtetit në Brazil. Kjo është ambasada e parë e Maqedonisë në Amerikën Latine. Sipas Ivanovit liberalizimi i vizave mes dy shteteve është një stimul suplementar për zhvillimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha sferat e ekonomisë dhe posaçërisht në fushën e turizmit. Puna e Ambasadës do të përqendrohet kryesisht mbi tërheqjen e investimeve të huaja në Maqedoni, posaçërisht duke folur për “markat prijëse braziliane, që janë liderë teknologjikë në plan global”.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka Matova, qitëse sportive që mori pjesë shtatë herë në Lojërat Olimpike dhe fitoi mbi 600 medalje në..
Është koha që Bullgaria të ketë një stadium modern që mund të presë finalet e turneve evropiane të klubeve. Rreth këtij mendimi u bashkuan njerëzit më të rëndësishëm në futboll - presidentët e FIFA-së dhe UEFA-së - Xhanni Infantino dhe Aleksandër..
Ylli bullgar i tenisit, Grigor Dimitrov, shfrytëzoi fjalë emocionuese, duke dërguar mesazhin e tij të dashurisë për sportin e tij të preferuar në rubrikën "Letër dashurie për tenis" të Shoqatës së Tenistëve Profesionistë, njofton Gong.bg. “Të..
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka..
Është koha që Bullgaria të ketë një stadium modern që mund të presë finalet e turneve evropiane të klubeve. Rreth këtij mendimi u bashkuan njerëzit më..