Fëmijët me padurim presin festat e Krishtlindjeve për të zhytur në magjinë e tyre. Në çdo shkollë bullgare punohen zbukurime për festat, mësohen këngë, sqarohet simbolika e riteve bullgare kushtuar Natës së Buzmit dhe Krishtlindjeve. Shkollat bullgare të së dielës që janë përtej kufijve të atdheut janë ato të cilët e ndezin zjarrin atdhedashës te fëmijët e bashkatdhetarëve tanë kudo në botë. Kremtimet e organizuara nga shkollat me rastin e Krishtlindjes kthehen në një festë të vërtetë për bashkësitë bullgare përtej kufijve. Kjo është një mënyrë që bashkatdhetarët të ruajnë për të ardhmen ritet dhe zakonet e lashta. “Fëmijët presin me padurim Krishtlindjet” rrëfeu para Radio Bullgarinë Ljubov Ilieva, drejtoreshë e Shkollës së të dielës “Vasill Levski” në qytetin spanjoll Alikante. Dhe megjithëqë disa prej bashkatdhetarëve kthehen në Bullgari për të festuar me të afërmit, ata që mbeten përgatitin një festë të vërtetë. Sivjet vendosëm që theksi të vihet mbi Natën e Buzmit, tregon zonja Ilieva dhe vazhdon:
Në qytetin Alikante fëmijët bullgarë filluan të mësojnë gjuhën amtare në vitin shkollor 2009/2010. Në vitin 2012 shkolla u përfshi në listën e Ministrisë së Arsimit si shkollë zyrtare të së dielës dhe ministria financon 100 për qind prej punës së saj, pra gjithçka nga e cila ka nevojë procesi mësimor. 70 fëmijë e frekuentojnë orët mësimore ditës së shtune. Ata mësojnë gjuhën dhe letërsinë bullgare, historinë dhe gjeografinë e Bullgarisë në përputhje me programet shtetërore për shkollat bullgare jashtë shtetit. Kjo është shkolla e parë në qytetin Alikante dhe në një largësi nga 70 kilometra nuk ka ndonjë shkollë tjetër.
“Është e vështirë të thuhet se sa janë bullgarët në qytet, mirëpo, të gjithë e dinë se ku është shkolla bullgare dhe për festat si Krishtlindjet, Festa Kombëtare e Bullgarisë – 3 marsi dhe 24 maji – Dita e Shkrimit Sllav dhe Arsimit dhe Kulturës Bullgare, të gjithë vijnë. Ato janë festat më të shënuara për ne – bullgarët jashtë shtetit.”
Miq nga Bullgaria do të vijnë për Krishtlindjet e tanishme, shpjegon Ljubov Ilieva dhe vazhdon:
“Për Ditën e Iluministëve Popullorë – 1 nëntorin ftuam një mësuese të historisë, e cila mbeti të mahnitur se si e shënuam këtë ditë. Ajo shfaqi interes se si e arrijmë këtë. I thash, se për ne kjo është një copë prej tokës amtare, se kjo është Bullgaria jonë dhe të gjithë përpiqemi të ruajmë. Prandaj i shënojmë festat e rëndësishme për kulturën bullgare.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
Mes natyrës së egër të Rodopeve Lindore, në rajonin e qytetit të Kërxhalit, shtrihet Rezervati Shtetëror i Gjuetisë “Zhenda”. Ky është një nga vendet më të bukura dhe piktoreske në këtë pjesë të Bullgarisë. Së bashku me tufat e mëdha të muflonëve, këtu..
Njeriu po liron gjithnjë e më shumë hapësira për teknologjitë, të cilat ai i menaxhon me aftësi dhe i mban nën kontrollin e tij. Në këtë hapësirë të përbashkët, me hapa të shpejtë, po gjen vend inteligjenca artificiale. AI, siç e quajmë shkurt, vitet e..
Për herë të parë sot, 3 prilli, do të festohet Dita e Industrisë Bullgare të Konservimit. Ngjarja festive do të zhvillohet në Universitetin e Teknologjisë Ushqimore në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Do të mbahet edhe një tryezë e rrumbullakët me..
Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e..
Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër,..