Presidenti i Turqisë do të hapë ambasadë në Jerusalemin Lindor
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) shpalli se do të hapë një ambasadë në Jerusalemin Lindor, ku në konsullatën e përgjithshme turke atje do të dërgohet ambasador. Kështu Erdogani vazhdon veprimet e tij në përgjigje të vendimit të SHBA-së për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit, komenton Reuters. TASS lajmëroi se në lidhje me deklaratën e kreut të shtetit turk Ministri i mbrojtjes i Izraelit Avigdor Liberman ka bërë thirrje për rishqyrtimin e marrëdhënieve ekonomike të shtetit të tij me Turqinë, dhe më konkretisht në lidhje me ndërtimin e gazsjellësit nga Izraeli përmes Turqisë për në Evropë.
Arrestime në Greqi në lidhje me përgatitjen e një sulmi kundër presidentit turk
Një grup prej 9 personash është arrestuar në Athinë për shkak të një sulmi të planifikuar gjatë vizitës zyrtare të presidentit turk Rexhep Erdogan, raportoi Anadolu Agency (AA). Gjatë kontrollimeve policore në tri adresa në kryeqytet janë konfiskuar plane dhe skica të detajuara për vrasjen e presidentit. Është parashikuar gjuajtje me granatahedhës nga dy pika ndaj konvojit të Erdoganit, kurse një pjesë prej grupit duhej qëlluar drejtpërsëdrejti mbi automjetin e presidentit. Ndër të ndaluarit është Hasan Biber, i cili në vitin 2013 ka kryer sulme kundër zyrës qendrore të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit në pushtet dhe kundër Ministrisë së Drejtësisë.
Vazhdojnë protestat e së dielës në Rumani
Pavarësisht nga bora dhe moti i keq në Bukuresht, të dielën më se 1500 veta u mblodhën në Sheshin e Fitores, ku ndodhet ndërtesa e qeverisë rumune, për të protestuar kundër ndryshimeve të planifikuara në ligjet juridike, që kanë të bëjnë me pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Protestat e së dielës u bënë një traditë që kur koalicioni i qendrës së majtë në pushtet bëri propozime për amendamente në legjislacionin për sistemin e drejtësisë. Sipas kritikëve këto amendamente do ta dobësojnë luftën kundër korrupsionit dhe do të kërcënojë pavarësinë e sistemit gjyqësor. Përveç në Bukuresht protesta të tilla kishte edhe në qytetet Jash, Kluzh, Bakëu, Brashov dhe Galac.
Maqedonia dhe Shqipëria presin fillimin e negociatave me BE mot
Pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë në qytetin Pogradec përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit, kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev shprehën shpresë se negociatat për aderimin e shteteve të tyre në BE do të fillojnë mot. Zaevi nënvizoi se qeveritë e dy shteteve do të punojnë në mënyrë të hapur dhe të tejdukshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve nga të dyja anët e kufirit dhe për garantimin e sigurisë në familjen euroatlantike. Rama nënvizoi se projektet për linjë përçimi elektrik, për lidhje hekurudhore dhe për bashkëpunim kulturor mes dy vendeve do të kontribuojnë për aktivizimi e shkëmbimit të mallrave dhe kapitalit mes tyre.
Që nga viti 2001 e këtej 70 mijë maqedonas kanë marrë shtetasi bullgare
Në një takim në Shkup me bullgarët, që jetojnë në Maqedoni, Zv. Presidentja Ilijana Jotova informoi se nga fillimi i mandatit të Presidentit Rumen Radev (d.m.th. nga janari i këtij viti), 1184 maqedonas kanë marrë shtetësi bullgare. Bashkë me ta numri i përbashkët i maqedonasve me shtetësi bullgare u bë 71524 veta. Gjatë bisedimeve me Kryeministrin Zoran Zaev dhe Kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi Zëvendëspresidentja Jotova ka kërkuar lejimin e transmetimit të një kanali televiziv bullgar në territorin e fqinjën tonë perëndimore, informojnë mediat maqedonase.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..