E dukshme është rruga profesionale e këngëtares popullore Kalinka Vëllçeva. Zëri i saj soprano e tërheq vëmendjen e dëgjuesit. Me një lehtësi ajo formon ornamentet e ndërlikuara në këngët e ngadalta, po me të njëjtën lehtësi ajo hyn në ritmet tipike për vallet rëçenika, daneca, sborenkata nga krahina e saj e lindjes. Tradita e këngëve të kësaj krahine – Dobruxha, është burimi i repertorit të pasur të Kalinka Vëllçevës, incizimet e së cilës në fondin e Radios Kombëtare Bullgare i tejkalojnë të 200 dhe janë shembullore për një pastërti të stilit dhe një finese muzikore. Aranzhimet e këngëve janë bërë nga kompozitorë të njohur në muzikën popullore si Kosta Kolev, Stefan Kënev, Hristofor Radanov. Këngëtarja jonë e njohur kërkon tingëllimin autentik të këngës së Dobruxhës nën shoqërimin vetëm të fyellit ose të grupeve instrumentale të dhomës, kaq karakteristike për dialektin muzikor të kësaj krahine folklorike. Por dhe gjatë shfaqjeve të saj nëpër koncerte dhe në studio me muzikantë të huaj dhe orkestra, ajo i mbetet besnike tingëllimit autentik të këngëve vendase.
Gjatë vitit 2017 Kalinka Vëllçeva feston dy përvjetorë të rëndësishëm në jetën e saj – 75 vjet nga lindja dhe 55 prej tyre, të cilat i kanë kaluar nën shenjën e artit të saj si këngëtare. Rruga e saj muzikore niset që nga fshati i saj i lindjes Sërnec dhe kalon përmes korit të Ansamblit për këngë popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare, të njohur me emrin “Misteri i zërave bullgarë”, mbajtës i dekoratës “Grami” /gjatë vitit 1990/. Pas kësaj vjen periudha angleze në Kovëntri (Coventry) me koncerte të shumta dhe turne nëpër Evropë, të cilat i zhvillon bashkë me bashkëshortin e saj Martin Xhenkins /producent dhe interpretues në mandolinë, violë, flaute/, që të kthehet përsëri në Dobruxhën e dashur, ku sot vazhdon të këndojë dhe t’i mësojë fëmijët e talentuar nga kjo krahinë. Bashkëqytetarët e saj mirënjohës organizuan një varg koncertesh për nder të këngëtares së njohur- me pjesëmarrjen e saj, si dhe të kolegëve të saj në qytetet Dobriç dhe Tervell.
„Njerëzit me të cilët u nisa nëpër këtë rrugë – tregon Kalinka Vëllçeva – janë nëna ime, teze. Gjyshja ime Velika po kështu ka kënduar shumë buku. Pa të nuk është bërë as dasmë as pagëzim. Në fshatin tim, në fisin tim gjithmonë tingëllonte muzikë, ata ishin dhe vallëzues të mirë. Kur u nisa në shkollë, mësuesi im Kirill Stefanov, të cilin nuk do ta harroj kurë, gëzohej se këndoja. Që nga klasa e 2 më morën si soliste në korin e pionierëve. Hap pas hapi arrita deri në Drejtorinë “Muzika” /e cila organizonte koncertet në vend/. Udhëtoja me interpretuesit më të njohur: Ilija Argirov, Sonja Kënçeva, Mita Stojçeva me orkestrën “Horo”. Unë u jam shumë mirënjohëse, ata më nxorën në skenën e madhe. Udhëtoja dhe me Jovço Karaivanovin, Stajka Gjokova të cilët thoshin se vendi im është në ansamblin e radios. Kur u paraqita në konkursin treditor, të shpallur për një këngëtare në grupin e sopranove të para, bashkë me mua kishte akoma rreth 60 gra të tjera. Pasi më dëgjuan, dirigjenti Kosta Kolev posaçërisht erdhi të më përshëndesë me fjalët: “Ti do të jesh”. Kështu u realizua ëndrra ime. Gjithmonë kam pëlqyer tingëllimin e korit tonë. Nuk do të harroj solon time të parë, këngën e parë, të cilën e këndova akoma gjatë javës së parë “Dridhet fusha e rrafshët”.”
„Pasuan dekorata të shumta, konkurse – në vend dhe jashtë shtetit, i kujtohet këngëtares. Nuk do të harroj një konkurs në Tunizi gjatë vitit 1969, kur u paraqitën këngëtare prej 22 shteteve dhe unë fitova dekoratën e parë. Duhej të përgatisja një këngë nga Tunizia për 2 ditë. Derisa e këndoja, publiku u ngrit në këmbë. Në garën për këngëtarë profesionalistë dhe ansamble morra dy dekorata të para – për këngët e kuartetit me pjesëmarrjen time dhe si soliste. Kam kujtime shumë interesante dhe me muzikantët anglezë dhe francezë, me të cilët kam punuar gjatë viteve. Në Francë kam punuar me 3 grupe. Në Britaninë e Madhe orkestra ishte prej 16 vetave, kishim koncerte të shumta nëpër salla të mëdha. Po kështu kam kënduar me orkestrën “Topollovo”, të përbërë prej muzikantëve francezë, të cilët interpretojnë vetëm muzikë popullore bullgare. Grupi mban emrin e një fshati nga krahina e Plovdivit."
„Tani vazhdoj të këndoj me orkestrën “Biseri”, punoj me lehtësi dhe kënaqësi, vazhdon Kalinka Vëllçeva. Bashkatdhetarët e mi shprehin respektin e tyre ndaj meje. Tanimë jam një qytetare nderi e qytetit Tervell. Ansambli i fëmijëve dhe i adoleshentëve në qytet mban emrin tim, po kështu dhe klubi i pensionistëve në qytetin Dobriç dhe grupi për folklor autentik në fshatin Klladenci në rrethin e qytetit Tervel. Emrin tim e mban dhe kopshti i fëmijëve “Kalinka”. Me fëmijët punoj shumë mirë. Më gëzojnë me sukseset e veta Donko Markov, Petja Paneva, Marija Stefanova. Që të gjithë ata këndojnë këngët e mia. Mendoj se Petja Paneva do ta trashëgojë këtë, të cilën e kam bërë unë dhe do të ecë në rrugën time. Ashtu, siç thoshin dikur për mua: “lindi Vëllkana Stojanova”. Unë tani po them: “lindi Kalinka Vëllçeva”. Jam e lumtur sepse e di se ka se kush të ecë pas meje.”
Për shumë vjet njërës prej këngëtareve tona më të suksesshme dhe me zë të mirë e të shkëlqyer Kalinka Vëllçeva!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..