2017-ta ishte një vit i suksesshëm për ekonominë bullgare, e cila shënoi rritje të Produktit të Brendshëm Bruto prej 4 për qind. Disa specialistë flasin se rritja në fakt është mbi 6 për qind, në qoftë se merret parasysh edhe ekonomia e zezë. A mjafton kjo rritje apo jo?
Në sfondin e viteve pas krizës që nga viti 2008 duket e mirë, sepse ajo u ndje madje nga bullgarët e zakonshëm. Pagat rriten vazhdimisht me mbi 10 për qind në vit. Në regjionet e zhvilluara të vendit pagat arritën pothuajse nivelet mesatare evropiane. Bulgari u ndje më i pasur dhe filloi të blejë pasuri të patundshme dhe vetura. U shënua bum i ndërtimit dhe ekspertët filluan të flasin për një balonë të re, e cila së shpejti do të plaset zhurmshëm. Mirëpo, bum ka jo vetëm në ndërtim – shitje rekorde ka edhe në tregun e automjeteve. Në këtë sferë tempi i rritjes është një prej më të lartave në Evropë. Sipas analizave motorët kryesore të rritjes ekonomike në Bullgari janë eksporti dhe konsumi i brendshëm.
Rritja prej 4 për qind e PBB-së është një sukses i dukshëm, po në të njëjtën kohë është një rezultat modest në sfondin e ritmeve të zhvillimit të ekonomive në vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore. Nuk do të flasim për Rumaninë me rritjen e saj ekonomike prej 9 për qind, e cila konkurron vetëm me vetveten. Rezultate të shkëlqyeshme shënojnë gjithashtu Polonia dhe Çekia, ku rritja e PBB-së është përkatësisht 5.2 për qind dhe 5 për qind. Ndër vendet baltike rritje më të madhe ka në Letoni, ku rritja në kuadrin e një viti arrin 6.2 për qind. Gjallërimi modest në Bullgari sipas ekspertëve u detyrohet mundësive reale të vendit. Sipas disa mendimeve kjo madje është tavani maksimal, deri në të cilin mund të arrihet në kushtet e mungesës së investimeve të huaja dhe të krahut të kualifikuar të punës. Vazhdimisht nuk mjaftojnë kapitale të reja, të cilat ta çojnë ekonominë tonë përpara, kurse kapitale të reja nuk ka, sepse nuk ka se kush të punojë në uzinat dhe firmat e reja. Ky është një rreth vicioz, ku nuk mund të gjendet zgjidhje, sepse punonjësit e kualifikuar përgatiten dhe grumbullojnë përvojë jashtë shtetit për një periudhë të gjatë. Ndërkaq nuk mund të shpresojmë te punonjësit e huaj, sepse pagat në Bullgari mbeten më të ulëta nga ato evropiane, megjithëse kohët e fundit ato u rritën konsiderueshëm.
Gjithsesi ekonomia jonë po ecën përpara dhe PBB-ja për herë të parë e përballoi kufirin psikologjik prej 50 mlrd eurosh. Përveç kësaj dihet se qëndrimet dhe mendimet subjektive të njerëzve kanë një rëndësi të madhe për klimën e biznesit. Në këtë drejtim gjithashtu ka shkaqe që të jemi optimistë. Për herë të parë pas 20 viteve anketat sociologjike shënojnë se bullgarët janë optimistë për ekonominë. 55 për qind prej bashkatdhetarëve tanë presin një vit më të mirë, kurse vetëm 9 për qind – një vit më të keq. Sipas 36 për qind prej bullgarëve nuk do të ketë ndryshim. Optimizmi i detyrohet gjallërimit ekonomik, uljes së papunësisë dhe hapjes së vendeve të reja të punës, ku u ofrohen paga të larta për kuadrot e kualifikuar me arsim të lartë. Mirëpo, nuk duhet harruar se medalja ka dy anë. Bëhet fjalë për varfërinë dhe prapambetjen. Ka jo pak regjione në vend, ku ka varfëri të madhe. Në territorin e Bullgarisë ndodhet regjioni më i varfër në Evropë. Bullgaria radhitet në vend të dytë në Evropë në klasifikimin e OKB-së për nga rreziku nga varfëria dhe izolimi social. Bullgarët që banojnë në qytetet e mëdha dhe kryesisht në Sofje jetojnë mirë, madje sipas standardeve evropiane, por popullsia në qytetet e vogla dhe në fshatra jeton vështirë, madje të ketë punë, sepse pagat janë shumë të ulëta. Sofja nuk është Bullgaria, thonë zakonisht banorët e ofenduar të këtyre regjioneve, të cilët ndihen të braktisur edhe nga Zoti, edhe nga autoritetet. Në sfondin e afro gjysmë milion bullgarëve, të cilët marrin pagën minimale, e cila nga janari i 2018-ës do të bëhet 255 euro, dhe në sfondin e akoma 2/3 të bullgarëve, të cilët marrin nën 500 euro në muaj, që është paga mesatare të vendit, nuk mund të jetë ndryshe. Megjithatë pritet se ekonomia bullgare do të vazhdojë të ecë përpara edhe gjatë vitit të ri. Kjo flet se vendi ynë po ecën në rrugën e drejtë dhe megjithë vështirësitë ai është duke u përparuar ngadalë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..