Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pavell Vasev: Tradita e lidhjeve kulturore është drejtimi më perspektiv i zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe midis Rusisë dhe Bullgarisë

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Tashmë 30 vjet Instituti Kulturor Bullgar në Moskë e zbaton misionin e vet për popullarizimin e arritjeve kulturore bullgare në Rusi. Instituti u krijua gjatë vitit 1988, kur më 19 janar qeveritë e dy vendeve nënshkruan një marrëveshje speciale. Që nga viti 2011 e këtej qendra ndodhet në godinën e Bibliotekës Shtetërore Ruse për letërsi të huaj “M. I. Rudomino”.

Снимка

Tradita e lidhjeve kulturore është drejtimi më perspektiv i zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Rusisë dhe Bullgarisë”, është kategorik drejtori i Institutit Kulturor Bullgar Pavell Vasev. Gjatë këtij viti kur dy shtetet shënojnë edhe përvjetorin e 140-të të fundit të Luftës Çlirimtare Ruso-Turke, në Moskë do të zhvillohen shumë aktivitete me pjesëmarrje bullgare. 

Që në fillim të mandatit tim u përqendruam te puna me institutet kulturore kombëtare të Bullgarisë dhe kuptohet jo vetëm me to – na shpjegon Pavell Vasev. – Në vazhdim të dy viteve, bashkë me akademikun Pllamen Kartallov, punonim për vizitën e Operës së Sofjes me “Unaza e Nibelungëve” të Rihard Vagnerit dhe me dy pjesë baleti, që do të mbahen më 12 dhe 24 maj. Sigurisht që ka edhe ngjarje të tjera, të cilat janë fryt i një pune shumëvjeçare. Para pak kohe këtu ishte drejtori i Institutit Historik Kombëtar doc. dr. Boni Petrunova. Muzeu ndodhet në prag të nënshkrimit të marrëveshjes me Galerinë Tretjakovska dhe që nga 6 korriku deri në fund të shtatorit këtu do të paraqiten shembuj të jashtëzakonshëm të shkollës bullgare të pikturimit mbi ikona – që nga shekulli XIV – XV.

Duke folur për ngjarjet mbi të cilat Instituti Kulturor Bullgar do të përqendrojë veprimtarinë e vet gjatë këtij viti Pavell Vasev e vë theksin edhe te programi kinematografik, i cili po përgatitet nga Qendra Kinematografike Kombëtare e Bullgarisë de Mosfilm me rastin e përvjetorit të 140-të të fundit të Luftës Çlirimtare Ruso-Turke. Mikpritësi i projektimit përsëri do të jetë Galeria Tretjakovska në fillim të marsit. “Këta janë filma si “Koha ndarëse”, “Heronjtë e Shipkës (një prodhim bullgaro-rus), “Julia Vrevskaja”, një prodhim i Nikolla Korabovit. Sa i përket Nikolla Korabovit, i cili ka mbaruar shkollën teatrale ruse, desha të them se zbuluam në fondin e tyre filmor një kopje jashtëzakonisht të mirë të filmit të tij “Liria ose vdekja”, kushtuar sakrificës së Hristo Botevit. Ky film nuk u projektua në Bullgari, por u përhap në Rusi dhe ka shumë kopje kinematografike me cilësi të mirë, të përkthyera në gjuhën ruse.”

Снимка

“Duhet të shënoj gjithashtu dhe një ekspozitë shumë të mirë të Muzeut Historik Shtetëror Rus me pjesëmarrjen e Muzeut Ushtarako-Historik të Plevenit me rreth 70 eksponate, që shkaktoi jehonë të madhe gjatë 2017-ës. Është me rëndësi të themi se vitin e kaluar – pas 10-15 viteve të mungesës sonë nga Panairi i Librave i Moskës, ne prezantuam disa shtëpi botuese bullgare. Ekspozita jonë e kishte titullin “Për shkronjat” dhe theksi i saj kryesor ishte mbrojtja e origjinës bullgare të alfabetit cirilik dhe atij glagolik, duke treguar se çfarë letërsi është krijuar në manastiret bullgare, në vendet e shenjta dhe kishat bullgare.”

Letërsia moderne bullgare gjithashtu bën prova për ta gjetur lexuesin e saj rus. Gjatë katër viteve të fundit Instituti Kulturor Bullgar në Moskë ndihmoi botimin e dy, ose tri romaneve bullgare të përkthyera në rusisht. “Titujt e fundit janë të Viktor Paskovit “Balada për Georg Henhih”, “Vrasjet e mitura” dhe “Të braktisurit në natyrë” të Milen Ruskovit, të cilat do të përhapen në treg në mes të këtij viti”, thotë Pavell Vasev, i cili shënoi një prej vështirësive më të mëdha – mungesën e përkthyesve.

Sidoqoftë, ka interes ndaj gjuhës bullgare në Rusi – për këtë flet edhe fakti se filologjia bullgare studiohet në disa universitete. Qendra Kulturore Bullgare nga ana e vet gjithashtu organizon kurse në gjuhën bullgare.

Ato janë një traditë shumë e mirë. Rreth 120-130 veta në vit i mbarojnë këto kurse dhe i marrin certifikatat përkatëse për nivele të ndryshme të zotërimit të gjuhës. Njerëzit që i vizitojnë kurset e gjuhës bullgare janë të ndryshme. Shpeshherë ata kanë pronësi të patundshme në Bullgari dhe kanë dëshirë të vendosin marrëdhënie të qëndrueshme me vendin tonë – unë njeh shumë njerëz të tillë. Ka dhe të tillë të cilët e mësojnë gjuhën tonë për shkak të lidhjeve të tyre fisnore me Bullgarinë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: bci-moscow.ru



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Regjisori Robert Budina

Regjisori shqiptar Robert Budina: Shikuesit duhet të shohin thellë

Vitet e fundit është forcuar bashkëpunimi mes kinemasë bullgare dhe asaj shqiptare. Prodhimet shqiptare gjithnjë e më shumë po gjejnë vend në festivalet bullgare dhe anasjelltas. Kjo tregon ndërveprimin artistik në rritje mes dy vendeve tona, i cili..

botuar më 25-03-31 4.15.MD

Javor Millushev me IKAR për kontributin e jashtëzakonshëm në teatrin bullgar

Në Ditën e Teatrit - 27 Mars, Lidhja e Artistëve në Bullgari tradicionalisht dorëzoi Çmimet Kombëtare IKAR për Artet Performuese. Çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin bullgar e mori aktori Javor Millushev personalisht nga presidenti..

botuar më 25-03-28 3.43.MD

Bullgaria merr pjesë në Panairin e Librit në Lajpcig me një program të pasur kulturor

Autorë dhe figura kulturore bullgare përfaqësojnë vendin tonë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig. Mes tyre është poeti, shkrimtari, kompozitori dhe muzikanti Emanuill Vidinski, i cili sot, 28 mars, do të marrë pjesë në diskutimin "Midis..

botuar më 25-03-28 10.22.PD