Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Grupi i Konushenos” me këngë të reja

Foto: arkiv personal

“Një përshëndetje nga Konushenci” – në këtë mënyrë muzikantët e njohur e kanë titulluar koleksionin e vet të ri me incizime, i cili tanimë gëzon një sukses të madh mes adhuruesve të vet të shumtë. “Grupi i Konushenos” është më i njohuri dhe më i vjetri mes të ashtuquajturave orkestra dasmore. Qendra e këtyre grupeve është krahina folklorike e Trakisë. Ata bashkojnë muzikantë të talentuar me një teknikë të jashtëzakonshme instrumentale dhe të këndimit, me një dhunti dhe talent për improvizim dhe një vështrim modern drejt dasmës tradicionale bullgare. Kjo muzikë specifike kërkon nga orkestrat një shëndet të mirë fizik – për shkak të luajtjes më të gjatë /shpesh nga 8 deri më 10 orë/ si dhe një rinovim të përhershëm të repertorit.

“Grupi i Konushenos” ka një histori 55 vjeçare. Themelues i grupit dhe lider është klarinetisti Nikolla Iliev nga fshati Konush, rrethi i qytetit Plovdiv. Grupin e vet të njohur ai e pagëzon me emrin e fshatit të vet të lindjes. Ai ka marrë një arsim akademik por vendos që ti përkushtohet folklorit. Ai është nxënës i klarinetistit të njohur botërisht – profesor Petko Radev, i njohur me kontributin e vet të madh në muzikën tonë popullore instrumentale. Stili i tij i interpretimit në gjini është drejtues në krijimtarinë e Nikolla Ilievit. Mezi 19 vjeç /gjatë vitit 1963/ ai tërheq instrumentistët më të mirë nga rajoni dhe themelon grupin e tij të parë. Të panumërta janë dasmat, tubimet  dhe festivalet  në të cilat kanë ekzekutuar.

Me fizarmonicistin tonë Bllagoj Mançev jemi bashkë më shumë se 40 vjet – tregon Nikolla. Në orkestër është dhe Kostadin Nençev – një nga saksofonistët më të mirë në Traki. Dragomir Velev është me gëdullkë, trashëgimtar i Janko Petrovit të njohur, kurse në sintetizues është Svilen Ivanov, baterist është Angjell Zheljazkov. Tanja Doseva është solistja tonë më shumë se 25 vjet, këngëtarja tjetër është Elena Çausheva. Midis nesh ekziston një respekt dhe kolegjialitet dhe kjo gjithashtu përcakton sukseset tona. Përpara se të regjistroheshin këngët e reja, në mendjen time ishin grumbulluar shumë mendime muzikore, të cilat “më ndiqnin” vazhdimisht. Fillova ti regjistroj dhe ndava më të mirën . Një djalë nga fshati im, i cili na sponsorizon, e pëlqeu projektin dhe filluam një punë aktive. Incizimet i bëmë në një studio në qytetin Plovdiv. Më e rëndësishmja është që të mund të mbetet diçka pas nesh, që muzikantët e rinj të kenë se ku të mbështeten dhe të mund të zhvillojnë muzikën popullore. Ashtu siç profesori Petko Radev na tregojë si duhet të ekzekutohet. Shumë nga kolegët, të cilët nuk i dinë notat muzikore, mësoheshin prej tij dhe e ndiqnin këtë stil të pazëvendësueshëm, të cilin ai e kishte trashëguar nga muzikantët e vjetër. Pas kësaj dhe unë e bëra të njëjtën gjë. Shpresoj që ky stil të vazhdojë. Kjo është muzika e vërtetë bullgare. Kam pasur rast gjatë kohës së një dasme të luaj 12 orë, pa e nxjerrë pipëzën nga goja. Derdhen valle të mëdha të cilat nuk kanë së pushuari. Në një dasmë të madhe në fshatin Manole bashkë me Ivo Papazovin u munduam të numërojmë makinat, me të cilat kishin ardhur njerëzit nga krahinat e ndryshme, që të mund të na dëgjojnë. Qenë më shumë se 180. Qe fenomenale, nuk kam për ta harruar kurrë. Në qoftë se isha piktor do të kisha pikturuar pamje dhe piktura të shkëlqyera nga ajo që kam përjetuar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qyqja dëgjohet për herë të parë në Ditën e Shën Vangjelizmoit, kafshët zgjohen nga gjumi i tyre dimëror

Dita e Shën Vangjelizmoit (Ungjillëzimi i Hyjlindëses) është një ditë e shenjtë, simbol i mëshirës së pafund të Zotit ndaj njerëzve dhe veçanërisht ndaj figurës së gruas, e bekuar për të sjellë një jetë të re, por edhe mishërim i dëshirës së..

botuar më 25-03-25 7.30.PD
Foto: Biblioteka Probuda – 1928, në fshatin Kralevo

Konkursi i fotografive i bibliotekës në fshatin Kralevo solli në jetë Pizhon dhe Pendën

Biblioteka në fshatin Kralevo të Tëgovishtes (Bullgaria Verilindore) rikrijon çdo vit zakonet tradicionale bullgare dhe organizon gara si "Mjeshtri i hajvarit" dhe "Nga sënduku i gjyshes". Për të tretin vit radhazi, ajo arriti të bashkojë patriotë nga..

botuar më 25-03-19 7.00.PD

Projekti “Traditat” hap punëtori për dashamirët e qeramikës së Busincit

Në muajt e ardhshëm në kryeqytetin e Sofjes, Burgas (Bullgari Jugore) dhe Ihtiman (Bullgari Jugore) do të mbahen tre cikle punëtorish për qeramikë dhe leksione edukative për shkollën e qeramikëssë Busincit. Në kuadër të projektit “Traditat”,..

botuar më 25-03-11 6.20.PD